ÇOJENI PLAKUN E MADH TEK QOSHJA E VOGËL!… Simon Vrusho

ÇOJENI PLAKUN E MADH TEK QOSHJA E VOGËL!…

-Babë Dudë Karbunara – një gur i rëndë që Berati ka vendosur në themelet e shkollës shqipe dhe në Pavarësinë e Shqipërisë.

-Në dimrin e vitit 1937 inaugurohet busti i tij, vepër e skulptorit Dhimitër Çani, bust që vendoset në një cep kyç, në majën e një shigjeteje lulishteje në qendër, atje ku dikur u mësonte të tjerëve shqipen, një mikromjedis i rrethur me kangjella e ligustra, por edhe me diell, me dritë shullëri, gjë kjo që ndodhi 80 vjet më parë, por 40 vjet më parë atë e shpërngulin prej andej e ku nuk e çuan, sa andej-këndej, si njeri pa njeri, por nuk e rikthejnë atje ku i takon, atje ku vendi emërtohet “Tek Babë Duda”, se gjoja interferon me statuja të tjera… Plaku nuk interferon, plaku nderon, prandaj duhet nderuar. Kokëmish, kthejeni Babë Dudën, çojeni Plakun e Madh tek qoshja e vogël apo qosheja që i takon, vendosini ligustra në sfond dhe ai me askënd, statujë apo njeri, madje as me ju nuk interferon…

Fotografia e Simon Vrusho
Fotografia e Simon Vrusho
Fotografia e Simon Vrusho