Grekët sulmojnë Jugun e Shqipërisë, ulin flamurin shqiptar dhe ngrenë atë të Vorio Epirit / Prezencë e ushtarakëve grekë

  EvertetaBotuar në portalin E VËRTETA…Nga Arben LLALLA

Më 16 Maj, me rastin e 101, vjetorit të aneksimit të jugut të Shqipërisë që njihet nga grekët si Autonomia e Vorio Epriti-Protokolli i Korfuzit, një grup grek të shoqëruar nga minoritar grek në Krani të Delvinës bënë homazhe në përmendoret e adartit grek Thimios Lolis i cili ka kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitet 1914-1944. Gjatë homazheve ushtari grek me rroba civile Stavros Gjinos uli flamurin shqiptar dhe vendosi flamurin e Autonomisë së Vorio Epirit. Ky provokim i rëndë nga ana e grekëve të Athinës është pjesë e skenarëve të ditëve të fundit të Greqisë duke provokuar rëndë Shqipërinë. Minoritari Odiseas Boro, kryetar i organizatës Vorio Epeirit PIRRO në Thesali, mbajti një fjalim me tone nacionaliste ku bënte thirrje se Vorio Epiri është Toke Greke dhe nuk e kemi harruar. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe trupa paraushtarake greke të Lidhjes Nacionaliste Greke.

qdPtKLhAkte të tilla si ulja e flamurit shqiptar dhe ngritja e flamurit të aneksimit të jugut brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nxisin urrejtjen etnike midis qytetarëve shqiptar në prag të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 21 Qershor. Këto aktivitete janë të eksportuara nga qeveria e Athinës e cila përkrah çdo aktivitet me karaktere antishqiptare.

11282118_1106670602680317_1625043237_nTë nesërmen më 17 Maj, Stavros Gjinos, Odiseas Boros bashkë me kryetarin e OMONIA-s, Leonidhas Papas, morën pjesë në Delvinaq të Pogonit në paradën e përvjetëshme që organizon Mitropoliti i Konicës për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit-aneksimi i jugut të Shqipërisë. Kryetari i OMONIA, mbajti një fjalim për aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe u takua me oficerë të lartë të sigurimit dhe ushtrisë greke. (Ka më se dy vjet që në jugun e Shqipërisë lëvizin ish-ministri i mbrojtjes së Greqisë, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë greke dhe gjeneralë të sigurimit zbulim dhe kundërzbulimit grek. Qëllimi i tyre është njohja e terrenit shqiptar në rast lufte). Paraushtarakët grek mbanin në duar parrulla ku shkruante: Vorio Epiri Tokë greke, do të rikthehemi dhe toka do të dridhet.

Në të njëjtën kohë nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, Fredi Beleri, Anastas Gudas, Jani Babis, organizuan tubim për këtë përvjetor duke kërkuar me çdo kusht që minoritarët të votojnë vetëm për kandidatët e PBDNJ dhe OMONIA. Sepse këto zgjedhje janë vendimtare me ndarjen e re territoriale për të treguar se jugu i Shqipërisë është Vorio Epir, deklaroj Dule dhe kandidatët për kryetar bashkie të PBDNJ në manifestimin që mbajtën në Athinë më 17 Maj, 2015.

x2Kp3i3Vangjel Dule në vitin 2010 është njeri nga iniciatorët për vendosjen e përmendores së adartit Thimi Lolis në fshatin Krania të Komunës së Delvinës. Vangjel Dule për çdo vit merr pjesë në përvjetorin e Autonomisë së Vorio Epirit në përmendoren e Thimios Lolis në Krania, por sivjet pas shkrimeve të shumta ku kam denoncuar aktivitetet e tij antishqiptare, si buracak që është ai i është shmangur aktiviteteve të tilla këto ditë.

 Prezencë e ushtarakëve grekë – Trupa paraushtarake greke, funksionarë të lartë të ushtrisë dhe sigurimit grek po lëvizin prej disa ditësh në Jugun e Shqipërisë. Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Greke mësohet se ka hyrë tre herë fshehurazi në Shqipëri, në harkun kohor të katër muajve, për një mision të dyshimtë dhe të paqartë. Ish-kreu i ushtrisë greke është parë tre herë në Shqipëri, brenda katër muajve, teksa ka zhvilluar takime intensive me ekstremistë të minoritetit grek në Shqipëri.

11011840_1106662796014431_8576330991411236540_nNdërkaq, edhe zëvendës shefi i sigurimit ushtarak grek, i pensionuar, është takuar këto ditë me krerët e organizatave joqeveritare ekstremiste të minoritetit grek në Shqipëri. Nga ana tjetër, flitet edhe për një vizitë të kreut të shërbimit sekret grek në Tiranë dhe për një takim të tijin me kryeministrin, Edi Rama. Takimi mësohet se është zhvilluar dhe mbajtur i fshehtë. Nuk dihet tema e diskutimit, por merret me mend se në takim duhet të jetë diktuar për çështjen e Maqedonisë dhe për problemet e pazgjidhura mes dy vendeve, sidomos çështja e kufijve, çështja çame, nafta dhe ligji i luftës. Po ashtu, në Jug të vendit është parë edhe ish-ministri i Mbrojtjes greke.

10928990_1106664439347600_5989754289625183532_nIsh-ministri i Mbrojtjes dhe ish-krerët e ushtrisë greke, mësohet se kanë bërë takime me Vangjel Dulen, Eleni Dhimun, Leonidhas Papën, Stavros Gjinos, etj., për njohjen e terrenit të Jugut dhe pikat strategjike. Ekzistojnë fotografi të shumta të lëvizjeve dhe takimet e tyre brenda territorit të Shqipërisë dhe në Greqi. Të gjitha të dhënat tregojnë për një vërshim të elitës së ushtrisë greke dhe të shërbimeve sekrete drejt Jugut të Shqipërisë dhe Tiranës zyrtare. Asgjë nuk dihet se çfarë po luhet në prapaskenë. Por, një gjë duket qartë, se Athina mbajti krahun e shqiptarëve për ngjarjen e Kumanovës, pasi është e interesuar për shpërbërjen e Maqedonisë. Në të njëjtën kohë qarqet e Athinës janë alarmuar për vizitën e Erdogan në Tiranë si dhe për ashpërsinë e reagimeve të diplomacisë për çështjen e kërkimit për naftë.

PS: Portali E Vërteta-al.com disponon foto dhe fakte të prezencës së dy ushtarakëve të lartë dhe takimeve të kryera,  si dhe informocionin e klasifikuar se kush do tentojë të përdorë armët në HIMARË… Informacione këto të siguruara në rrugë operative.

/E Vërteta/