“Bijte e Shqipes” triumfojne edhe ne New York. Orgest Skana fiton medalje ari.

“Bijte e Shqipes” triumfojne edhe ne New York
Sportisti shqiptar nderohet me medalje Ari ne New York International Open, ne sportin olimpik te Taekwondo!
Interviste me mjeshtrin nderkombetar Fatmir Bardhoci, president i Shoqates “Bijte e Shqipes”, Drejtor ne departamentin e marrdhenjeve nderkombetare ne Federaten e shtetit te New Yorkut.
I nderuar mjeshter Bardhoci,
Ne faqen tuaj te Facebookut, morem informacion per nje aktivitet nderkombetar qe u zhvillua ne New York, me date 13 Nentor ne te cilin nje sportist shqiptar u shpall kampion dhe u nderua me medalje te arte.
C’mund te na thoni ne lidhje me kete sukses?
Po, eshte e vertete!
Dje perfundoi me sukses Kampionati nderkombetar i 30-te i quajtur New York State Guvernor’s Cup.
Ne kete aktivitet moren pjese afersisht 500 sportiste te kategorive te ndryshme, nga femije te moshave 6 vjecare deri te rritur, te moshave deri 50 vjec, ne disiplinat: Sparring( ndeshje), Poomsae( ushtrime me kundershtar te imagjinuar), Demostrime ne grup dhe individuale si dhe demostrime me teknika vetembrojtese.
kampjoni-orgestNe kete aktivitet mori pjese edhe nje sportist i ardhur se fundmi nga Shqiperia, Orgest Skana, brez i zi 1 Dan, i cili garoi ne disiplinen, Sparring- Ndeshje ne kategorine World Class -51 Kg per breza te zinj dhe u shpall kampion ne kete kategori duke merituar medalje te arte.      Du ate theksoj per lexuesit se sporti Olimpik i Taekwondo eshte nje sport me nje konkurrence shume te forte ngaqe eshte sporti me popullor nder artet marciale dhe qe te shpallesh kampion ne nje kategori eshte arritje shume e madhe.
Te shpallesh kampion ne New York eshte nje prestigj akoma me i madh kur shikon se ketu jane mjeshtrat me te mire te botes dhe kane stervitur sportistet me te mire ne bote.
Nga keta mjeshtra kane dale kampione te Amerikes dhe disa here kampione olimpik. Kjo fitore e Orgestit sot ishte nje prestig per Taekwondone shqiptare dhe nje kurajo per te gjithe ata sportiste qe sterviten ne Shqiperi. Dua te theksoj qe Shqiperia ka shume talente, te cilet jane stolisur me medalje te rendesishme nderkombetare keto vitet e fundit, por per arsye financiare dhe mungese te seriozitetit te organeve drejtuese te sportit ne Ministri dhe Komitetin Olimpik, ata nuk kane mundur te perfaqesojne Shqiperine ne aktivitete zyrtare.
Ne shume raste, sportistet perfaqesojne Shqiperine individualisht, me te ardhura personale, pa asnje ndihme nga shteti. Ky eshte nje tregues i mire persa i perket deshires, sakrifices dhe vullnetit per te perfaqesuar Shqiperine por problem eshte se, ata qe jane me te miret, kampionet e vertete nuk i kane mundesite financiare, keshtu qe drejtuesit e Federates jane te detyruar ta lene ne deshiren e sportisteve se kush te mundet, te shkoje te marre pjese. Pjesemarrja e jo me te mireve ka cuar deri aty ku disa sportiste te pakualifikuar kane marre pjese dhe kane rene Knockout duke rrezikuar edhe jeten e tyre edhe pse e kane ditur qe sporti i Taekwondo eshte nje sport olimpik fullcontact.
Kjo gje eshte nje fenomen negativ dhe demton imazhin e Shqiperise, nderkohe qe kemi sportiste te cilet mund t’ja ngrejne imazhin.

A ka Shqiperia sportiste cilesore, me te mire dhe me te spikatur sesa Orgesti qe u shpall kampion dje?

