Nga Skrapari në trojet e ndara të Shqipërisë në Kërçovë Maqedoni për të dhënë dituri nxënsve .
SKRAPAR – Askujt nuk do t’i shkonte ndërmend se një djal në moshën fare të re, do të udhtonte për qindra kilometra larg dhe për t ë mos u kthyer më në gjirin e familjesë së tij, nga Therepeli i Skraparit për në trojet e ndara të shqipërisë në pjesën tjetër përmatan kufirit, në pjesën e ndarë am. Kishte mbaruar normalen e Elbasanit në vitet 1922-23 dhe emrohet mësues në ngritjen e shkollave e në mësimdhënie në Vëndreshë, Spathar e Therepel të vendlindjes së tij. Por në vitin 1941, kur në Shqipëri po frynte një tjetër erë ndryshimi, Petref Therepeli, në kuadrin e Shqipërisë etnike, ministri i qeverisë të Musatafa Krujës, Ernest Koliqi e emëron bashkë me 100 të tjerë mësues në komunitetin shqiptar të Maqedonisë. Në fakt trojet shqipëtare kishin filluar të çelnin dyerët e shkollës shqipe për të luftuar anafabetizmin, çelje kjo që mori përmasa edhe më të mëdha pas kongresit të Manastirit. Ndonse kanë kaluar më shumë se 78 vjet nga largimi i tij, një përfaqësi nga komuna e Kërçovës do të udhtonte drejt bashkisë të Skraparit për të kryer një amante të mësuesit që për më shumë se 60 vjet rriti dhe kaloj nga klasa në klas brezat të tërë nxëns të fshatit Jagoll të Komunës Kërçovës, shumë prej të cilve kanë leauruar dyerve e auditorve të unversiteteve në prefesione të ndryshme e për të arritur më pas gradat më të larëta të dijes si Doktor, Profesor, Inxhinier, Ushtarak e dhjetra profesione të tjera jetëdhënse. Skrapari është një zonë që ka nxjerë dhjetra figura të spikatura, me kontribute brenda dhe jashtë vendit, dhe një prej tyre është dhe mësuesi Petref Therepeli. Për të nderuar këtë figurë madhore në mësimdhënie në ditën e Alfabetit, por edhe në prag të festave të nëntorit e të fundvitit, si dhe vitit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkia Skrapar nën kujdesin e kryetarit të saj, Nesim Spahiu ka organizuar një takim festiv në nderim të një prej figure vigane në fushën e arsimit me origjinë nga Therepeli, Mësuesin Petref Therepeli, por që aktivitetin e vet më të madh jetësor dhe profesional e ka zhvilluar në trevën shqipëtare në komunën Kërçovë, fshatin Jagoll, pjesën shqiptare të Maqedonisë. Pjesmarrës në këtë aktivitet janë kryetari i Komunës Kërçovë Fatmir Dehari së bashku me një përfaqesi nga kjo bashki, ish–Ministri i Drejtesisë, njëherësh deputeti i zonës Nasip Naço, drejtues të pushtetit lokal, banor të qytetit e të rrethinave të tij, të fshatrat Therepel, vendlindja e mësuesit dhe nga fshatrat Vëndreshë e Spathar ku dhe ishin fillimet e punës së tij në ngritjen e shkollave dhe në mësimdhënie. Po në këtë aktivitet sa festiv po dhe aq madhështor këshillet respektive të komunës Kërçovë dhe të bashkisë Skrapar kanë akorduar dy çertifikata mirënjohje.
Komuna Kërçovë i jep mësuesit të popullit Petref Therepeli titullin e larët pas vdekjes “Qytetar Nderi” , i qytetit të Kërçovës me motivacionin “ Personalitet i shquar në arsim, patriot i kombit shqiptar që me punën e tij të pa lodhur ka dhënë kontributin e spikatur duke mbetur pishtar i pashuarë në ndërgjegjen kombëtare shqiptare në përgjithësi dhe asaj kërçovare në vençanti” .
Bashkia Skrapar i jep “Çertifikat mirënjohje”, pas vdekje mësuesit të popullit Petref Therepeli me motivacionin “Për kontributin madhor, në ruajtjen e inden titetit të Gjuhës Shqipenë Komunën e Kërçovës mbi edukimin e dhjetrave brezaveme vlerat dhe parimet më të mira të dijesdhe Atdhedashurisë” .
