FOLEJA E SHQIPONJAVE QË DATON MË SE NJËZET SHEKUJ.
Meteoni ilir – sot Meduni në Kuç (Mali i Zi).
Kështjella në qytetin ilir Meteon në Medunin e sotëm që gjendet disa kilometra larg në lindje te Podgoricës dhe në veri-lindje të Tuzit, që i takonte fisit ilir – Labeatëve (Labeatis).
Labeatët kishin dy qytete kryesore të fortifikuara mirë, Rozafatin në Shkodër dhe Meteonin në veri, sot në Kuç.
Tit Livi është autori i parë romak që e përmend emrin e saj: “Arritëm menjëherë në Shkodër, synimi kryesor i kësaj lufte, jo vetëm pse Genti e kishte në kryeqytet të mbretërisë së tij, por edhe pse ajo mezi arrihej dhe ishte një prej qyteteve më mirë të fortifikuara të labeatëve.
Historiani romak Tit Livi tregon se romakët e mundën mbretin ilir Gentin, zunë rob bashkëshorten e tij, Etlevën dhe djemtë, Plaureatin dhe Skerdiliadin. Ai përshkruan se si ishte sunduesi i fisit të labeatëve dhe theksonte se në tokën e tyre gjendej qyteti Medeon (Meteon), sot me emrin Meduni. Deri ku arriti ky fis në jug, vetëm mund të supozohet, pasi që liqeni i sotëm i Shkodres atëherë quhej Palus Labeatis, që në shqip do të thotë fjalë për fjalë “Këneta labeate”. Medeoni dhe Skodra me rrethina padyshim ishin qendrat më të rëndësishme ilire.
Tokat e labeatëve shtriheshin prej Liqenit të Shkodrës e deri në trojet e Kuçit të sotëm, ku përfshihet edhe Koja. Kur romakët e mundën Gencin (më 168 para Krishtit) dhe i pushtuan tokat e labeatëve, e pushtuan edhe Shkodrën e Medunin. “Është Medeoni (Meduni i sotëm) në krahinën e labeatëve, ku legati Perperna, e zuri rob mbretëreshën Etlevën, me djemtë e mbretit ilir, Gencit”, shkruan gjeografi Medione Ravena në shekullin XIV.
Rrënojat e mureve të quajtura ciklopike për shkak të blloqeve të mëdhenj të gurëve. Në maje të kështjellës muri është i gjërë 1m 40cm.
Në rrugën që të çon në kështjellë, e gdhendur në thellësi të shkëmbit gjendet faltorja ilire kushtuar gjarpërit, mbrojtësit të qytetit (shënimi im A P.).
Me sllavizimin e fiseve të maleve shqiptare: Pipri, Vasojeviqi dhe Kuçi, gjatë shekujve XVII-XVIII, vetëm Koja ka mbetur shqiptare.
Me pushtimin e Kuçit nga Mali i Zi, në vitin 1880 Knjaz Nikolla me dekret ua ndalon gjuhën shqipe banorëve të kuçit!