Ne diten boterore te breshkave detare Prof. Dr. Idriz Haxhiu i shoqeruar nga disa nxenes nga shkollat e kryeqytetit kane organizuar nje ekspedite ne Lagunen Patok. Thuajse nje dite feste per biologun Haxhiu i cili nder vite po studion rendesine e gjallesave detare dhe kryesisht dhe breshkave te cilat jane te rrezikuara nga ndotja.Nje dite me pare dhe pikerisht 22 maji eshte dita boterore e biodiversitetit ndersa ne keto dy veprimtari kane munguar perfaqesues nga Ministria e Mjedisit. Sikurse problematikat e mjedisit dhe konkretisht ne zonat bregdetare kane permirsim e duhur ne kete sezon turistik dhe mbrojtja e flores dhe faumes kane arritur sukese te konsidrueshme ndaj dikasteret qe merren pikerisht me zonat bregdetare i mungojne ketij aktiviteti.
Prof. Dr. Idriz Haxhiu prej afro 15 vitesh kane ne mbikqyerje duke monitoruar lagunen e Patokut dhe ne teresi problematikat qe shoqerojne mjedisin nga mbetjet ne grykdershjen e detit Adriatik, nje apel nder vite ne permirsimin dhe mbrojtjen e zonave bregdetare dhe gjallesave.
Ende rezulton ndotje e madhe sidomos ne lagunen e Patokut, nga dedhja e disa lumenjeve, ndersa gjallesat detare jane te rrezikuara nga te tilla ndotje dhe gjuetia pa kriter.
Laguna e Patokut njihet nder zonat me te preferuara turistike te vendit tone, e cila frekuentohet nga numri i larte i turisteve vendas dhe te huaj pergjate tere vitit, ndersa eshte investuar nga individi ne ruajtjen e vlerave turistike.
Sakaq ne vitet e fundit disa gjallesa detare si breshkat gjigande jane shfaqur ne lagune duke rene ne rrjetat e peshkatareve, duke u njohur si zone nga prania e gjallesave detare. Biologu Idriz Haxhia serish apelon per investime ne zhvillimin dhe ruajtjen e gjallesave detare si vlere e çmuar, sikurse ne pritshmerite e zhvillimit te turizmit.


