Ende presidenti i skuadrës së futbollit të Mamurrasit Ded Ndreca në këtë vit nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat në mbarvajtjen e ekipit të tij. Ndërsa ai ka qëndruar gjithnjë pranë ekipit për t’u interesuar në çdo detaj, ndonëse ai ka qëndruar skeptik në deklaratat në shtyp. Në këtë javë Ded Ndreca ka preferuar të komentojë për atë çka ai ka arritur gjatë këtyre viteve si në futboll ashtu dhe në karierën e tij në administratë.
Ded Ndreca ka qëndruar në krye të bashkisë së Mamurrasit në një mandat katër vjeçar, njëkohësisht ndërtoj dhe futbollin e këtij qyteti të harruar nga dekata me rradhë. Si qytetari numër një i Mamurrasit arriti të investojë në disa fusha duke i dhënë ndryshime rrënjësore ish-qytetit bujqësor të Mamurrasit me investime në infrastrukturë, duke sjellë ndryshime në zhvillimin e qytetit. Ajo çfar i ka dhënë gjallëri artit, kulturës dhe më së shumti sportit krijimi i futbollit në këtë qytet të vogël sportdashës.
Për qytetarët mamurrzakë dhe jo vetëm personazhi Ded Ndreca njeriu i tyre është bërë mjaft i dashur, duke u ardhur në ndihmë shtresës së varfër përpos detyrave si drejtues, por dhe si bashkqytetar. Ndreca vijon sërish një tjetër detyrë si drejtues institucioni, ndërsa gjen kohën e duhur të përkushtohet për futbollin. Gjatë kohës së punës së tij në administratë i përkushtohet detyrës me mjaft korrektësi, madje rezultatet si drejtues institucioni janë evidente. Gjatë orarit të kohës së punës ka tjetër regjim që nuk rezervon kohën e duhur për të debatuar për sportin si pasion i tij, ndërsa kur ai mbaron orarin zyrtar i përkushtohet miqve dhe sportit të futbollit deri në orët e vona të natës.
Ded Ndrecën e duan të gjithë si njeriu i dashur dhe i duhur në Mamurras për gjithçka ka dhënë nga një periudhë disa vjeçare, dhe vijon të kontribuojë për njerëzit e qytetit të Mamurrasit, “Qytet i Mimozave” sikurse ka pagëzuar disa vite më parë dhe skuadrën e futbollit.
Në këtë sezon futbollistik duket se rezultatet nuk kanë kënaqur aq sa duhet presidentin dhe tifozët, por ai ka menduar të dhurojë emocione në pjesën e dytë të këtij kampionati duke sjellë pranë ekipit disa lojtarë të njohur, ndaj ai siguron banorët e qytetit të tij, se futbolli i Mamurrasit pritet në rritje, duke synuar elitwn.
Mesazhi i tij është ” Si banor i juaj do të investoj jo vetëm për futbollin, por dhe në infrastrukturë dhe zhvillimin e këtij qyteti”. Qytetarwt e Mamurrasit do të prekin investimet nga disa projekte nga iniciativa e Ded Ndrecës sikurse zhvillimet e mëdha në sportin e futbollit. Ky është mesazhi detikuar banorëve të qytetit të Mamurrasit nga Ded Ndreca, komunitet që e duan njeriun e tyre.