Flamuri ynè kombètar nè kèmbanèn e paqes ne Rovereto Itali..

Flamuri ynè kombètar nè kèmbanèn e paqes ! Nga  Petrit Aliaj Rovereto Itali.

Kambana11057242_1127586373933861_5407262529488399321_n kamba kambanas 11205993_1127586303933868_6757588835941392998_n  Një manifestim shumë i bukur, me ideator e themelues të shoqatës se parë në zonë z, Alfred Isufi i cili e dhe pse banon tashmë né Gjermani është i pranishëm për 5 vjet rrallazi né Vall di Colle né ceremoninë e ngritjes sé flamurit tonë kombëtar né një vend piktoresk ndërmjet liqenit të Gardës e lartësisë me emrin ” Këmbana e Paqes “né qytetin Rovereto (Itali) ku bukuria e pejsazhit shpalos edhe madhështinë e një sheshi të bukur me një amfiteatër ku përgjatë perimetrit të tij valëviten 92 flamuj të shteteve të ndryshme né emër të lirisë e paqes ndërmjet kombeve . Jemi të ftuar nga drejtuesit e shoqatave Shqiptare “Besëlidhja” (Rovereto)me president Miltjadh Ziu ; Shoqata “Vatra”(Ala) me president Sokol Abazaj;Shoqata ”Shqiponja”(Arco) me president Shkëlqim Danaj ;Shoqata “Rinia” (Riva del Garda )President Erio Korani ;Shoqata “Artisti” (Rovereto) me president dhe njëkohësisht drejtues artistik i manifestimit Aleksandër Kolshi të cilët pikërisht sot kanë organizuar një ceremoni të mrekullueshme të gjithë sé bashku. Madhështia e këtij sfondi të bukur mes malesh me flamujt valëvites të cilat i bëjnë kërshëri këmbanës madhështore me diametër 3.21 m ,e lartësi 3.36 m , e gjitha e derdhur né bronx me mbetjet e topave të 19 shteteve pjesmarrëse né luftë dhe e realizuar né Trento “Fonderia Colbaccini” né vitin 1924 me peshë 22,6 Ton na shton kuriozitetin më shumë për ta vëzhguar nga afër dekoracionin e saj të bukur. Timpanet e këmbanës me 100 goditjet e saja ç’do mbrëmje përcjellin notën Si bemol maxhor né përkujtim të dëshmorëve të rënë né luftë. Përmirësimi né punim i kësaj këmbane ka përfunduar né vitin 1964 . Sheshi ndër kohë mbushet me zërat e fëmijëve të shumtë né numur e të shoqëruar nga prindërit e tyre të cilët arrijnë nga dhjetra kilometra larg për të festuar këtë ditë të shënuar. Ndjen një kënaqësi të veçantë të shikosh kaq shumë fëmijë këtu, edhe pse të lindur né Itali, prindërit e tyre i rrisin e i edukojnë me dashurinë për Shqipërinë duke i shoqëruar né shkollat e kurset e gjuhës Shqipe të cilat funksionojnë né saj të atdhe dashurisë e përkushtimit të aktivistëve të kësaj zone . Një veçanti e këtij manifestimi ishtë pjesmarrja e dhjetë shoqatave të tjera, ku përfaqësuesit e tyre kanë ardhur nga larg . Nga Fermo kryetari shoqatës “Skënderbeg” z.Hamit Korogjafi .Nga Treviso presidenti i Shoqatës “Unikomb” ,z.Agim Mulosmani me veprimtarin e pa lodhur të çështjes kombëtare z.Selim Musaj,e tè palodhurin z.Ilir z.Hoxhaj etj, Nga shoqata “Shqiponja” Reggio Emilia,presidenti Klodian Cami e zv i tij Haki Maze ; Presidentja e shoqatës “Dona Altrove “né Brescia poetesha Valbona Jakova , Përfaqësues të shoqatës “Interaction “(Brescia) Petrit Aliaj , Xhevit Tanushi . Nga fakulteti i gjuhëve të huaja Universiteti Brescia studentja Lori Duka . Shoqata e “shkrimtarëve dhe artistëve për diasporën “dega Itali e përfaqësuar nga Tonin Nilkiolli. Né takim merr pjesë edhe presidenti i Federatës sé Shoqatave të Bashkuara Shqiptare né Itali(F.N.A.I) Z,Ndue Lazri. -Na nderon me praninë e tij Kryetari Bashkisë Rovereto z,Alessandro Miorandi me presidentin e “Këmbanës sé Paqes” z,Alberto Robol etj. Hapja festive fillon me ngritjen e flamurit tonë kombëtar nga Alfred Isufi, i ardhur posaçërisht nga Gjermania i cili përsërit ritin prej pesë vitesh të ngritjes sé flamurit tonë kombëtar né sfondin e një qielli që kaplon malet për rreth ku duket si kur shqiponja merr flatra gjatë shpalosjes të flamurit tonë, e lirë dhe krenare se bijtë e saj né dhe të huaj i kanë