Festivali i Muzikës së Vjetër mbërrin në Muzen Kombëtar “Onufri”

Fest

Festivali i muzikës së vjetër “Vox Baroque’ ka mbyllur mbrëmjen e djeshme edicionin e tij të 3-të në qytetin e Beratit. Një grup shumë i njoh italian interpretuan në mjediset e Muzeut Kombëtar “Onufri” në lagjen “Kala” për gati një orë pjesë instrumentale nga Vivaldi, Bach, Handel, Biber.

Muzika e vjetër e repertorit barok është ngjizur bukur mbrëmjen e djeshme në Muzeun Kombëtar “Onufri” në qytetin e Beratit. Festivali i Muzikës së vjetër “Vox Baroque”, i cili mbetet aktiviteti i vetëm i këtij lloji në Shqipëri ka mbyllur dje edicionin e tij të tretë me një mbrëmje, ku tingjut e violinës, pianos dhe emocionet e arjeve janë bashkuar me magjinë që ofron muzeu “Onufri”.

Mbrëmja ka mbledhur dje në Berat të apasionuar pas muzikës së vjetër, drejtues institucionesh vendore, por dhe vizitorë të shumtë, të cilët kanë ndjekur me mjaft interes këtë festival.

Italianizimi në barokun europian” kështu është titulluar mbrëmja artistike në qytetin muze ku për më tepër se një orë Daniela Nuzzoli mesosoprano dhe Giovannimaria Perrucci, pianist, dy artistë italianë të njohur ndërkombtarisht kanë interpretuar në violinë dhe piano disa nga kryeveprat botërore si Vivald, Bach dhe Haendel, etj. Feste

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat, Agron Polovina u shpreh në hapje të kësaj mbrëmje se aktivitetet që po zhvillohen në muzeun “Onufri” po ndikojnë pozitivisht në rritjen e numrit të vizitorëve. “ Jemi sot këtu për të shijuar vlerat e muzikës së vjetë, por dhe këtë kolesion të muzet “Ounfri”. Ky koncert vjen pas një rrugëtimi në disa qendra të rëndësishme të kulturës son, për të mbërritur pikërisht në mjediset e muezut, duke na dhënë mundësinë për të shijuar tingujt e kësaj muzike pranë kryeveprave të rëndësishme të historisë së arteve vizive shqiptare të Onufrit, Nikollës, Qepriotit, Shpatarakut, Çetirëve, etj, u shpreh ai. Ky festival nuk bën vetëm promovimin e pogramit barok, por dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore, duke ju bashkuar punës së madhe që bëjmë përditë ne specialistët për ruajtjen e koleksioneve, ekspozimin dhe promovimin e tyre, duke i bërë më të njohur dhe më të vizitueshëm muzeumet, tha Polovina. Të gjithë ndihemi mirë kur deklarojmë se se gati në dy vite vizitueshmëria është rritur gati tre herë, nga më pak se tetë mijë vizitorë që i kanë vizituar muzeumet në 2013, numri ka shkuar në më shumë se 24 mijë vizitorë. Edhe për këtë vit trendi i vizitueshmërisë vazhdon të jetë në rritje, pasi për gjashtë mujorin e parë janar-qershor të këtij viti muzeumet janë vizituar nga 11 mijë e 365 vizitorë”, përfundoi Polovina. Fes sal

Ndërsa, Jusuf Beshiri, themeluesi i festivalit “Vox Baroque” u shpreh se nuk kishte se si të mungonte ky festival në qytetin e Beratit, ku përhapja e kësaj muzike të luajtur me instrumente origjinale, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretuar të kohës, shkon përkrah vlerave të një qyteti mbi 2400 vjeçar.

Një nga netët e edicioneve të festivalit nuk kishte se si të mungonte në qytetin e Beratit, i cili renditet në listen e atyre qyteteve që duhet të interpretohet kjo lloj muzike, e cila për mua është një risi në Shqipëri. Ky festival i mbështetur krejtësisht në muzikën e vjetër, antike, baroke, luhet tërësisht me instrumenta origjinalë, të asaj epoke, ku dhe mënyrat e interpretimit, stili i interpretimit, është i bazuar krejtësisht në atë periudhë duke ju bazuar librave që e dëshmojë atë, tha ai. Nëpërmjet këtij festivali ne promojmë dhe vlerat e qyteteve, pasi çdo vit kapim element të rinjë, restaurime të reja, vende të panjohura për turistët dhe shqiptarët dhe ky është një promovim që i bëjmë vendit tonë”, përfundoi Beshiri.

Festivali që organizohet për të tretin vit fal mbështetjes së dhënë nga Ministria e Kulturës dhe një sërë institucionesh dhe donatorësh u mbyll mbrëmë në Berat pikërisht në sallën e re të ekspozitave të Muzeut Kombëtar “Onufri”, pikërisht “Thesare të fjetura”

Erjola Azizolli