Midis qyteteve te Shqiperise dhe bregdetit mahnites , nje vend ze dhe trazhgimnia kulturore ku pa dyshim Berati radhitet si nje qytet me vlera .
Pak dite me pare nje grup i perbere prej dy gazetareve te mirenjohur dhe artistit me fame boterore Saimir Pirgu ishin ne qytetin muze te Beratit. SAIMIR PIRGU ( tenorin shqiptar me famë botërore ) , PAOLO ALEOTTI ( korrespondenti i RAI për shumë vite në New York) dhe PAOLA NESSI ( operatore e RAI, e cila për shumë vite ka punuar me gazetarin e madh Enzio Biagi në realizimin e shumë dokumentareve dhe reportazheve).
Këtë radhë në objektivin e këtyre personazheve të rëndësishëm ishte Berati.
Këtë radhë në objektivin e këtyre personazheve të rëndësishëm ishte Berati.

….Qellimi i vizites se Saimir Pirgu dhe dy operatoreve ( gazetareve ) te njohur italiane ishte filmimi i disa prej pjeseve me te bukura te Shqiperise, bregdetit dhe trashegimise kulturore. Reportazhi do te pergatitet ne nje nje minutazh te shkurter promocional per rreth 6 minuta dhe do te shfaqen anet me te bukura te Shqiperise. Ne kete ide dokumentar qe titullohet ” Docufilm ” Saimir Pirgu udheton ne vendet me te bukura e prezanton Shqiperine dhe vendin tone duke e prezantuar ate publikut Europian , kolegeve dhe te gjithe audiences se ngushte te tij gjate prezantimeve te turneve qe ai kryen ne mbare boten. Docufilm do te shperndahet nga UNITEL (Mynich – Gjermani http:// www.betafilm.com/en/profile-unitel.html) Unitel eshte nje nga lideret boteror te prodhimit dhe shperndarjes se filmave, dokumentareve dhe produktet muzikore dhe videoklipe. Docufilmi i Saimirit prezanton ” Shqiperine e tij ” do të transmetohet nga televizionet me ne ze si ZDF, BBC, 3sAT, Arte, ORF,France 2,RAI,dhe NHK. Do te realizohet nga regjisore dhe kameramane te Rait Paola Nessi dhe Paolo Alrotti. Ne Berat u filmuan sheshi Axhensia me kishen e Shen Dhimitrit dhe Xhamine e Plumbit si simbol i bashkejeteses fetare. Gorica, kisha e Shen Spiridhonit, kisha e Shen Thomait, banesat karakteristike, lagja Mangalem bashke me xhamine e Beqarëve, Teqeja e Helvetive dhe xhamia mbret u perfshine ne fokusin e dokumetarit. Me pas vizituan Kalane ku u perqendruam te kisha e Shen Triadhes, kisha e Shen Vllahernes, Kisha e Shen Todrit, Kisha e Shen Kolllit, Kisha e Kostandinit dhe Helenes, çanaku ( tabja se bashku me pamjet spektakolare qe ofron nga siper mbi lagjen Mangalem, kishen e Shen Mëhillit , uren e Gorices dhe peisazhin fantastik qe ofron natyra e Beratit qe nga Mali Tomorr ne luginen e Osumit, malin Shpirag e natyren perreth kodrave qe rrethojne qytetin. Se fundmi qendruam per tu fokusuar te katedralja e Shen Merise ne Kala ( sot muzeu Onufri ) ku preantuam ikonostasin e punuar mjeshterisht ne dru, ikonat e Onufrit, te Johan Cetirit, te Kostandin Zoografit e te shkolles se Onufrit dhe te birit te tij. Elementet liturgjike dhe vendi ku u gjenden kodiket e famshem te beratit ( Beratinus 1 dhe beratinus 2 ) Eshte e pamundur te permbledhesh ne nje dokumentar te shkurter gjithe vlerat e trashegimise kulturore, arkitekturen dhe bukurite natyrore te Beratit por ne perfundim i kemi vene ne dispozicion miqve tane nje permbledhje te sintetizuar per lagjet historike, monumentet , historikun e beratit mbi arkitekturen dhe urbanistiken.
Eugen Kallfani


