DONI (Donika Hoxha), Madona shqiptare në Gjermani
Arti muzikor i kultivuar në familjen Hoxha, i filluar me para shumë viteve me Doruntinën, po vazhdon me një sukses të jashtëzakonshem me Doniken, vajzen e lindur në vitin 2001 në Munih të Gjermanisë, e cila vijon klasen e 9 – të me suksese të shkëlqyera në Freising të Bavarisë.
E inspiruar nga sukseset e motres së saj në zhanrin e muzikës popullore, Donika me muzikë ka filluar të merret që nga mosha 7 vjecare, por me një zhanër tjetër, në atë modern të kohës.
Të rralla janë rastet, kur një vajzë e re, e panjohur për audiencën deperton aq lartë me një videoklip sic është rasti me Doniken.
Videoklipi i parë i saj “Love Love” me muzikë dhe tekst nga Alandy, e realizuar nga Max Production, e lansuar javë më parë në “tregun” muzikorë ka thyer të gjitha rekordet e talentëve të rinjë shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Brenda një kohe relativisht të shkurtër, kenga “Love Love” e Donikës është bërë hit në “YUTOUBE” dhe rrjetet sociale, ku ndodh që brenda ditës të marr edhe mbi 50 mijë klikime!
Kjo talente e rrallë, me zërin e saj sa të embël po aq karakteristik, nga dëgjuesit dhe fansat e saj është duke u cilësuar edhe si “Madona” shqiptare. Videoklipi i Donikës është bërë i kërkuar nga shumë radio dhe portale, përderisa në telefonin dhe adresën e saj çdo ditë trokasin menaxher të njohur vendor dhe ndërkombëtar.
Kjo është dëshmia më e mirë, se Donika me hapin e parë të saj ka tejkaluar kufijt kombëtar, duke u renditur në vargun e gjatë dhe të pafund të yjeve të muzikës ndërkombëtare.
Donika nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, në të ardhem e afërt do të vazhdojë me projektin e radhës i cili do të jetë një surprizë e këndshme për dëgjuesit e saj. Donika ndjehet e lumtur dhe e privilegjuar që në projektet e saja muzikore e ka mbështetjen e parezervë të familjes-shtytësen kryesore të sukseseve në arenën ndërkombëtare.