BJESHKET E FSHATIT TIM
Ne bjeshket e fshatit tim,
ku bari ne maji gjere ne gju shkone,
flladi faqet t’i rreh me gezim,
lepuri ne sy cakerrqejf t’shikon.
Ne bjeshket e fshatit tim,
bletet nder lule zukasin panda,
livadhet e gjera mbuluar me blerim,
i ftojne bagetite ne mera.
Ne vjesht kur barin kane kositur bagetite,
kuajte revanshem fluturojne ne troke,
te rinjte guximshem kalerojne pa frike,
here mbi ta e here prekin ne toke.
Mbremjeve ndrine nje zjarr flake e prush,
Era e qengjit qe piqet t’i cane hundet;
Nje kenge dashurie kendon dikush.
Melodi e nje fyelli ne ajer perkundet.
Ne qiell yjet ndricojne gaca zjarri
ndersa hena te fton ne meditim;
per keto qe thura fort me ka marre malli,
Me fton nga hera bjeshke e vendit tim.
29 prill 2017