Nga Athina Aurora Gozhina.
Emigrimi në një vend pa të ardhme ku dhe vet politikanët flasin me fjalën “Shpresë”
ATHINË – Duket tepër e rëndë gjendja ekonomike sociale javën e zgjedhjeve në shtetin grek kur partia Demokracia e Re dhe SIRIZA, vazhdojnë garën e tyre nëpër podiume për të bindur votuesit e pashpresë dhe të pasigurt për ti votuar të dielën që vjen në 25 janar 2015. Gjendja ekonomike është ajo që coj në kaos vendin, i cili fatkeqsisht e bën sot Greqin të jetë vendi me borxhin me te larte, ndoshta dhe në botë shkruajnë( site) faqe te ndryshme interneti në analizat e tyre ekonomike për Greqinë e cila ne vitet ne vijim ka per te paguar vetem nga perqindjet 340 miliard Euro. Greqia ka edhe nje borxh te jashtem shumë te larte dhe te pamundur qe te paguhet, dhe në këtë gjendje, analizojnë analistët, përfundoj pas shumë skandaleve politike ekonomike dhe deri në super fryerjen me punonjës sektorin publik. Ndërsa nuk mungojnë po nga analistë të shumtë në faqe të huaja interneti sic është Konsorciumi Financiar
Francez Natixis, ku theksohet se ne rast se Greqia shpall falimentim dhe daljen nga Eurozona ky do jete skenari me i keq per Greqine dhe do shoqerohet me konfiskim te pasurive te Greqise dhe Grekeve. Në rast se deri dje flitej vetem per konfiskim te depozitave bankare, tani po thone edhe per pasuri te paluajtshme, gjë e cila nuk është pritur aspak mirë nga populli grek. Tashmë edhe në prag zgjedhjesh partitë e majta dhe të djathta premtojnë për një sistem te ri ekonomik ,por që fatkeqësisht jo pa borxhet që i detyrohet Eurozonës.
Por cfarë ndodh me emigrantët shqipëtarë që ende qëndrojnë jetojnë dhe punojnë me pak ditë, orë ose nuk punojnë aspak vitet e fundit në gjendjen në të cilën ndodhet Greqia. Pas kaq vitesh për herë të parë në historinë e emigrimit të shqiptarëve në shtetin grek, Ministria e Brendshme Greke bënë publike shifrën e saktë të emigrantëve që jetojnë në territorin e Greqisë. Sipas dokumentit zyrtarë që disponon Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, rezulton se aktualisht në Greqi janë të ligjëruar 457.774 emigrantë. Nga të cilët 243.485 janë meshkuj dhe 214.289 janë femra. Kësaj shifre nuk i janë shtuar dhe 150.000 emigrantë të cilët ndodhen në proces ligjërimi, apo që nuk u janë shqyrtuar ende dosjet e tyre.
• Dhe ajo që prisnin një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë për tu larguar nga ky vend ne kulmin e krizës dhe për të emigruar në vende të tjera europiane por dhe të botës ishte disponimi i marjes së nënshtetësis greke. Por fatkeqësisht me shpalljen e zgjedhje ve të parakohshme “Ngriu” projektligji për nënshtetësinë e brezit të dytë të emigrantëve. Kjo do të thotë se përsëri brezi i ri i emigrantëve zhytet në pasigurinë e shoqërisë greke. Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme, janë rreth 200.000 të rinj të lindur apo të rritur në Greqi që presin shansin për të marrë nënshtetësinë greke. Nga këta, plot 50.000 plotësonin të gjitha kushtet dhe do të përfitonin automatikisht këtë të drejtë, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të projektligjit. Sot, këta të rinj mbeten me pikëpyetje, të shqetësuar nëse vërtet në axhendën e SYRIZA mbetet prioritet çështja e tyre, apo koalicionet
e mundshme para e paszgjedhore do sjellin ndryshime!!
