Berat-Nise zbatimi i projektit per trajtimin e mbetjeve urbane,se shpejti landfill rajonal. Nga Dhimiter Rrera.

Në sallën e mbledhjeve të Bashkisë së Beratit  eshte  zhvilluar   takimi  i Komitetit Drejtues të Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, Qarku Berat. Ne kete takim ishin të pranishëm përfaqësuesja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, znj. Lindita Sotiri, Kryetari i Bashkisë së Beratit, z. Petrit Sinaj, Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, z. Selfo Kapllani, përfaqësues nga Këshilli i Qarkut Berat, nga bashkitë e Skraparit dhe Urës Vajgurore.  Takimi i Komitetit Drejtues prezantojë dhe të miratoi Planin e punës të per   fazën e parë dhe të dytë, të masave afatshkurtra të propozuara nga vetë bashkitë, si elemente kyç të Raportit Fillestar. Ky Komitet Drejtues, me perfaqësues edhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, dhe Ambasada Zvicerane në Tiranë, siguron udhëzime strategjike dhe mbështetje për zbatimin me sukses të projektit. Projekt ky i financuar nga qeveria Zviceriane ne bashkepunim me pushtetin vendore.

Pas fjalës së mirëseardhjes nga  Kryebashkiakut Sinaj, u kalua te konstituimi i Komitetit Drejtues i cili do te perbehet  nga : z. Hantin Bonati, Zvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë të Zvicrës dhe Philipp Keller, Zvendësambasador i Zvicrës në Shqipëri. Nga z. Gernod Dilewski, drejtuesi i ekipit të projektit, znj. Alba Dakoli Wilson, zvendësdrejtuese e ekipit të projektit, dhe znj. Mirela Buhuri, menaxhere rezidente e projektit, Me pase u bë prezantimi i fazës së parë dhe të dytë të masave afat shkurtra të propozuara .

Mbetjet urbane në Berat prej vitesh kan qene nje problem i cili kerkonte zgjidhje urgjente dhe afat gjate . Pas shume perpjekjeve dhe kerkesave te drejtuesve vendore ,tashme eshte bere e mundur sigurimi i nje bashkepunimi me Qeverine Zviceriane per financimin e ndertimit te nje një landfilli rajonal për të pesta bashkitë qe perfshihen ne Qarkun e beratit si Kucova ,Skrapari dhe Ura vajgurore Policani . Prej vitesh  nuk është investuar në drejtim te grumbullimit dhe trajtimit te mbetjeve urbane, duke bere qe ndotja e ambjentit prej tyre te vinte gjithnje e duke u ritur . Pasojat ne kete drejtim ishin te renda duke perfshire gjithe zonen e  Lugines se lumit Osum, Seman  dhe madje deri ne det. Projekti Zvicerian nis me reabilitmin e sheshit aktual, për të vijuar në pesë vitet e ardhme me landfillin rajonal.  Ndërtimi i një landfilli rajonal për të pesta bashkitë është projekti më ambicioz që synon të realizohet në pesë vitet e ardhshme, ndërkohë që është marrë përsipër të financohet nga Qeveria Zviceriane. Në fazat afat mesme të këtij projekti shihet si emergjente, ndërhyrja në vend grumbullimin akual të mbetjeve. Për të folur pikërisht për ndëhyrjet afat mesme të këtij projekti ambicioz, është zhvilluar në Berat, takimi i Komitetit Drejtues të Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, Qarku Berat. Përfaqësuesja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, znj. Lindita Sotiri, Kryetari i Bashkisë së Beratit, z. Petrit Sinaj, Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, z. Selfo Kapllani, përfaqësues nga Këshilli i Qarkut Berat, nga bashkitë e Skraparit dhe Urës Vajgurore, te cilet kanë diskutuar në lidhje me implementimin e këtij projekti që synon  të ndaloje perfundimishte   hedhjen e plehrave dhe mbetjeve urbane  në brigjet e lumenjëve. (Qarku Berat pershkohet nga dy lumenj si Osumi dhe Devolli )

Philipp Keller, Zvendësambasador i Zvicrës në Shqipëri që ka marrë përsipër realizimin e këtij projekti u shpreh se: Investimet mezi po priten nga qytetarët, pasi situata e depozimit të mbetjeve është e rëndë. “Kemi parashikuar që në çdo bashki të ketë investime konkrete në fushën e landfilleve. Kemi parë që situata e depozitimit të mbetjeve është shumë e rëndë,  për këtë arsye kemi menduar që masat pilote që ne do të zbatojmë tani kanë të bëjnë me reabilitimin e sheshit të depozitimit ekzistues dhe mbrojtjen nga lumi, nëpërmjet ndërtimit të një argjinature. Mendojmë që po kaq të rëndësishme janë dhe masat afat mesme dhe afat gjata, të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin dhe reabilitimin e një landfilli rajonal  që do të zgjidhte gjithë problemin e mbetjeve për qarkun.

Sot ne miratuam fondin e investimit paraprak që do të bëhet në landfillin ekzistues që do të mënjanojë, shmang, derdhjen e mbeturinave në lumin Osum”, u shpreh numri dy i Ambasadës Zviceriane në vendin tonë.

Problematikën e mbetjeve urbane e pranoi dhe kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, i cili e shikon si zgjidhje të vetme të problemit ndërtimin e landfillit rajonal, për të cilin siç dhe u shpreh bashkia është gati për çdo investim, për 20% që i takon. “Një nga problematikat më të mëdha që kishte bashkia e Beratit,  sheshi i depozitimit të mbetjeve  pas shumë përpjekjesh ,fale ketij projekti ka mare zgjidhjen e duhur , pas fillimit të projektit shtatorin e kaluar, tani jemi në fazën që do të shohim përmisime brenda këtij viti, ndërsa, brenda pesë viteve të ardhshme do të gjendet dhe vend-depozitimi i ri rajonal që do të zgjidhi përundimisht këtë çështje që ka qënë një nga pikat më të nxehta, të ndotjes së mjedisit në Berat dhe në të gjithë qarkun. Hapi i parë që u miratua sot është lëvizja e të gjitha mbetjeve nga ana e lumit në brendësi të tokës dhe krijimi i një bariere mbrojtëse që do të jetë në fazën e dytë për ta mbuluar, për të trajtuar vendin aktual që ka që nga 1985 që nuk është trajtuar kurrë” perfundoi kryetari bashkise Berat z Petrit Sinaj .

Rreth 2.2 milionë franga zviceriane është në total investimi që do të jepet për realizimin e këtij projekti në formën granti nga qeveria zviceriane, marrëveshje e cila u nënshkrua shtatorin e kaluar nga vendorët e qarkut të Beratit, të cilët do të investojnë 20% të vlerës.