GËZUAR KOSOVA IME
NËNTË VITE SHTET ,
NËNTË VITE PAVARËSI
Unë jam Kosova
shteti më i ri,
sot kam ditëlindjen time
dhe mbush nëntë
vite të plota Pavarësi,
nëntë vite janë
të shenjta për ju
edhe edhe për mua
17 Shkurti dita më
e bekuar dhe fatlume
në histori për mua,
unë jam Pavarësia,
unë jam shumë e gëzuar
se në ditëlindjen time
marrin pjesë bijtë
dhe bijat e mia,
sot kam ditelindjen
e nëntë, të gëzuar
janë atdheu dhe liria,
unë jam Pavarësia,
unë jam Kosova
shteti më i ri ,
gëzuar nga zemra
të gjithë ju shqiptari,
festoni ne paqë
festoni në liri ,se sot
unë Kosova heroike
mbush nëntë vite shtet,
nëntë vite Pavarësi ,
urime të fala,
e të puthura,
përqafime dhe
tërë mirënjohje
o ju bijtë, bijat
dhe ju miqtë e mi,
mos i harroni
kurrë trimat e lirisë
dhe gjakun e atyre
që prehen sot në perjetësi,
ata ishin gurëthemel
i shtetit më të ri ,
Lavdi .lavdi ua them
përherë unë Kosova
e juaj shteti më i ri,
unë jam nga gjaku i juaj
urime, urime edhe atje
në përjetësi, nëntë
vite shtet, nëntë vite pavarësi,
prandaj unë jam
Kosova shtet
dhe sot mbusha
nëntë vite Pavarësi,
gëzuar, gëzuar
me zemër dhe shpirt
kudo që jeni o shqiptari,
edhe unë kam shtet
Kosovën e pavarur
shtetin e ri, Kosovën
e lavdishme të së shenjtës
histori , Kosovën time ,
universin tonë plotë
dritë shpresë dhe lumturi.
Autor : Ilmi Tahiri Podujevë