Kryetari bashkisë Nesim Spahiu tha :
Ёshtё njё nder dhe privilegj i madh pёr mua, që si kryetar i bashkisë Skrapar, tё hap kёtё aktivitet tё veçantё, nё nderim tё njё figure madhore nё fushёn e arsimit, në Shqipëri dhe Maqedoni mёsuesit Petref Therepeli. Ideja për të organizuar këtë cermoni në nderim të këtij personaliteti të nderuar,të kёsaj ikone të respektuar mbarëshqiptare të arsimit, me origjinё nga Therepeli, por qё aktivitetin e tij më të madh jetёsor dhe professional e ka patur nё Komunёn e Kërçovёs Maqedoni, erdhi nga Kryetari i kёsaj komune z.Fatmir Dehari ,tё cilin pёrfitoj nga rasti ta falenderoj dhe në emerin tuaj . Mёsuesi Petref Therepeli ,nuk ёshtё njё figurё e panjohur pёr ne, edhe pse aktivitetin e vet mё tё madh e ka patur nё komunёn e Kёrçovёs nё fshatin Jagoll. Kontributi i tij nё arsim ,në shkollën e Vëndreshës në vitet 1929-1937 ,si mёsues , në një nga periudhat më të vështira për vendin për shkollën dhe Gjuhën Shqipe ,është dhe do të mbetet ,një aset i çmuar në historinë e asimit në Skrapar. Mësuesi Petref Therepeli nuk nguroi për asnjë çast për t`ju përgjigjur thirrjes për të punuar si mësues, në trojet shqiptare të Maqedonisë në komunës e Kërçovës. Fshati Jagoll shkolla dhe nxënësit e tij, do të shëndërroheshin në shtëpinë e tij të dytë, që ai nuk pranoi ti braktiste, deri në fund të jetës . Sot kontributi i tij në fushën e mësimdhënies në hapsirat shqiptare të Maqedonisë, është shumë i vlerësuar jo vetëm nga komuniteti, por dhe nga institucionet arsimore dhe ato të pushtetit local . Këtë e tregon më së miri, prezenca në këtë event e delegacionit të komunës Kërçovë me në krye kryetarin e saj z.Fatmir Dehari. Mesazhi im në këtë event do të jetë që personalitete të tilla me kontribute të jashtëzakonshëme, si mesuesi Petref Therepeli ,të njihen,të mos veniten ,të mos kalojnë në harrese , të kujtohen, të vlerësohen ,t`ju jepet vendi që u takon në historinë tonë lokale ,pse jo dhe atë kombëtare.
Kryetari Komunës Kërçovë Fatmir Dehari tha : Jam këtu mes jush si një mik që vij nga largë, por me një mison të vaçant, atë të nderimit të një figure atdhetare si dhe është mësuesi ynë i popullit Petref Therepeli. Në ato vite të vështira që po kalonte pjesa përmatan kufirit si dhe jemi ne shqipëtarët në trojet tona tashëm të ndarë prej vitesh, mes nesh vjen një mësues që qeveria e atëhershme e dërgoj për të përhapur dhe skalitur në mëndjen ndritur shqipëtare gjuhën e mëmës tonë shqipe. Ky njeri vjen nga një trevë miqësore, atdhedashëse e patriotike, që ka lindur mes burrave të penës e të pushkës si dhe e ka zakon shqiptari. Ndaj nga ky moment vëllezër e motra të një gjaku ju përshëndes e ju uroj mirëse u takoj këtu në votrën tuaj shekullore dhe faleminderit për pritjen e ngohtë që na keni rezervuar. Këtë misionar të kombit që fati e desh ta sjell atje në pjesën tjetër, por e robëruar e Atdheut, për të dhënë kontributin më të çmuar që mundet të jap njeriu siç është hapja e shkollave shqipe, edukimi dhe arsimimi i gjeneratave të reja duke e vlersuar në këtë rast si një misionar i shenjët, e ky misionar ka dal nga kjo treve nga fshati Therepel. Pikërisht në këtë ditë të Alfabetit jemi këtu për t’i shprehur mirënjohje të përjetshme birit të popullit tonë e birit tuaj i cili përhapi dritën e shkronjave shqipe në krahinën e Kërçovës. Të jesh mësues do të thot të jesh hero i gjall , universal edhe në pamje edhe në mendje , në inteligjencë dhe i guximshëm me qellimin fisnik për të ngjall ndjenjën e lirisë në zemrën e nxënsit, sikusre motivojë qindra të rinjë mësues Petref Therepeli, ideali i cili u përcoll brez pas brezi, argument i cili është fitorja pas kaq e kaq vitesh e thuaj prej një shekulli fitorja ime në krye të asaj komune. Pra jashtë kontributit tënd në zhvillimin e gjeneratave, të mësosh si të luftosh e të fitosh lirinë, si të bëhesh hero, si të bëhesh pishtar i trollit e si të bëhesh fuqi e kombit tënd. E të gjitha këto kur mbi krye ke një regjim që lufton kundër dëshirës tënde për të arsimuar e qëndruar i lirë në trojet e tua. Kjo nga regjimi pas luftës së dytë botrore e deri në vitet e fundit ku dhe morëm një liri të fituar me mund, djersë e luftë. Ky ishte frymzuesi për breza e gjenerata të tëra , një veprimtar atdhedashës për të cilin çdo komb do të krenohej me një figure unikale si mësimdhënës, patriot e udhërrëfyes drejt lirisë. Gjnerata të tëra do të mbajn në kujtesë një prefesionist të till që nga ne u largua vetëm fizikisht. Nga anët tona mësues Petref Therepeli, është e do të mbetet krenaria e arsimit shqiptar, përpara veprës të së cilit me nder e respekt përkulemi sa herë e kujtojmë. Le të jetë figura e Petref Therepelit një shembull frymëzimi ,për të rinjtë që kanë zgjedhur arsimin si rrugë më të mirë që bashkon popuj,vlera dhe krenari kombëtare.
