Ç’JU BËRI MALI O DJALË.
Thëllëza hipur mbi gurë,
Nuk po këndon është e sëmurë,
Shikon malin mbi paleta…
I prerë e i bërë feta…
ç’të bëri mali o djalë?
Mali jon është mal i rrallë.
Ti vet shkon e kthehesh prapë,
Mali ngelet refugjatë.
Refugjat e nëpër botë
po e çove nuk vjen më dotë,
Perëndia e dhuroi,
Shqipërin ta zbukuroje.
Te na kënaqi me bukurinë,
Për mbi pemë zoqtë të rrinë,
Dhe thëllëza të këndoje,
Për mbi mal vezët të lësho
Lere malin monopatin,
Bej nje rrug te geyosh fshatin,
Mbaj relikat shqipetare
Se je bir ne ato male. 
Veron Hoxhaj

