
CAS-i ka publikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm vendimin duke i dhënë fitoren 3 – 0 në tavolinë Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përshëndetur këtë vendim me anë të një postimi në profilin tij në “Twtter”. “Supeeeer! Ja ç’domethënë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren kuqezi në Beograd!!! #ForcaShqiperia”, ka shkruar Rama.
Nderkoh nga ana e kryeministrit Serb ka pasur nervozizem duke e qajtur te padrejte vendimin e CAS … Vucic eshte shprehur ne faqen e vete se do te fitojn ne ndeshjen e kthimit ..
Pasi e rregulloi renditjen tabelore të Grupi I, UEFA ka publikuar një njoftim pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS).
UEFA i përkulet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.
Shtëpia e futbollit europian ka publikuar një njoftim në lidhje me vendimin e CAS-it, e cila ndeshjen e ndërpresë mes Serbisë dhe Shqipërisë e regkystroi me rezultat zyrtarë 0:3. “Dueli në Beograd më 14 korrik 2014 u ndërpre dhe Komisioni Disiplinor i UEFA-s e kishte vendosur me rezultat 3:0 për Serbinë, por që u penalizua me tri pikë”, thuhet në fillim të njoftimit, shkruan “Lajmi.net”. “Organi i Apelit në UEFA e konfirmoi vendimin më 3 dhjetor 2014. Por, Gjykata e Arbitrazhit për Sport më 10 korrik 2014 e shfuqizoi atë, duke ia dhuruar Shqipërisë fitoren me rezultat 2:9 që i ka ngritur ata në pozitën e dytë në Grupin I me 10 pikë”.