Deputeti i Qarkut të Beratit , Nasip Naço tha – Sot për të gjith ne këtu në Skrapar është një ditë e vaçant dhe vërtet festive, por, jo vetëm kaq është edhe një ditë krenarie , pasi sot kujtojm në lartësin që e ngriti koha dhe vepra e tij tashëm mësuesin e popullit Petref Therepelin. Skrapari ka rritur shumë figura patritike të luftës e punës të penës e dijes e një nga këta burra që rreshtohet mes fimëtarit Xhelal Koprenckës, Kraman Yllit, Zyluftar Vleshnjes, Riza Cerovës e Mestan Ujaniku , rreshtohet edhe mësuesi Petrefe Therepeli i cili gjith jetën ja kushtoj ngritjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe, gjuhën mëmë edhe në pjesën tjetër për matan kufijve. Me të tilla figura ne vetëm krenohemi ndaj sot kam kënaqësin që të falenderoj kryetarin e komunës Kërçovë, Fatmir Deharin që këtu mes nesh kujton me krenari aktivitetin e këtij patrioti dhe vlerat e një mësuesi që gjithë jetën e tij , ja kushtoj nxënsve duke nxjer gjenerata të tëra që sot aderojn në të mirë të kombit tonë.
Jetëshkrimi i Mësuesit Petref Therepeli: Mësuesi Petref Therepeli lindi më 25 dhjetor 1909, në Therepel të Skraparit nga një familje me tradita të spikatura atdhetare. Prinderit e tij Abazi dhe Nazikja ,që në vogëli e edukuan atë me vlerat më të mira të atdhedashurisë ,e inkurajuan dhe e mbështetën atë , që të vazhdontë rrugën e dijes ,dhe të arsimimit . Pas mbarimit të shkollës për mesuesi me rezultate të shkëlqyera nga viti 1922-1923 ai punoi me përkushtim për ringritjen e arsimit në shkollën e Vëndreshës e Spatharës dhe me pasi ai punoi në shkollën e Zaloshnjes ,duke kontribuar denjësisht në përhapjen e dijes ,kultures dhe arsimit ,në zonën e Skraparit . Viti 1942 do ta gjejë mësues Petref Therepeli në fshatin Jagoll , komuna Kërçove si mësuesi i parë i shkollës shqipe të këtij fshati. Nga viti 1942 deri në fund të jetës së tij në vitin 1973 ,ai do të kontribonte si një pishtar ndriçues ,për përhapjen e arsimit ,të gjuhës shqipe ,në kushtet e një realiteti aspak miqësor nga ana e regjimit të kohës ,larg nga familja dhe të afërmit e tij ,të cilët rrethanat dhe koha ,nuk ja mundesuan që ti ritakonte . Pasioni dhe dashuria për arsimin ,për shkollën, për gjuhën shqipe, për njerëzit që e ndihmuan atë që me kurajo dhe guxim të përballonte pengesat e kohës ,pavarisht pamundësisë fizike. Ai për asnjë moment nuk u dekurajua, nuk u largua nga misioni që ai i kishte vënë vetes ,si misionar i dijes dhe diturisë, por përkundrazi me vullnet, guxim dhe kurajo ndihmoi në largimin e errësirës së mbjellë dhe përhapjen e dijes e ideve përparimtare në hapesirat mbarëshqiptare. Kontributi dhe vepra e tij, kanë lënë tashmë gjurmën e tyre, kanë zënë një vend të merituar në Historinë e Arsimit Shqiptar . Mësuesi i talentuar Petref Therepeli e donte shumë poezinë, ai gjatë gjithë jetës së tij ,u mor me elaborimin e saj duke i ruajtur me fanatizëm të gjitha krijimet e tij në një dosje të veçantë. Kjo dosje fatkeqsisht ka humbur dhe kjo është një humbje e madhe për poezinë shqipe dhe gjetja e saj ,botimi tyre do të ishte një kontribut i çmuar për poezinë, një vlerë e shtuar në letërsinë tonë . Pertef Therepeli, mësuesi i pazëvendësueshëm që jetoi së toku me enigmën dhe misterin. Erdhi nga Skrapari dhe nuk tha qartë kush ishte. E jetoi gjith jetën i vetmuar në kasollen pranë shkollës së Jagoll-Dolencës. Pas vdekjes nën kresën i’u gjet flamuri shqiptarë dhe një dosje shkrimesh me poezi e cila i’u zhduk mistershëm. Kishte lindur më datë 25.12.1909 dhe që të jetë misteri më i madh, vdiq në ditën e ditlindjes së tij më 25.12.1973, pa asnjë nga të afërmit e tij, në fshatin Jagoll- Dolencë, komuna e Osllomesë, praën Kërçovës.
