ALFABET ARAMAIK NË KOSTREN, TOMOR…

Myzafer Sheti, 55 vjeç, nga Kostreni i i Vogël, Kostreni Nr. 1, me 40 shtëpi me Sheti, Kuqi, Kallanxhi, Zani, Nazeri, etj., nën Tomorin e bardhë, me plot toponime të vjetra me kisha (Çuka e Kishës), me kryqe, Varret e Kryqit, Kodra e Kostandinit, në një fqinjëri me Jançet e Gramshit… tregon… rrëfen… Më lart gjendet Kostreni i madh, Kostreni Nr. 2… më i madh, më i pasur, më i larmishëm, më i vjetër, me më shumë rrënoja…

Tek Kostreni i Vogë gjenden gjurmët e Saliut të Madh, Sali Bylykbashit, oficer, ushatark në Perandorinë Osmane, Turqi apo edhe më tej, andej nga Jemeni, prej të cilit kanë mbetur disa relike: një pjatë e shenjtë me mbishkrime me alfabet aramaik, një enë kuzhine për të pirë shërim, një tas, një sahan çudibërës, por edhe një nagant, vezme…

-Myzafer Sheti:
-Na ka lënë një pjat të shenjtë, një tas, një sahan me mbishkrime të vjetra fare, çfarë gjuhe, çfarë alfabeti, nuk e di,dhe me një Yll Davidi në mes, në qendër, duke e konsideruar edhe të natyrës fetare e kemi quajtur të shenjtë, e kemi ruajtur, e kemi fshehur në tavan… Ka qenë tas me këllëf prej rrobeje… Ka mbishkrime …Magjik… Çudibërës… Kush ishte i sëmurë dhe pinte ujë prej tij, shërohej…Bronx, tunxh dhe argjend… Vjen nga gjyshi, bylykbash deri në Jemen… Gjyshi Sali Bylkbashi (1875-1915) i la eshtrat andej… La një djalë…Babai, po Sali (1907-2002) rroi gjatë dhe ai ruajti si pjatën me shenja,tasin, por edhe nagantin dhe vezmen…
Naganti që mbushej nga gyka…

Pra gjyshi nuk u la vetëm një shtëpi dykatëshe në Kostren, por edhe një numër relikesh, një muze me mbishkrime aramaike…

Këtu pranë kalonte një rrugë e madhe, Vromos, Dhromos, rrugë karvanesh… Korçë, Voskopojë, Selanik… Kostandinopojë… Stamboll…
Një bylykbash nga Kostreni, nga Tomori në viset e pafundme të Perandorisë, ku diku, dikur edhe ra…

Në një këngë të vjetër, kur i çojnë nënës trupin e djalit të vdekur, vrarë në luftë, i thonë shumë fjalë, shumë vargje ngushëllime, ku pas çdo vargu, vinte refreni:
-Lele!

-Dhe, kur mbylli sytë yt bir, lele!
Ne humbëm dhe bylykbashin, lele!

Nuk e dimë nëse ka të bëjë me bylykbashin e Kostrenit, të Tomorit, por bylykbashi ka rënë….

Na ka lënë një muze të vogël në Kostren…
Me mbishkrime aramaike…

Fotografia e Simon Vrusho
Fotografia e Simon Vrusho
Fotografia e Simon Vrusho