EDHE SA DO TË VAZHDOJË KJO LOJË ?
“Nuk ka kulturë në botë që e justifikon robërinë, nuk ka kulturë në botë që pranon shitjen e territoreve të vendit si angazhim diplomatik” deklaronte Avni Rustemi në gjykimin e tij në Francë,kur shtiu mbi Esat Pashë Toptanin Historikisht dijmë se, pas Ismail Qemalit,në drejtim të shtetit shqiptar kanë qënë njerëz pa personalitet .
Kjo paftësi e jona e shkuar dhe e tashme , gjen natyrshëm kundërshtim nga disa vende europiane ,brënda dhe jashtë B.E , ku në krye ( mendimi im) qëndrojnë gjithnjë Franca e Rusia . Ata dhe të tjerë protagonistë dje dhe sot, janë fajtor të rrudhosjes së territoreve tona, duke shfrytëzuar varfërinë reale e prapambetjen qytetare shqiptare.
.Historia na ka mësuar se mjaft personalitete shqiptare i kanë shitur interesat kombëtare në këmbim të përfitimeve të tyre personale. Këta matrapazë duke luajtur me fatet tona për një grusht para, e të etur për pushtet u vënë në shërbim të oligarkisë ,Serbo –Turko -Greke etj. -Mjaft patriotë e rilindas në mbrojtje të trojeve shqiptare dhe hapjen e shkollave shqipe,u vranë e u syrgjynosën nëpër Botë. Ndërsa sot ? Sot qeveritarët tanë të korruptuar zgërdhihen duke pozuar me përfaqësuesin më tipik të investimeve ekonomike e të kultit Grek në Shqipëri Januallatosin, udhëheqësin shpirtëror të mëkatarëve tanë që e ndëgjojnë në meshat e tij tek psall greqisht. Ose,nisur nga deklaratat e ministrit të jashtëm të Kosovës .Bexhet Pacolli se ;”Serbia nuk ka përse ta deklarojë se e njeh Kosovën” që “Mitrovica të shpallet si zonë e përbashkët ekonomike për Kosovën e Serbinë etj. -Për bëmat e këtij diplomati, zj Jehona Lushaku Sadriu, profesoreshë në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës ,ka kritikuar qëndrimin e shefit të dipllomacisë kosovare, Behgjet Pacolli,i cili në një intervistë për mediat italiane ka thënë se”Kosovës i mjafton vetëm që Serbia të mos e pengojë në rrugëtimin e saj drejt Evropës edhe nëse nuk e njeh fare”. Të tjerë në Kosovë heshtin kur rakidalizmi islamik si brënda por edhe nga Diaspora ,në vend që të kontribojnë për hapjen e shkollave shqipe i hedhin paratë lum për ngritjen e xhamijave . O bukëshkalë modernë ,O shtetarë shqip folës që luani me fatet e një populli të martirizuar në shekuj ,të një populli i cili nuk përkulet e që herët ose vonë, Juve do tju deklarojë si jashtë qitjen e tij .
Konkretisht, pak histori do të mjaftonte të njiheshim me disa prej tyre si ;
Esat Toptani, matrapaz ordiner i shitjes së interesave kombëtare. I njohur si luftëtar në rrethimin e Shkodrës nga Malazezët në vitin 1912, shumë i pasur, i cili luajti të gjitha kartat kundër Shqipërisë në favor të ambicieve të tij patologjike për të qënë princi i Shqipërisë.
Ahmet Zogu, përgjithësisht i paditur, matrapaz patologjik për të qënë princi i Shqipërisë duke shitur gjithçka, sikurse na shiti.Ai nuk kontriboi në asnjë lloj marëveshje në arenën ndërkombëtare për interesat e kombit duke e lënë Shqipërinë në mes të katër rrugëve gati në shpërbërje
Enver Hoxha, po thuajse si dy të parët. Shitës i madh i interesave të shqiptarëve, një izolacionist i paskrupull deri në sadizëm, duke na izoluar nga perëndimi ,vetëm për pushtet personal .
Sali Berisha,me urrejtje pathologjike antishqiptare,i cili edhe ky nuk e la Shqipërinë të hynte në Perëndim, sepse e dinte që nuk pranohej nga amerikanët,edhe pse e përkrahën në vitin 1991-1992, e deshën ta rrëzonin në vitin 1993-1994 si përkrahës i islamizmit radikal në Shqipëri, dhe e rrëzuan në vitin 1997 .Rrëzim i cili na ka kushtuar e po na kushton qimet e kokës. Fatkeqësisht kokat e rrullosuara të kombit tonë nga Prishtina në Tiranë,nuk dijnë të flasin shqip sepse nuk mbrojnë atë.Me pak fjalë edhe pse na bashkon një gjuhë ,kulturë ,histori e një flamur, hezitojnë të hapin kufirin ,Të heqin barrierat ekonomike .Të ndërtojnë një Akademi të Shkencave të përbashkët.Të na paisin me një pasaportë që të gjithë bijtë e këtij kombi të lëvizin të lirë e të kemi një shtet Federal Shqiptar.
Sot, ne jemi dëshmitarë se çfarë paturpësi,luhet në kurriz të këtij populli .Të lojrave më të fëlliqura në kurriz të vëllezërve tanë Çam,Mali i Zi.Presheve.Maqedoni .etj kudo ku ka shqiptarë .
Sot ç’do shqiptar i vetë dijshëm nuk ka se si të mos indinjohet nga qëndrimet as mish e as peshk të mos marëveshjeve qeveritare në aksin Tiranë Prishtinë .Nuk ka se si të mos indinjohemi kur ndëgjojnë deklaratat e min të jashtëm grek Kotzias për detin,varret dhe se çështja Çame nuk ekziston .Nuk ka se si të mos na revoltojnë edhe reagimet gjysmake e me vonesë të kreut të diplomacisë shqiptare Bushati për paktin Deliminizues detar Itali –Greqi –Shqipëri . Myslim Pasha ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, kolonel, njëherësh profesor me gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, e i laureuar me titullin “Mjeshtër kërkimesh”,në një shkrim të tij nga Amerika përforcon idenë se “Ministrat dhe stafet e tyre diplomatike kanë folur për standarde dhe parime. Këto standarde dhe parime janë zbatuar në disfavor dramatik për Shqipërinë”
-Nuk mund të rri pa përmendur disa vargje të shkëputura nga poema Shqipëria e Naim Frashërit i cili ndër të tjera shkruante ; O Vëllezër Shqipëtarë/ lëreni kohën e parë!…… është turp për farën tënë , të mos nxjerrim fare zënë . Pse të jesë Shqipëria , Ta mbulojë babëzia ? Duke pasur burra trima Të humbet si vetëtima ? Ah ! mos ! Zoti mos e dhëntë ! Ejani të mbledhim mëntë .
Petrit Aliaj .Italy.
02.02.2018.