Horoskopi i dates 3 Gusht 2014

Dashi

Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Beqaret do hipnotizohen nga ideja se nuk mund te jetojnë dot me vetëm. Mos bëni gabime te cilat as vete nuk do ia falni vetes. Marsi do sjelle turbullira ne planin financiar. Kujdes me çdo hap qe do hidhni dhe shpenzoni me maturi.

Demi

Dielli dhe Merkuri do jene ne anën tuaj gjate kësaj dite. Harmonia dhe pasioni do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Disa mund te marrin edhe një vendim me rëndësi për te ardhmen. Beqareve me shume gjasa do iu realizohen dëshirat. Personi qe keni ëndërruar do shfaqet papritur para jush. Situata financiare do jete me e keqe sesa mendonit. Këshillohuni me specialistet.

Binjaket

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat tuaja me te forta. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja dhe te tentojnë. Ne planin financiar do keni fat. Gjerat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione te rëndësishme.

Gaforrja

Jeta ne çift do jete e qëndrueshme sot. Do bashkëpunoni gjate gjithë kohës dhe nuk do keni kontradikta. Vazhdoni ne këtë rruge dhe e ardhmja juaj do jete e ndritur. Ka gjasa te ketë dashuri me shikim te pare për beqaret gjate kësaj dite. Nëse ai qe do takoni iu pëlqen tej mase, mos ngurroni te shpreheni. Te ardhurat do përmirësohen paksa megjithatë nuk është dita për shpenzime te mëdha.

Luani Luani

Klima ne çift do jete e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Edhe pse mëngjesi mund te jete emocionues, pasditja do ketë debate dhe mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret duhet te tregohen sa me te duruar nëse duan te ndeshen e personin ideal. Ne planin financiar do jeni me dinamike dhe me te organizuar. Do ia dilni ta stabilizoni situatën sa hap e mbyll sytë.

Virgjeresha

Klima ne çift do jete mjaft konfliktuale gate kësaj dite. Do debatoni edhe për gjerat me te vogla me atë qe keni ne krah dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Beqaret duhet te tregohen te matur me takimet qe do kryejnë nëse nuk duan te vuajnë me pas. Ne planin financiar do përballeni me probleme. Nuk është koha e duhur për te blere atë qe kishit menduar.

Peshorja

Çiftet do bëjnë gjithçka qe kane ne dore për te krijuar një ambient harmonik dhe te gëzueshëm. Do organizoni darka me miqtë tuaj te ngushte dhe do ia kaloni për mrekulli. Beqaret kane kohe qe mundohen për te gjetur personin ideal dhe sot përpjekjet e tyre do japin fryte. Ne planin financiar mos nënshkruani asnjë kontrate për investime.

Akrepi

Pas një kohe jo shume te mire për jetën ne çift, sot do krijohet një klime e ngrohte dhe me romantike. Do afroheni me shume me partnerin dhe do ndiheni te qete ne shpirt. Lidhja juaj do konsolidohet me tepër. Beqaret do kërkojnë shume, por as sot nuk do e gjejnë atë qe kërkojnë. Financat do kenë përmirësime fale një shume te madhe qe do marrin nga familjaret.

Shigjetari

Lëreni me te lire partnerin sot dhe mos e teproni ne asnjë moment me xhelozinë. Nëse ai ka ndërmend te beje diçka askush nuk do mund ta pengoje, madje as ju. Beqaret do mundohen me çdo mënyrë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë prej kohesh. Me ndihmën e një mikeshe do e arrini qëllimin. Ne planin financiar tregohuni me largpamës dhe me rigoroze.

Bricjapi

Rreziku për ndarje do jete i madh gjate kësaj dite. Mos e teproni me kritikat dhe mos këmbëngulni kot kur e dini se ideja juaj është e gabuar. Toleranca duhet te rivendoset serish. Beqaret do qëndrojnë vetëm, por nuk do vuajnë nga kjo. Miqtë do i bëjnë te ndiheni me se miri. Buxheti do jete delikat. Nëse vazhdoni te shpenzoni kuturi është e sigurte qe do ngeleni pa para.

Ujori

Gjate kësaj dite do keni divergjenca me atë qe keni ne krah dhe kjo do iu beje te ndiheni keq. Hidheni jua hapin e pare për tu treguar tolerante. Për disa beqaret do ketë takime impresionuese, por nuk duhet absolutisht te fillohen qe sot lidhje. Gabimet qe keni bere ne te kaluarën me financat do i japin sot pasojat. Kujdes me shpenzimet sepse mund te ngeleni pa asnjë lek.

Peshqit

Dialogu do mbizotërojë gjithë kohen ne jetën ne çift. Do ia kaloni mire me partnerin. Dite emocionuese dhe drithëruese kjo e sotmja për beqaret. Një person interesant do beje gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Ne fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje sot. Kujdes me çdo shpenzim.