Por edhe pse këto probleme kanë qënë dhe akoma nuk kanë gjetur rrugën e zgjidhjes, emigrantët shqiptarë të cilët ende jetojnë në shtetin grek përballen me problemet më të mëdha dhe duke qënë pjesë e shoqërisë prej ëm shumë se 25 vjetësh një pjesë e madhe kanë të pamundur të largohen për shkak se kanë blerë banesa dhe janë të “ ngatërruar” në gjithe historinë e ekonomike greke. Edhe pse nuk dihet numëri i saktë i shiqptaratve që kanë blerë shtëpi shumë prej tyre i janë bashkuar një grupi të quajtur “ Stop Sekuestrimeve” të cilët kanë protestuar shpesh herë. Inisiativa “STOP Sekuestrimeve nga 1 janari i vitit 2015, anëtarët e inisiativës theksojnë se do të mbështesin me çdo formë ligjore qindra mijra kreditorë që nuk mund të shlyejnë kreditë dhe rrezikohen të humbasin shtëpitë. Zëdhënësi i shtypit i kësaj inisiative të rëndësishme, Thanasis Aleksandru, deklaron se mbi 300
ankande janë ndaluar në zonën e gjerë të Athinës, me ndërhyrjen e kësaj inisiative, ndërsa rrezikohen akoma rreth 150.000 shtëpi të dalin në ankand, nëse nuk merren masa urgjente për mbrojtjen e kreditorëve.
Dhe aktualisht zgjedhjet e parakohshme në Greqi kanë sjellë një trondotje po aq të madhe as dhe për greket dhe emigrantët ekonomike shqiptarë. Ata janë aq në dilemë dhe po aq me frikë duke mos ditur se cfarë do të sjellë e nesërmja. Sipas disa analistëve të huaj dhe vendas shprehen se nëse fiton SIRIZA Greqia ka per te falimentuar si shtet dhe kemi per te pare cudira. Kjo pasi S IRIZA, duke mos e njohur borxhin e jashtem dhe duke dale nga Eurozona do shpetojne, gjë e cila nuk është kaq e thjeshtë . Ne fillim te 6 -mujorit te dyte te 2015 ka zgjedhje ne Portugali dhe ne Spanje vende keto qe kane pak a shume te njejtin problem me Greqine dhe ku po vihet re edhe aty nje tendence per te fituar ekstremet e majta, shkruajnë mediat Gjermane të cilat shtojnë se Merkel eshte shumë e irituar me Greqine dhe me retoriken e kryetarit te SIRIZA-s Aleksis Cipras dhe se ka per ta bere “shembull te keq” qe asnje vend tjeter i Eurozones mos te
perserite te njejtat gabime. Ndërsa analistë ne mediat e huaja dhe vendase shprehin mendime se as Grexit, dmth dalja e Greqisë nga Europa nuk eshte skenari i pritshem, as SYRIZA nuk do marre persiper shkaterrimin e vendit. Perfaqesues te SIRIZA-s thonë se edhe nese fiton zgjedhjet unanimisht, SYRIZA do kaloje ne referendum vendimet e medha, sic eshte memorandumi dhe euro. Ndërsa mediat greke shkruajnë se media gjermane propagandon gabimisht duke u shprehur se populli gjerman paguan memorandumet dhe borxhet e grekeve, dhe sipas tyre kjo nuk është e vërtet pasi Eurozona nuk eshte vetem Merkel, Gjermania ka ekonomi te forte dhe eshte ne krye, por sepse ka shfrytëzuar politiken europiane si dhe Anglia.
Ndersa ata qe kane dhe te ardhura ekonomike të depozituara ne bankat greke ndjekin me vemendje cdo levizje ekonomike duke iu trembur dhe lajmeve te huaja se gjate kesaj periudhe Bankat Greke jane ne gjendjen e emergjences se likujditetit dhe eshte ceshtje ditesh shterimi i gjendjes KESH dhe nevoja per ndihme nga BQE (Banka Qendrore Evropiane).Nderkohe BQE ka deklaruar se nuk do ndihmoje me valute bankat Greke deri sa te zgjidhet qeveria e re dhe te bjere dakord te vazhdoje te zbatoje reformat dhe detyrimet e qeverive te meparshme Greke.
• Emigrantet Shqiptare tashmë kanë dhënë alarmin tek njeri- tjetri duke lajmëruar se duhet te nxitojne te bejne ate qe po bejne vete Greket,te heqin urgjent leket nga bankat Greke .Cdo dite zhvendosen nga bankat Greke mbi 600 milion Euro, njoftojnë media te ndryshme vendase
Nga Athina Aurora Gozhina