Sigurisht qe ka patur, ka dhe gjithmone do te kete!
Po ju kujtoj disa emra dhe ngjarje te cilat kane lene gjurme ne historine e arteve marciale ne Shqiperi por edhe ne bote.
Ne vitin 1997, Bledar Barmeta, njeri nga 30 sportistet qe kishte Shqiperia ne ate kohe, pas nje stervitje intensive tek “Bijte e Shqipes”Durres, per vetem 1.5 vjet, mori pjese ne kampionatin Evropian ne Greqi, dhe perfaqesoi Shqiperine per here te pare ne nje Event Evropian. Ai arriti te skualifikoje Rusine qe ne ate kohe kishte afer 1 miljone sportiste, dhe barazoi me Belgjiken pas demtimit te tij.
Pas, riformatimit te federates shqiptare ne 2010, ku une mora drejtimin si President i saj me vetem 20 sportiste, arritem ta ngreme deri ne afer 2000 sportiste ne kete kohe.
Gjate kesaj kohe, sportistet shqiptare kane fituar me dhjetra medalje nderkombetare, Ballkanike dhe Evropiane.
Amanta Kosova,”Bijte e Shqipes” fituesja e dhjetera medaljeve nderkombetare u shpall vendi I trete ne Evropian ne
2013, mundi Kampionen e Greqise ne Durres dhe Medalisten e Argjendit ne Kampionatin Boteror per te reja. Jonad
Kosova vellai i saj, qe ne moshen 10 Vjecare u shpall kampion ne Kampionatin Italian, vend i dyte ne Lojerat
Olimpike te shteteve te Adriatikut ne 2013, mundi Kampionin e Ballkanit per te rinj ne Durres.
Eshte fatkeqesi qe keta talente nuk arrijne dot te marrin pjese e aktivitete te rendesishme nderkombetare per arsye
ekonomike dhe ne shume raste vete Ministria, KOKSH dhe drejtuesit e paafte te emeruar politikisht ne federate, i
pengojne per te marre pjese.
Shume raste ka patur, ku sportistet me te mire shqiptare jane larguar nga Shqiperia dhe sot perfaqesojne
shtete te ndryshme.Si e komentoni kete fenomen?

Sigurisht qe ndjej keqardhje per atdheun tim qe nuk merr vleresimin qe meriton ne panairet nderkombetare sepse nje
aktivitet sportiv une e shikoj si nje panair vlerash, cilesish, karakteri dhe vyrtyti qe c’do komb sjell per te reklamuar.
Pjese e ketij eksodi jam edhe une. Asnje sportist, i cili e ka ndjere qofte edhe njehere peshen e himnit dhe te flamurit
kombetar ne aktivitete nderkombetare, nuk largohet me deshire nga vendi i tij. Te largohet dhe te perfaqesoje nje
shtet tjeter shumekush e quan tradheti, Por une e shikoj totalisht ndryshe!
Imagjinoni nje fshatar shqiptar qe prodhon domatet me te mira ne bote.
Te gjitha parate i ka konsumuar per ti rritur domatet.
Ti shese ne tregun e fshatit nuk ja blen njeri. Ti dergoje ne qytet I nxjerr 5 leke por nuk mbijeton dot me ato te
ardhura.

Ka dy rruge: ose ti lere te kalben ose tja jape nje manaxheri qe i shet ne nje treg me te pasur ku ai do te
mburret se jane domate nga Shqiperia.
Me kete shembull dua te tregoj qe panvaresisht se ku jetojne sportistet shqiptare, panvaresisht se ke perfaqesojne ata
ndjehen dhe mburren se jane shqiptare, Nese ata neser do te shpallen kampione olimpike, e gjith bota e merr vesh qe
vjen nga Shqiperia por perfaqeson nje x shtet.Si do ishte me mire: te rrinte ne Shqiperi si nje hekur i ndryshkur pa vlere, si nje domate e kalbur apo te shkelqente
ne majat e olimpikut?
Fundja kjo nuk eshte deshira e tij dhe as faji i tij por i atyre drejtuesve qe e kane per detyre te gjejne rruget dhe
mjetet e duhura per ti joshur sportistet qe te rrine ne Shqiperi duke i simuluar me politika te vecanta monetare.
Ndersa ata qe i paragjykojne sportistet e emigruar, bejne mire te shikojne pasqyren dhe aty do te gjejne fajtorin e
eksodit te trurit shqiptar. Ai qe shikoni ne pasqyre e ka fajin per eksodin e miljona shqiptareve neper bote, nder ta
edhe sportistet edhe prefesoret, doktoret sepse ai qe shikon ne pasqyre, ka shitur voten, per nje kriminel per nje te
paafte per nje te korruptuar qe te drejtoje dhe te marre me qafe fatin e disa miljonave te tjere brenda dhe jashte
vendit.

bardhociSi ne te gjitha sportet e tjera, tashme Kosova do te perfaqesohet edhe ne sportin Olimpik te Taekwondo ne
aktivitete nderkombetare. Si e shikoni perfaqesimin e nje shteti tjeter shqiptar, Kosoves krahas sportisteve te
Shqiperise?

Pergjigen e kesaj pyetjeje dua ta lidh me rrenjen e fjales Atdhetar- nje njeri qe e don dhe punon per te miren e
atdheut te tij. Sot, te jesh Atdhetar quhesh si nje njeri me mentalitet te vjeteruar, i paqyteteruar, nganjehere edhe
ekstremist, shkurt nje njeri qe i ka ngelur ora…!
Atdhe ne Greqisht perkthehet Patridha nga ku rrjedh dhe fjala Patriot.
Atdheu i shqiptareve eshte aty ku flitet Shqip sot dhe me mijera vjet. Ne jemi edukuar brez pas brezi qe atdheu jone
eshte qe nga Preveza dhe deri ne Medvegje e Bujanovc, qe nga Kotori dhe deri ne Kostur e Follorine.
Ate qe po ndodh me Kosoven, une si nje Atdhedashes, apo Patriot apo Nacionalist, e shikoj si nje krim Kombetar i
mireplanifikuar me efekt afatgjate. Ate qe smunden te na e marrin me lufte po mundohen te na e marrin ne paqe me
politike te blerjeve te disa politikaneve me karakter te dobet dhe deri diku ja kane arritur qellimit.
Shqiptaret i kane ndare gjithmone krahinat ne baze te zakoneve, dialekteve dhe traditave por kurre nuk kane
pretenduar per perkatesi te ndryshme etnike kombetare.

