Sot është përuruar Hidrocentrali “Albaniku III” në fshatin Selac te Shalës së Bajgores nga investitorët:
Gani Nuha, Bekim Shyti, Trim Ibrahimi, dikur pjestar të UÇK dhe sot përsëri nuk reshtin qe ti vijnë në ndihmë bashkqytetarëve të vet. Vazhdimi i punës dhe suksesit të shumë bashkluftëtarve që në kohë të luftës ishin pranë ushtris çlirimtare tash vazhdojnë me projekte gjigande në Kosovë. Investimi gjigant i kryer prej këtyre djemve ish luftëtar ofron 4.3 mega vat me një shtrimje të rrjetit prej 8.3 kilometra dhe ndërkohe ndihmon sadopak ne uljen e papunsisë në këtë trevë. Kryeinvestitori i ndërmarrjes Gani Nuhiu në përurimin e kësaj vepre hidrocentralit “Albaniku III”, tha se: ndihet i nderuar me prezantu projektin e tij.
“Kam nderin të prezantoj një punë që është bërë me shumë mund dhe me shumë sakrificë”. Përfundimi me sukses i këtij investimi kërkoi edhe hapjen e një segmenti të ri rrugor çka e rriti koston e investimit, por ndërkoh edhe segmenti rrugore do ti vijë në ndihmë edhe kësaj zone e cila ka edhe nevoja të tjera por që dalngadalë dhe me faza do të zhvillohet tashmë që jemi të lirë. Ju e patë që na kemi hapur 18 km rrugë, edhe këto ishin me shumë mundime, por gjithë kjo u bë me punën e gjithë punëtorëve”, ka thënë ai.
Ai shtoi se ky hidrocentral u financua edhe nga Diaspora. “Ky projekt me 4.3 megavat nuk është shumë por nuk është edhe pak, kur dimë që Kosova ka nevojë për këto investime. Albaniku III është instalu dhe kemi shti rrjetin 8.3 km dhe lidhemi me gjigantin tonë kur dikur mburreshim me të me Trepçën tonë”, përfundoi fjalimin e tije Z.Nuhiu. Gjithsesi ka vijuar mëtej folësi ne nuk do të mjaftohemi me kaq pasi investime të tjera do të kryejm për ta bërë jetën në Kosovë me të lumtur e të begatë. Në këtë ceremoni ishin shumë të ftuar banorë të zonës dhe perfaqësues të istitucioneve. Pat shumë personalitet si Krytari i Kuvendit Kadri Veseli, Deputet të Kosoves , Oda Ekonomike e Kosovës e shumë pjesmarrës që patën kënaqësi te jenë pjeseë e përurimit të Hidrocentralit ALBANIKUT i cili ofron 4.3 megavat me një shtrimje të rrjetit prej 8.3 kilometra. Ky investim do të përmirsojë në mënyrë të ndjeshme furnizimin me rrymë elektrike të kësaj treve e më gjërë, deri edhe ne Trepçen tone. Përfaqësues të mërgatës kanë uruar për punën e bërë, dhe ndërkohë i kanë uruar suksese investitorëve dhe realizim të objektivave të tyre për zhvillimin e Kosovës … Shkruar nga Sami Fejza

