Alfred Mosiu : Garancia e bashkëjetesës është vetëm zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

   Moisiu        Dh.Rr                    Të dhimbshme dhe të papranueshme i ka cilësuar ish-presidenti Alfred Mosiu përplasjet e herëpashershme që raportohen nga Shkupi mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Duke marrë shkas nga rasti më i fundit, kur kryeqyteti i vendit fqinj u shndërrua në arenën e këtyre skenave, ish-presidenti Moisiu
i apelon shtetit të vendit fqinj për të qenë më i përgjegjshëm dhe për t’i trajtuar me barazi marrëdhëniet mes etnive atje, marrëdhënie që ai kujton se në 2001 cuan deri në luftë civile. Sipas tij, garancia e bashkëjetesës është vetëm zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. “Nuk është puna ta pranojnë marrëveshjen me fjalë, por ta zbatojnë në praktikë. Këtë nuk duhet ta kuptojnë vetëm kryeministri dhe presidenti, por edhe qytetarët e thjeshtë. Nëse shqiptarët nuk konsiderohen të barabartë me qytetarët e thjeshtë, atëherë nuk dihet sesa do të durojnë. Politika duhet të jetë shumë e kujdeshme”, ka deklaruar Moisiu.
Ish-presidenti Moisiu i kujton Maqedonisë qëndrimin dashamirës të Shqipërisë, duke respektuar parimin e fqinjësisë së mirë. Tashmë që rajoni ka hyrë në një fazë të re integruese, janë të papranueshme akte të tilla, deklaron Mosiu. “Ne kemi qenë të hapur dhe shumë dashamirës me shtetin maqedonas dhe ne u dhamë atyre akses tek porti i Durrësit, si veprim human dhe fqinjësor. Vendi ynë ishte ai që ndikoi që konflikti në Maqedoni të mbyllej sa më parë”, ka theksuar Moisiu.