Arti i kulinarisë beratase prezantohet në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore .

E Azizolli

dita-trazhgNjë nga vlerat e qytetit muze të Beratit është dhe kulinaria, e ruajtur ndër breza dhe që sot tërheq çdo ditë e më shumë vëmendjen e vizitorëve të huajë dhe vendas. Pikërisht sot në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Qendra Kombëtare e Muzeumeve ka organizuar një aktivitet kushtuar kulinarisë.

Parfumi dhe fantazia e gatimeve të guzhinës së trashëguara në breza”, kështu është titulluar eventi që ka ardhur nëpërmjet gatimeve tradicionale të mjeshtrit të kulinarisë Josif Miho dhe shfaqjes së dokumentarit “Arti në kulinarinë Ilire, Berati”. Gatimet tradicionale plotë shije të pregatitura nga nxënësit e shkollës Profesionale “Kristo Isak” dhe Qendrës Profesionale “Leta”, nën drejtimin e mjeshtrit Miho u servirën për të pranishmit në mjediset e Muzeut Etnografik. Drejtues institucionesh vendore, vizitorë të huaj dhe vendas, nxënës shkollash u surprizuan nga shija e gatimeve të servirura, por dhe pamjet e dokumentarit, “Arti në kulinarinë Ilire, Berati” të studjuesit Ahmet Dursun dhe regjisorit Benet Nelku.

dita-nder-e-trazhgSot është dita kur të gjithë respektojmë kontributin e restauratorëve, arkitektëve, studiuesve dhe shkencëarëve, batrësve të folklorit dhe artizanëve, u shpreh në fjalën e tij Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat, Agron Polovina. Përmes kësaj veprimtarie synojmë që një moment në traditën e hershme dhe shumë të njohur të artit të kulinarisë së qytetit, por dhe të pregatisim dhe servirim gatime të një vakti tradicional, të guzhinës së familjes beratase, tha ai.

Qëllimi është që të sjellim vlerat dhe të veçantat e kulinarisë beratase që janë simbol i kënaqësisë, mikpritjes dhe elegancës. Tavolina beratase i ka të gjitha ngjyrat e shijet e natyrës që duke marrë vlerat e artit vjen si traditë deri në ditët e sotme”, tha ai. dita-trashgimn

 

Shija e gatimeve tradicionale u ngjiz bukur me mjediset e muzeut Etnografik, që ndodhet në lagjen “Mangalem”.