Butrinti para 80 vjetesh ne shenimet e Sotir Koleas… Autore : Nini Haxhistasa Mano

Sotir_Kolea,_Albanian_RilindasButrinti para 80 vjetesh ne shenimet e Sotir Koleas Mozaiku ne Butrint
Nuk ishte rastesi qe Kryeministri Ahmet Zogu e zgjodhi Sotir Kolean ne janar 1928, drejtor te Muzeut dhe Bibliotekes Kombetare, pas propozimit te Mit‘hat Frasherit, mik i vjeter i Koleas, qe njihte perkushtimin si patriot dhe publicist i madh i çeshtjes kombetare, por dhe ndershmerine, skrupulozitetin, pasionin e studiuesit te palodhur. Dhe kjo zgjedhje nuk zhgenjeu njeri. Brenda fare pak viteve, Kolea ia doli te ngreje Muzeun Kombetar dhe te vendoste bazat e para shkencore, rregullat per menaxhimin e kultures shqiptare ne Muze dhe ne Biblioteken Kombetare.
“Punerat e Muzeut”, siç i quan Kolea, i bente te njohura pas udhetimeve te shumta ne çdo cep, ku zbuloheshin sende te vjetra. Gjithçka gjendet sot ne raporte te hollesishme per ministrin e Arsimit, shkruar me shqipen e vjeter te para Kongresit te Manastirit. Vendosjet e rregullave ne çdo zbulim, kerkim, apo ruajtje objektesh muzeale, Kolea ia doli t‘i “murose” ne ligje te veçanta. Ne Arkivin Qendror te Shtetit pergjate viteve 1928-1937, gjendet i gjithe aktiviteti per Muzeun, pasurimin, mbrojtjen nga shteti per zbulimet e pasurive te fshehura ne shekuj, kudo ku dilnin, qofte rastesisht ne Butrint, Lezhe, Apoloni, Bicaj, Kruje, Shkoder, Berat, bashke me historiket e qyteteve antike te Shqiperise, etj., te shkruara nga Kolea vete.
80 vjet me pare, ndersa nuk njihej thuajse aspak prej shqiptareve, Butrinti arkeologjik vizitohej rregullisht nga turiste te huaj, qe mberrinin me anije nga Korfuzi. Shenimet e para te asaj kohe per Butrintin, ne nje raport per ministrin e Arsimit, i sjell Sotir Kolea, drejtori i Muzeut dhe Bibliotekes Kombetare, i cili kerkon ne menyre urgjente, ndertimin e rruges Sarande-Butrint: “…Qe sot, ndonese zeri i germimeve nuk eshte perhapur, te vetmit qe e kujtojne jane llukantaret (varkaxhinjte) e Korfuzit per te terhequr vozitesit (turistet) e huaj. Shetitare te shumte vijne dy-tri here nde jave per te pare çudite e zbuluara. Gjithe keta vozitene me ane te Korfuzit, sepse nga Saranda nuk ka rruge, as lehtesira per te vajturit me ane te detit… Fitimet qe do te vijne nga kjo rruge mund te jene shume, ndofta te tilla, sa qe te shlyejne per se shpejti, ate çfare do te paguhet per te…”.
Ne raportin me date 22 qershor, 1930 Kolea pershkruan rrugetimin aventuresk per ne Butrint, situaten, problemet e mbijeteses se zbulimeve arkeologjike dhe jeteses. Mbi gjithçka, merakun e madh qe çdo zbulim arkeologjik, jo vetem qe duhej ruajtur, por sidomos, nuk duhej lejuar qe te ikte matane kufirit shqiptar. Me tej, nje vizion i qarte per zhvillimin dhe kthimin e Butrintit ne qender te vizitueshme nga te huajt, zhvillim te qarte ekonomik te fshatrave perreth.
