Festë në Preshevë, Rama shpallet “Qytetar Nderi”: Do mbrojmë interesat e shqiptarëve

Presheva

Presheve Rama-qytetar-nderiKryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur pak para mesditës së sotme nga Beogradi në Preshevë. Gjithçka ka qenë e organizuar mirë në sheshin “Liria”, ku me qindra e mijëra qytetarë të Luginës, kishin dalë për ta pritur Ramën me flamuj kombëtarë në duar, por edhe me këngë e valle popullore para pallatit të kulturës, ku kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim me autoritetet vendore nga ku më pas do të mbajë edhe një fjalim.

Ndërkohë Kuvendi Komunal në Preshevë e ka shpallur Ramën “Qytetar Nderi”. Në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur për këtë rast, në prani të 23 këshilltarëve, kryeministri shqiptar u shpall “Qytetar Nderi” me votë unanime.Presheve Rama-qytetar-nderi

Vizita e cilësuar si historike në këtë trevë, ku nuk ka shkelur asnjë kryeministër apo president shqiptar për një vizitë zyrtare prej 102 vitesh, është shoqëruar në masa të larta sigurie.

xhandarmariaMësohet se do të jenë rreth 500 policë dhe punonjës të xhandarmërisë që do të kujdesen për mbarëvajjen e vizitës së Kryetarit të Qeverisë shqiptare në Luginë.

Masat e forta janë verejtur edhe në tarracat e ndërtesave pranë sheshit “Liria”, ku snajperistë ishin vendosur të pozicione të ndryshme, në gatishmëri për të reaguar në rast të ndonjë incidenti apo atentati të mundshëm.

Sipas informacioneve, mes forcave të rendit ka pasur edhe policë shqiptarë lokalë, që kanë bashkëpunuar me forcat policore serbe.

Rama qytetar nderiRama: Do mbrojmë interesat e shqiptarëve në këto treva

Në një ceremoni të posaçme, Ramës iu dorëzua titulli “Qytetar Nderi” i Komunës së Preshevës nga liderët lokalë shqiptarë pak pas mbërritjes në Luginë.

Kryeministri shqiptar me rastin e kësaj ceremonie në Pallatin e Kulturës së Preshevës, ka thënë në shenjë nderimi: “Tani ndihem një nga qytetarët e këtyre territoreve. Jam i ndërgjegjshëm për situatën, sakrificat dhe varfërinë e këtyre trevave. Do të mbrojmë interesat e motrave dhe vëllezërve tanë. Barrën, e ndiej më shumë tani pas këtij nderimi në Preshevë”.

11 nëntor 2014 (gazeta-Shqip.com)