Edi Rama: Marrëveshja e Ohrit dhe marrëveshjet e tjera nuk respektohen nga të huajt

    Edki-Rama 2                                      Kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi se shqiptarët mbeten garant të paqes në rajonin e Ballkanit.

            Ai këtë e theksoi të shtunën në mbrëmje në një ceremoni të organizuar festive në Pallatin e Brigadave në Tiranë, me rastin e marrjes së statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian.

“Shqiptarët kanë rrezatuar gjithmonë forcën e arrest evropian. Mjafton të shohësh sot, shqiptarët mbeten garant të paqes në rajon, edhe pse marrëveshja e Ohrit dhe marrëveshjet e tjera nuk respektohen nga të tjerët, ashtu si shqiptarët. Kjo ka marrë përmasat e një legjende urbane, nën emrin tonë. Kjo është problem si në çdo vend që drejtësia është larg të bërit drejtësi. A thua se kjo tokë është vendlindja e krimit global?! Ky duhet të jetë prioritet i qeverisë, por i mbarë popullsisë. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë shumë më tepër respekt. Nuk po përpiqem që ti ngrenë shqiptarët në piedestal, por po mundohem të them se sa asketen ka”, deklaroi kryeministri Rama.

Rama theksoi se Shqipëria duhet të intensifikoj marrëdhëniet me rajonin.

“Jam për Evropën e bashkuar. Shqipëria dhe shqiptarët, duhet të jenë kudo. Përpos akuzave dhe kritikave, ky popull duhet të respektohet më shumë deri më sot, për atë që i ka dhënë Evropës për këto kohë për rreth 20 vite. Paqja e shumëkërkuar nuk duhet të tretet në mes të injorancës. Askush në BE nuk mund ti kërkohet të mbyllin sytë përballë plotësimit të kërkesave. Ndaj të harrojmë se në këtë proces do na fal ndonjë gjë, ndaj askush s’do na tërheq. Kjo s’mund të ndryshojë dhe nuk është as në interesin tonë të na ndihmojë. Se do ishte sikur të na jepte ndonjë diplomë, që s’do kishte vlerë. Duhet të intensifikojmë marrëdhëniet me rajonin, pjesë e agjendave tona”,shtoi më tej Rama.

Rama theksoj më tej se Shqipërinë e presin ende shumë sfida për të realizuar, dhe se kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë.

“Ne besojmë se krijimi i një vetëdije të plotë të Bashkimit Evropian, si detyra të shtëpisë, janë vetëm njëra anë e medaljes. Kjo përbën një domosdoshmëri, jo vetëm për fatin, por krijimi i kësaj vetëdije. Këtu më lejoni të qëndrojë tek ana jonë e medaljes, ne kemi humbur shumë kohë. Kemi mbajtur shumë rraqe të vjetra, dhe kështu kemi lënë shumë boshllëk mes rajonin dhe vetës”, nënvizoi kryeministri shqiptar.