“U nisem ne 17 te muajit nga Porti i Durresit, pasi ate dite kishte udhetim per ne Sarande me i aferti vapor. Harritme ne 18 te muajit heret ne Sarande, gjetem volijen e mbare te nje benzinate te shoqerise DELE, qe ishte ne te nisur per ne Tivar dhe me kete menyre, arritem po ate dite nde gryke te lumit, qe eshte sot e vetmja rruge per te shkuar ne vendin e germimeve ne Butrint. Ne date 19, me te rreshtur pak shiu, ne mengjes heret, u nisem bashke me dy ushtare nga ana e malit dhe pas nje cope here me afte te gjate, arritem ne keshtjellen e hershme ne maje te te ciles, ku ka ngrehur tendat z. Ugolini me shoket e vet”, shkruan Kolea ne raport.
Me tej, rreshton zbulimet e bera deri ate kohe: “… Zoti Ugolini thote se u muar me shume me: 1- te qeruar nje tempull te Zonjave (Nimfat) ku jane gjeture 2 statuja (njera e Bakut e tjetra e Apolonit); 2- me te perterijture pjesen e cenuar te mozaikes se madhe te pantejese (Pantheum), pune per te cilen ka prure prej Italie 3 punetore te sterviture te Muzejes se Romes; 3- me te shtruare te rruges qe ka hapur buze lumit gjer nde maje te keshtjellese; 4- me te kamature pjesat e ndertesave te hershme, qe jane nde rrezik te shemburi”. Nder zbulimet, Kolea permend statujat me te bukura te gjetura ne Butrint. “…Perveç teathres me tempullin e Shkelepit (Esculape), banjes se madhe edhe Pantejes, jane per te shenuar tempulli i Zonjave (Nimfeja), Porta e madhe (Porta e mengjer), Porta e Luanit, dhe Kaut ende e pa çliruare nga dherat qe e mbulojne, dy tempuj te hersheme, te kthyer nde kishera krishterimi nde kohen e Bizantit, nje sterne brenda nde shkemb, e cila buron nga tri birra uje te squfurt, qe mund te kete rendesi fort teper te madhe per diturine e mitofologjise, mbasi mund te merret si nje pergjigje shembere e perralles se qartes se Urides (Minerves), dhe Bushit (Neptunit), per zoterimin e Athinese.. Sidoqofte, zbulimet e bere deri sot, jane teper te shenuara edhe nga bukuria dhe mjeshteria e punimit, por edhe nga fati i mire qe i ruajti krejt, ose fare pak te cenuara”.
Per punen qe ben Ugolini, te rendesishme mbeten punimet e dyta: “Vargu i dyte i punimeve do te nise ne fund te gushtit dhe do te zgjase gjer ne fund te Vjeshtes se pare, ne mos pengofte moti. Ne keto punime te dyta, ka qellim qe te zbuloje krejt pjesen e dyte te theatrit te çuditshem dhe te begate qe ka qitur nde drite..”.
Por per Kolean, me vlere jane edhe zbulimet e varreve antike, ku gjenden objekte me vlere, eshtra, te cilat nese analizohen, percaktojne kohen qe kur Butrinti ishte qytet me gjalleri dhe jete. “…Sipas fjales se Ugolinit, simvjet nuk u çelen shume varre te hershme perveç atyre qe u ndodhen gjate rruges se permendure me siper. Nde keto varre, jane gjetur poçarina dhe vogelina te tjera, per te cilat, z. Ugolini thote se nuk kane vleje te shenuare, ndaj nuk ka vene dore mbi varre tjere qe kane mbetur pa u çele andej-kendej rruges. Vogelijat e gjeture nde varre te çelure, z.Ugolini i ka mbledhure nde arka me kashte te mbyllura dhe vulosura…”.