Ne kemi krahinat e Camerise, krahina e Dibres, Krahina e
Hasit, Krahina e Devollit, e Mallakastres, e Laberise ashtu sic kemi dhe krahinen e Kosoves. Atyre te laberise u
therrasim Lab, atyre te Hasit, Hasjan, te Camerise Cam, te Kosoves Kosovar, por kjo sdo te thote qe ata jane
kombesi Labe, Came, Hasjane, Kosovare etj.
Procesi i shpalljes se Kosoves si Republike me vehete ishte nje arritje e madhe por me qellimin e vetem qe ti
bashkangjitet Shqiperise si femija nenes. Politikanet tane ne te dyja krahet nuk e duan bashkimin, sepse te ndare ata
fitojne me shume, vjedhin me shume qytetaret e tyre. Kjo eshte nje marreveshje mes te gjitha forcave politike.
Perfaqesimi i Kosoves perderisa eshte shtet me vehte eshte normale qe duhet te behet por me nje kusht shume llogjik
Jeni perfaqesues te Republikes se Kosoves, jo perfaqesues te kombetares se Kosoves. Nuk mund te kete nje Komb
me dy kombetare.Nuk egziston nje Kombetare e Kosoves perderisa nuk egziston nje Komb Kosovar.
Kjo e keqe e ka zanafillen qe tek tradhetia kombetare e ish kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci, i cili hoqi
flamurin Kombetar nga protokolli dhe kushtetuta dhe e zevendesoi me ate sajesen shumeyjeshe duke e bere Kosoven
me 90% shqiptare, multietnike.
16 republika ka ne Gjermani por krahas flamurit te republikes se tyre kane flamurin kombetar gjerman.
Perfundimisht, edhe Shqiperia duhet te reagoje zyrtarisht per devijimin e edukimit te shtetasve shqiptar nga qeveria e
Kosoves. Eshte nje e drejte kushtetuese, mbrojtja e te drejtave te bashkkombasve tane kudo qe jane.
E drejta e mbajtjes se simboleve kombetare eshte nje e drejte kushtetuese e pamohueshme.
Aq me keq kur kjo e drejte u mohohet nga drejtuesit shqiptar. Kete gje nuk e kane bere dot as Sulltanet, as Tito, as
Milloshevici.
“Bijte e Shqipes”, ne Durres por tashme edhe ne New York.

C’fare planesh keni ne te ardhmen me aktivitetin tuaj?

Keto dite, do te inagurojme qendren Kulturore sportive “Bijte e Shqipes” ne Bronx
e cila ndodhet ne Fordham Rd 387.salla-e-re
Eshte qendra e vetme dhe shume e domosdoshme per komunitetin shqiptar ne Bronx i cili dalngadale po asimilohet
dhe po harron gjuhen , zakonet, traditat shqiptare.
Shoqata “Bijte e Shqipes” eshte e themeluar ne Durres ne vitin 1995. Kjo dege e saj ketu ne New York, do te jete jo
vetem nje qender per arte marciale, sporte vetembrojtese por edhe nje qender edukimi dhe mesimi te gjuhes shqipe,
te valleve te krahinave te ndryshme te Shqiperise.
Krahas aktivitetit te arteve marciale ne kete qender do te ofrojme edhe sherbimet e Kompanise time
“The Professionals General Services”me qender ne Manhattan, ku do ti sherbejme komunitetit per keshillime dhe
asistence ligjore, Informacione te ndryshme familjare dhe comerciale, si dhe sherbim informacioni per ceshtje
Punesimi, dhe Real State.
mjeshtri-me-kampioninNe artert marciale do te kete klase vetem per shqiptare ku mesimi do te behet vetem ne shqip. Ne nje kohe femijet do
te kene mundesine te mosojne edhe artet vetembrojtese por edhe gjuhen shqipe pasi ka shume femije qe fatkeqesisht
nuk flasin aspak shqip. Njekohesisht jemi duke kerkuar edhe personel per drejtimin e kurseve te valleve shqiptare.
Persa i perket sportit dhe perfaqesimit ne aktivitete nderkombetare, keta sportiste do te kene mundesine qe ne te
ardhmen te konkurojne per te perfaqesuar Shqiperine.
The Professionals-General Serrvices, do te jete gjithmone me ta!
Ju falenderoj dhe ju uroj suksese ne kete aktivitet kaq te larmishem dhe te nevojshem per komunitetin
shqiptar ne Bronx.

Intervistoi Dhimiter Rrera.