rezervuar asaj një vend né altarin e nderit pranë “këmbanës sé paqes”. Momente solemne ku bashkarisht pjesmarrësit këndojnë himnin tonë kombëtar dhe Italian. Paraqitësit e programit Klaudio Findiku dhe Cristina Xhakolli ja japin fjalën poetes Lumturi Plaku e cila reciton poezinë e legjendës sé flamurit. Larmëria e kësaj feste të bukur e drejtuar nga mësuesja e gjuhës Shqipe Cristina Xhakolli ja lë rrallën grupit të fëmijëve që këndojnë këngën patriotike: Dua më shumë Shqipërinë Një valle çame e vajzave të lë gojë hapur kur mësojmë se kostumet e tyre i kanë pregatitur vetë me të palodhurën Cristina Xhakolli . Gjithç’ka e harmonizuar këndëshëm edhe me polifoninë labe të kënduar nga grupi i burrave ku iso e tyre mer rrugën luginave si një dallgë e lehtë vallzuese tej e tej hapësirave të luginës né Colle . Grupi i valleve miste ku interpreton këndëshem me të shoqen edhe artisti Edvin Picalli elektrizoi atmosferën ku nè kèto momente drejtuesi i programit Klaudio Findiku fton masivisht të pranishmit tè vallèzojnè sè bashku vallet bogonishte,napolon etj. Né këto momente dallojmë kryetarin e bashkisë Z.Miorandi i cili fotografohet nga i palodhuri mjeshtri i fotografsë Llesh Pjetri duke pozuar me miqte tij Shqiptarë me duart e kryqëzuara..Të gjitha këto dukuri janë shprehje të konsideratve për ta dhe familjet e tyre ku z.Miorandi i citoi né fjalën e tij të përshëndetjes me respektin dhe konsideratat më të larta të emigrantëve Shqiptarë né marëdheniet e bashkëjetesën sé bashku. Né përfundim disa anëtarë të këshillit drejtues të Federatës sé Shoqatave Shqiptare né Itali nën drejtimin e presidentiti të saj z.Ndue Lazri arritën të realizojnë një takim të fryshëm me përfaqësues të shoqatave “Besëlidhja” “Vatra “”Shqiponja” “Rinia “Unikomb” “Shkrimtarët dhe artistët “si edhe kandidati për né këshillin e komunës Rovereto Z,Ilirjan Xhakolli.. Pjesmarrèsit nè takim zotèrijtè: Miltjadh Ziu ,Shkëlqim Danaj.Sokol Abazaj ,Erio Korani ,Petrit Aliaj ,Selim Musaj,Tonin Nikiolli,Klodian Cami si edhe presidenti i Federatès sè Shoqatave Shqiptare nè Itali folèn për objektivat e pèrbashkèta tè bashkëpunimit me Federatën e sapo formuar për një angazhim konkret né mbrojtje të interesave tona si emigrantë e zgjerimit të mëtejshëm me shoqata të reja antare né Federatë. Pas programit artistik, ftohemi të vizitojmë ambientet e shoqatës “Besëlidhja”nga zj Cristina Xhakolli e bashkëshorti i saj Italian Renzo Bonafini . Hyrja né këto ambiente na befasoi me odën e saj të burrave e shtruar si një herë moti me sofër e postiqe ,oxhak tradicional e vegla muzikore popullore si çifteli ,lodër.dajre e orendi të ndryshme shtëpiake si komplete kafeje ,xhevze ,ibrikë etj , E gjithë kjo është një punë pasionante ,vullnetare e shprehje e dashurisë për vendin tënd ,èshtè një copëz e Shqipërie me vlera të pa llogaritëshme të Traditës e artit tonë Shqiptar për këdo e pèr mè tepèr për të rijtë e fëmijët tanë të cilët përballen realisht me pasqyrën e madhe të trashëgimisë tonë kulturore nè anèn tjetèr tè Adriatikut. Qirasja me gotat e rakisë ishte një tjetër suprizë që na afroi Renzo Bonafini ku gjithçka të tijën e kishte vënë né pèrdorim të shoqatës “Besëlidhja” . Duke vizituar klasën ku mësohej gjuha Shqipe nuk mund të mos mendosh e admirosh përpjekjet që shumica e emigrantëve tanë i përkushton mësimdhënies si edhe kushteve të domosdoshme né përpjekje të vazhdueshme kundër rrezikut të asimilimit tonë. Një darkë e përbashkët me të ftuarit dhe familje të komunitetit Shqiptar mbyll ditën e bukur të festës sè flamurit né Rovereto. Këmbana e paqes na shoqëron për mjaft kohë gjatë rrugës sonë né kthim. Faleminderit bashkëatdhetarë për punën tuaj të respektin e bashkèjetesèn me dinjitet e harmoni me popullin Italian. Petrit Aliaj Rovereto /Italy .