Kolea me dyshim flet per eshtra (qe i quan “rrashta”) te vjetra te gjetura ne disa varre, pasi nje pjese prej tyre, Ugolini i ka derguar pa u ndjere ne Itali!!. “..I beme fjale per rrashta kreresh (eshtra) qe gjan me domeos te kete gjeture nde varret. Mbi kete pike, mesuem prej tij, se gjeti disa rrashta me nga nje veth te ramete, o verige rami (hekur), te vene nga ana e mengjeret. Nga ana e djathte nuk u gjet gje, (prove se ishin varre meshkujsh). Nder te tjera, gjeti nje rrashte me ovullen per Lunderen e Kurundit te ngulura nder dhembe, gje qe fort rralle eshte gjendure deri sot. Mbi kete, treguam gezimin dhe shpresen se Muzeja jone ka per te pasure keshtu nje lende te aferte per shqyrtime kranioskopike dhe mesuame, se m‘u per kete qellim, i paska derguar nde Rome disa rrashta!!!”, shkruan me dyshim Kolea.
Ne vitet ‘30, kujdesi i shtetit per zonat arkeologjike ishte aq i vogel, sa mund te sillte efekte te padeshirueshme, çka duket nga pershkrimi qe Kolea ben per germimet e bera, bashke me sugjerimet: “… Germimet qe ben z. Ugolini duhen vezhguare nga afer. Nje i derguar i ministrise duhet te ndodhet nde vend qe diten e te nisur te punimeve, gjer ne te mbyllurit te çdo viti. Çdo vogelsire qe mund te zhduket lehte, duhet te merret me shenim me te dalur nde drite nga toka dhe duhet vene ne ruajtje te nje poste te ushtrise, qe ka disipline, vetem urdherin… Çdo menyre tjeter te vepruari, nuk ka per te mbushur te plote qellimin e sigurimit te sendeve te zbuluara…”.
Kolea eshte i ndergjegjshem se per realizimin e kesaj pune, nevojiten investime jo te vogla. “…Vendi perreth eshte i shkrete, as katund, as shtepi, as kasolle, as rruge nuk ka. Katundi me i afert eshte 4 here larg dhe vetem me kembe, e veshtire te kalosh mes ferrave dhe drizave qe kane mbytur malin… Te mos kishte qene kasolle e shoqerise DELE dhe perfaqesia e saj, qe na u ndodh me buke e vend per te fjetur, do te qeme shternguar t‘i bijeme nde kembe Dergates se huaj, pune as e pelqyer dhe as gjan se behet. Uje per te pire nuk ka, ushqime, perveç peshkut, aspak. Aty dhe buka sillet nga Saranda me det, o domeos nga Korfuzi, sado here qe t‘i bjere volija, sepse edhe te levizurit me det, nuk eshte i rendomte dhe i lehte nga shkaku i fortunave. Po dhe keshtu, nuk mund te merren sende ushqimi me shumice, se nga lageshtira e madhe e ajrit, ato myken e qelben. Duhet pra, pike se pari, te ngrehen ndertesa per te ndenjur i derguari i ministrise, per te strehuar postin e ushtrise dhe per te vluar (ruajtur) sendet qe do te dorezohen per kete qellim. Ndenjtja e te derguarit te qeverise gjan te jete e pajuare me gjithe sa duhen per te fjetur, per t‘u mbrojtur nga mjegullat, mishkonjat, cfurqet, neperkat e shumta, qe u kane kallur daten njerezve te tyre. Duhet dhe me, te renditen sendet per te ruajtur ushqimet dhe per te gatitur te ngrenate. Vetem per te prure ujin per te pire, duhet nje sherbese e posaçme. Ne mos u bene keto, as detyren nuk mund ta kryeje, por dhe as te rroje, qofte per dy dite kush, nde ate vend te shkrete dhe te vetmuare…”.
Skrupuloz, kerkues dhe mbi te gjitha, mbrojtes i pasurive te vendit, Kolea nen okelion “Çfare duhet bere tjeter”, mes te tjerave, pershkruan edhe kushtet e punes per Ugolinin, pasi ka verejtur kalimin e disa objekteve pertej kufirit: “…Perveç ketyre, i duhet bere e qarte zotit Ugolini te mos nise pasketaj punimet pa lajmeruare me kohe ministrine. Sa per punimet qe ben, raportet duhen percjelle ne ministri per sendet e zbuluara. Kjo detyre nuk eshte mbushur gjer mbe sot nga sa dime, ose raportet jane endur, por per te tjere…Edhe per te mbarturit e sendeve…ngjan te ndryshohet menyra e veprimit. Me keto te mbartura, duhet te ngarkohet posta e ushtrise, qe me t‘i shenuar nje nga nje, t‘i percjelle me roje gjer ne Dogane te Durresit. Por dhe kjo dogane, te mos t‘i leshonje nde dore te askujt, siç beri vjet me dy arka te peshuara dhe te vulosura nga dogana e Sarandes, dhe te derguara ne emer te Ministrise se Arsimit…”.
