Nga Fahri Xharra Kishat Shqiptare ne shenjester te serbeve ozurpues… Ashtu si manastiret e kishat e vjetra te kohrave para sllave qe ndodheshin ne trevat Ilire te banuara prej Shqiptareve autokton qe u ozurpuan dhe tjetersuan gjat shekujve nga ardhacaket sllave, ende prej tyre kerkohet me cdo manipulim apo menyre qe te mos ngelet asgje autoktone duke pretenduar tinezishte gjoja per pronesin mbi to ! E me pase tjetersimin nga kisha ortodokse shqiptare ne kisha serbo sllave … Ja se cpo ndodh me nje prej kishave autoktone e cila eshte ruajtur prej vendasve deri ne ditet e sotme …
Kam nje rast interesant per t’ju rrefyer ku ma duhët ndihm mediatik apo sensibilizim i qeshtjës, ndoshta edhe te gazetarve prestigjioze si Marin Mema apo te ngjashmeve.
Nje familje shqiptare nga Mitrovica, qe jeton ne nje fshat te kësaj komune. Ka ne pronat e veta nje kishe qindra vjecare e cila eshte ruajtur ne gjendjen e saje prej shekujsh .Dhe tashme kerkojn tua marin me manipulime serbet ardhacake qe kane tjetersuar gjithcka Shqiptare ne serbe apo sllave vetem duke u mbeshtetur ne faktin qe shqiptaret e detyruar nga rethanat apo me kercenime per jeten nga pushtuesi osman u detyruan te nderojne fene e tyre duke pranuar fene myslimane .. Por rasti i kesaj familjeje patrioete me gjak Shqiptari kerkon mbeshtetje nga e gjithe Shqiptaria qe dhe pse jane kthyer dikure ne myslimane duan ta mbrojne me gjith shpirt te kaluaren e tyre te krishtere .
Ne pronsin e tokës se tyre, kan një Kishë shekullore, qe e kan trashigmi qe kur ishin te krishter, tani familja e tyre është muslimane.
Problemi perseritet serish, kët kish ishin munduar Serbet ta privatizojn dhe serbizojn edhe para shumë dekadave, por gjithmon kishin has me rezistencen e familjarve qe e njohin si te tyren, edhe pse jan musliman, dhe me te kaluaren e kishin mbrojt edhe me pushkë.
Tani, qarqet serbi i jan qasur serish kësaj kishe dhe mundohen gjithësesi ta serbizojn apo privatizojn si kish Ortodekse serbe.
Nje antar i familjës, kundershon dhe kerkon ndihmë.
Do ishtë mirë te senzibilizojm medjat por me se miri qe se pari te kontaktoni kryefamiljarin qe ta mësoni te vertetn nga ai dhe te rejat e veprimeve serbe.
Ndersa duhët presim per publikime deri te dielen qe t’mos marrin vesh popullata serbe, se mund te pergadisin ndo nje te keqe, apo gracke
familjës Kopriku,
Esat Kopriku, qe angazhohët per mbrojtjën e kishes se tyre qe e kan edhe me ligj dhe gjygjë te deshmuar”
****************************
“Një kishë në fshatin Stermc të Zubin Potokut është kthyer në mollë sherri në mes të banorëve shqiptarë dhe atyre serbë. Beteja për të ka filluar vite më parë. Të dyja palët pretendojnë se kisha është e tyre. Ndërkohë që serbët po e shfrytëzojnë atë për rite fetare ortodokse shqiptarët kërkojnë mbrojtjen e saj me ligj, sepse sipas tyre ajo është trashëgimi ilire.
Banorët e Koprivës në livadhet e të cilëve ndodhet ky objekt fetar thonë se serbët patën tentuar ta uzurpojnë atë vend qysh në vitet e 50’ta. Atë botë sipas Sylejman Koprivës rasti kishte shkuar edhe në gjykatë.
Se kjo kishë nuk është ortodokse asokohe kishte dëshmuar edhe një prijës fetar serb.
Shqiptarët bëjnë thirrje që të intervenohet me kusht që të mbrohet vendi ku janë gjetur edhe varreza ilire.