Karnavalet i japin jetë fund-javës në Berat.
Nën kryetarja e bashkisë:”Aktivitete kulturore në çdo kalendar festash për qytetarët dhe vizitorët.
Femijet rizgjojne traditen shekullore . Festa e karnavaleve ka mbushur me ngjyra fund-javën në qytetin e UNESCO-s. Fëmijë të maskuar me maskat e personazheve të botës së tyre kanë emocionuar prindërit dhe qytetarët që i kanë ndjekur në një paradë të vërtetë. Aktiviteti është zhvilluar përgjatë pedonales së qytetit dhe është ndjekur memjaftë interes nga qytetarët. Karnavalet, kanë sjellë botën e maskuar të shumë personazheve, ndërkohë që fëmijët kanë sfiduar temperaturat e ulëta të së shtunës. Plotë ngjyra, energji dhe interpretime në një festë të vërtetë që ka zgjatur gjatë gjithë paradites. Fëmijët e talentuar kanë demostruar dhe numra artistik, të cilët kanë qënë pjesë e një feste të vërtetë. Protagonistë kanë qënë fëmijët e të gjithë kopshteve publike dhe jo publike të qytetit, të cilët ishin pregatitur me mjaftë mjeshtëri nga stafi i edukatorëve, ndërkohë që nuk ka munguar dhe ndihma e dhënë prej prindërve. Nën kryetarja e Bashkisë, Afize Skëndo, u shpreh se ky aktivitet i fëmijëve ishite pjesë e një programi që bashkia ka miratuar që në fillim të vitit për të pasur një jeta kulturore dhe artistike në qytet. “Sot, ishte rradha e fëmijëve që na mbushën qytetin me jetë. Aktiviteti bëri bashkë një sërë institucionesh dhe u arrit që jo vetëm të gëzonim fëmijët, por ti jepnim ngjyra qytetit”, tha nënkryetarja e bashkisë. Aktivitete kulturore parashikohet që të ketë për çdo festë kalendarike sipas Skëndos me qëllim që ti jepet larmi qytetit veçanërisht në fundjavë, ku dhe pse në stinën e dimrit nuk mungojnë vizitorët.