Megjithate, ai di te njohe dhe vleresoje punen e bere nga Ugolini ne kete zone arkeologjike: “…Duhet njohur sherbesa qe zoti Ugolini ka bere per arkeologjine dhe se bashku edhe per Shqiperine, me zbulimin e qytetit te Butrinti, i cili, kur te perhapet buja nde bote, ka per te qene nje vend vizitash te medha te huajsh dhe te dituresh, sepse jane te pakte viset qe mund te rrefejne renime kaq te bukura dhe aq te pacenuara. ..Kjo buje ka per te ushtruar kur te zbulohet lema e tere e qytetit dhe e keshtjelles, pune qe do kohe te gjate…”
Ne vizionin e Koleas, urgjente mbetet ndertimi i rruges Sarande- Butrint: “…nevoja me e madhe, qe duhet te perballohet sa me shpejt, eshte te shtruarit e rruges Sarande-Butrint. …Fitimet qe do te vijne nga kjo rruge mund te jene shume, ndofta te tille, qe te shlyejne per se shpejti çfare do te paguhet per te…Te huajt qe vijene veres per te pare renimet e Vithrinese dhe dimrit per te gjuajture, do te shtohen dhe do te kene te zbresin nde Sarande meqe sot vene me ane te Korfuzit, pa shkelur ne token e Shqiperise…”. Per te merr rendesi edhe ringjallja ekonomike e fshatrave perreth nga ky aktivitet. “…Nje fitim edhe me i madh mund te jete te ngjallurit e te 15 katundeve qe paskan qene selitur nde ate rreth gjer sot e ndonje qind vjet me pare dhe nga nuk ka mbetur as nje kasolle. Tokat e tyre (vreshta, ullinj, yrte, etj.), perdoren gjer tashti per kullota dimri, por dhe keto do te zhduken per se afermi, sepse askush nuk u jep as dy vjet jete, se i ka mbyture ferra dhe driza…”.
Cili ishte Sotir Kolea?
Beratasi Sotir Kola (1872-1945) mbetet nje nga figurat komplekse per kontributin ne shume fusha, si nje patriot ne berjen e shtetit te pare, ne politike, diplomaci, kulture, publicistike, shkencat linguistike, kulturen popullore.
Aktiviteti i tij i shumanshem u zhvillua mes viteve 1890-1945, kur mbylli syte. Ne vitet 1890-1912 jep ndihmen per bashkimin e shoqatave te emigracionit per pavaresine, merr drejtimin e tyre. Ne periudhen 1912-1920 perfshihet ne politiken diplomatike shqiptare dhe si publicist ne gazetat e shumta si “L‘Albanie”, te huaja, etj., ku trajton çeshtjet kombetare. Ndersa ne vitet 1928-1945 kontribuon ne zhvillimin e kultures kombetare, leksikografi, folklor, shkencat e natyres, etj. Per 10 vjet, 1928-1937, drejtoi Biblioteken dhe Muzeun Kombetar, ndersa ne shuarje te jetes, nen kujdesin e Lef Nosit, boton te parin liber me proverba “Proverba” ne vjeshte te 44-s, i pari botim i ketij lloji ne Shqiperi. Mbetet nder emrat qe kujtohet per historine e zhvillimit politik te vendit, por edhe si kontribuues i vlerave te veçanta ne zhvillimin e disiplinave te ndryshme shkencore, gjuhesore, kulturore, publicistike.