Për të pranishmit dhe miqët nga komuna e Kërçovës qëndra kulturore e fëmijëve dhe nxëns të shkolla të qytetit e të rrethinave të tij, dha një koncertë festive e recital. Më të spikatura dhe janë kënduar nga gjith pjesmarësit në takim, janë kënga “Xhamadani vija – vija” dhe vallja e flamurit.
Historiku i shkollës në f.Jagoll Kërçovë
“•Deri në v.1941 (para L.IIB.) mësimi zhvillohej në gjuhën sërbe,dhe emri i shkollës ishte “Krajl Uroshi”, Arsimtarët ishin nga Serbia (Vaso nga Sërbia e pastaj Kalja nga Tuhini), vetëm lënda e besimit fetar zhvillohej në gjuhën arabe (Mulla Hasoni nga Haranjelli) -Mësohej katërvjet. shqipëtarët i deklaronin si Turci kurse nga 1940 si ARNAUTI ,dhe te mbiemrat e tyre shtohej prapashesa VIÇ ,psh.Mbiemri Selimi-Selimoviç,Fejza-Fejzoviç etj.
•Me fillimin e L.II.B.(1941) u bashkuam me pjesën tjetër të atdheut me Shqipërin.
•Emri i shkollës u vendos “DE RADA” dhe deri në mbarim të luftës ishte me këtë emër.
•Shkolla fillore ishte hapur për të parën herë në gjuhën shqipe në shtator 1941 Mësuesit e kësaj shkolle ishin: Pertef Therepeli, dhe Ali Myderizi nga f.Drugovë .
Pas L.II.B.vendi jon bënte pjesë në shtetin e Jugosllavisë më sakt në Republikën e Maqedonisë.
•Emëri i shkollës u vendos “DAMJAN GRUEV”.
•Shqipëtarve te mbiemrat iu hoq prapashtesa VIÇ iu shtua prapashtesa OSKI ,psh.Mbiemri Vejseli-në Vejseloski
•Deri në v.1958/59 nxënësit shqipëtar katër vjeçaren e ndiqnin në shkollën e f.Jagoll Dolenc me mësues Pertef Abaz Therepeli e më pasë vazhdonin tetëvjeçaren në f.Sërbicë në shkollën “LIRIJA”
•Nga viti 1959/1960 edhe tetëvjeçarja në gjuhën shqipe filloi të mësohet në shkollën tonë.
•Mësues të parë për tetëvjeçaren kanë qenë:Nga Popojani (Shukri Iseini dhe Hamza Halili) Nga Sërbica Etem Selimi,Selim Adili, DemirZenku)nga Haranjelli. Ramazan Bajramii e më pas nga Jagolli (Ekrem Miftari,Jonuz Asani,Afmet Mora,Qamil Fejza) etj.
— Drejtor shkolle :Para L.II.B. përgjegjës ishte Vaso nga Sërbia.
Nga viti 1941/44 përgjegjës ishte mësues Pertef Therepeli, nga v.1945/59 përgjegjës ishte për paralelet Maqedone Aleksandar Trajanovski ndërsa për paralelet shqipe përgjegjës ishte mësues Pertef Therepeli.
Nga v.1959/60 atëhera kur fillon të funksionoj tetëvjeçarja deri 1963 Etem Selimi dhe Hamza Alili/
z.Selim Adili, 1963-1967
z.Nexhbudin Ristemi,1967-1985
z.Olloman Ollomani,1985-1998
z.Fadil Jusufi,1998-2009
z.Emri Murati, 2009-2014 dhe
Nga 2014- tani drejtor i shkollës është Ismet Selimi.
Emri i shkollës nga Dame Gruev u shëndrrua në “NAIM FRASHËRI” më v.2004Go
Nga Skrapari Sulo Gozhina