“Fusha e Paperdhokut”Thesar arkeologjik i cili kerkon vemendjen e duhur.. Paulin Zef Zefi.

*”Fusha e Paperdhokut”perfaqeson nje lokalitet arkeologjik shume te pasur me ttumat-iliuma Ilire(koder-varre)te cilat jane plot.18(3-te demtuara dhe 1-e germuar aspak mire ne aspektin profesional)qe jane te vendosura ne largesi relative nga njera-tjetra por diametri i tyre varion nga 7.5-15m.dhe lartesia relative nga niveli i terrenit shkon nga 0.45-1.3m…

Materiali me te cilin Para’ardhesit tane i kane ndertuar keto Tuma perbehet nga dheu i hedhur dhe gure te permasave te ndryshme por ajo cfare bie ne sy,eshte madhesia e gureve me te cilet jane ndertuar;

1)-pjesa qendrore ose pika me e larte,strukture nen te cilen ndodhet varri kryesor

2)-pjesa anesore ku jam i bindur qe ndodhet konstruksioni i unazes rrethore por kjo duhet evidentuar qarte vetem pasi te realizohet nje ekspedite arkeologjike e mirefillte…

Po e njejta tipologji ndertimore e tumave-Ilire te ketij lokaliteti arkeologjik,gjendet ne disa vende te tjera ne Hapesiren Shqiptare por edhe ne territorin e Lezhes dhe Mirdites por perqendrimi i nje numri kaq te madh ne nje lokalitet me siperfaqe relativisht kaq te vogel,perben nje pasuri arkeologjike te jashtezakonshme e cila nuk meriton qe te mbulohet nga pluhuri i harreses!!!….

Sipas mendimit tim,vjetersia/mosha e ketyre Tumave varion nga vitet-200p.k.(shek.III-p.k.)dhe deri ne periudhen tranzitore te kalimit nga epoka e bronxit ne ate te hekurit,pra Shek.XIV & XIII-te p.k.por sic e citova pak me lart,e vetmja menyre qe na ndihmon per te krijuar nje definicion shkencor sa me te sakte eshte zhvillimi i nje ekspedite te mirefillte arkeologjike duke realizuar procesin e germimit te plote te cdo Tume qe ndodhet ne lokalitetin arkeologjik te fushes se Paperdhokut…tumat

Fshati kodrinor-malor i Kalorit ndodhet ne nje distance prej 33 km  nga qyteti i Lezhes dhe ky vendbanim shtrihet ne territorin i cili gjate periudhes se antikitetit i perkiste Fisit te fuqishem Ilir te Pirusteve dhe pikerisht Pirustet jane edhe ndertuesit e ketyre koder-varreve…..

Me pak fjale,”Lokaliteti arkeologjik i fushes se Paperdhokut”;perben nje aset shume te cmuar Kombetar dhe rajonal dhe si i tille duhet te sherbeje edhe si nje destinacion turistik i rendesishem per kete zone kaq te bukur se bashku me lokalitetin arkeologjik mesjetar ne Koder-Gjazuj,Keshtjellen e Harketareve ne Gjazuj te eperm,Keshtjella-qytet ose fortifikata e Kamlikut(antikiteti i vone)ndermjet fshatrave Ungrej&Fregen dhe deri tek rrenojat e Keshtjelles madheshtore”Castrum-Vig(Kastri i Vigut-Shkoder:M.K.)e shek.III-IV.apo mullinjte me uje(te braktisur)dhe me dhjetra apo qindra Kulla madheshtore te kesaj zone te mrekullueshme…..paulinz

Fatkeqesisht,te gjitha keto asete kaq te cmuara te Trashegimise tone Historiko-Kulturore vazhdojne te mos marrin vemendjen e duhur dhe aq me teper kur ne  njesine .A.-Ungrej:Bashkia Lezhe, nuk ekziston asnje objekt i mbrojtur i cili gezon statusin si Monument Kulture…..