ATA QE VENE PARTITE MBI SHQIPERINE, MERITOJNE TE DISKRETITOHEN! Nga Sulejman Abazi.

KOMENTI I DITES PER SOT!
ATA QE VENE PARTITE MBI SHQIPERINE, MERITOJNE TE DISKRETITOHEN!

Te nderuar miqte e mi, thiesht po shfaq nje mendimin, meqe sot per sot gjithcka lidhet me debatin per ujerat detare dhe me pas do te pasohet me te tjera ngjarje.
Shkurt, deshiroj t’iu them, qe kjo marreveshje nuk ka lidhje fare me aneksimin e ujerave tona ne Sarande e per gjate bregdetit. Kjo eshte zgjidhja e nje ceshtjeje qe ka te beje me ujerat deri ne Otranto midis Greqise, Shqiperise dhe Italise.
Eshte ratifikim i Konventes per detet, ku deri tani firma e Shqiperise ka munguar.
Tradheti dhe shitje ka qene akti i vitit 2009, qe e shfuqizoi me atdhetarizem Gjykata jone Kushtetuese. Kete here kjo marerzi do te korrigjohet dhe deri sa te shkruhet e zeza mbi te bardhen, do te rrjedhin akoma edhe ca ujera.
Asgje nuk do te ndryshoje, as ne Sarande, as ne Rruget e Bardhe e as ne Kepin e Gjuhezes dhe as ne perendim te ishullit te Sazanit.
Protesta le te behet, pasi eshte nje morse qytetare mbi qeverine, e cila ne cdo hap duhet te jete trasparente me opinionin shqiptar.
Po shkoj pak me tej per shkembim mendimesh me ju dhe me ata qe mund te na lexojne ketu.
Ne territoret shqiptare sot me mbeshtetjen e faktorit nderkombetar po synohet te forcohet dhe te konsolidohet sistemi politik, brenda interesave gjeostrategjike te aleatit tone strategjik SHBA-ve. Gjithcka qe po behet eshte ne sinkron dhe e kontrolluar.
Pastrimi i politikes, lufta kunder korrupsionit dhe politikaneve te kriminalizuar dhe te pasuruar kriminalisht, zgjidhja e problemeve me shtete fqinje (ri rasti i ratifikimit te kufijve detare) dhe rritja ekonomike per te pasur aftesi konkuruese ne tregun ekonomik te Ballkanit Perendimor,
Ky eshte vizioni qe presim te realizohet dhe do te realizohet. Ne shqiptaret kudo ku jetojme, te kemi vetepermbajtje dhe vetepergjegjesi me ta larte, duhet te jemi shume te vemendshem, qe t’u largohemi pergjithesisht militantizmave dhe te orientohemi drejt mbeshtetjes se interesave kombetare.
Ata qe sot kane vene partite mbi Shqiperine, nuk meritojne te degjohen, por te demaskohen.
Gjithcka qe po ndodh ne Shqiperi, Kosove dhe ne Maqedoni, nuk jane te rastesishme, por nje plan afatmesem, qe do te sjelle ndryshime ne favor te konsolidimit te vlerave te Kombit Shqiptar. Kryeministri yne kete e ka shansin e fundit perballe ndikimit te faktorit nderkombetar dhe duhet te ndryshoje, ose te largohet. Asgje nuk behet rastesisht dhe me nisma private.
Ne te gjithe se bashku, duhet te mbeshtetemi ne pjeset e shendosha te Kombit dhe mbi gjithcka te respektojme dhe te duam interesat e Shqiperise. Kjo na nderon dhe na ben te respektojme veteveten dhe vlerat qe kemi.
Ju falenderoj per gjithcka qe beni duke iu uruar nje fundjave te kendeshme.
Respekt.
Sula, Tirane me 02. 02. 2018.