Shoqata italiane “ Associazione Culturale Movimento dal Sottosuolo” ne bashkepunim me Shoqaten shqiptare te Lidhjes se Shkrimtareve ne Itali L.SH.A.SH.I. te shtunen ne daten 19 nentor organizoi nje takim poetik ne qendren e saj ne Montichiari (BS). Te ftuarit shqiptare nga kjo shoqate ishin poetet : Ndue Lazri, Tonin Nikolli, Lori Duka, Liljana Shkodrani, Skender Lazaj, Valbona Xibri, Valbona Jakova, Lume Plaku, Irma Kurti, Fatmir Gjiata, Mimoza Gruda, Pjerin Ndreka, Lili Bimi, Xhevahir Gjonaj.
Ne prillin e ketij viti poetesha shqiptare Valbona Jakova pjestare e shoqates Italiane “Movimento Dal Sottosuolo” u propozoi miqve te saj italiane te vinin te vizitonin Shqiperine e ne te njejten kohe t’u benin te njohur poeteve shqiptare poezite e tyre te perkthyera ne shqip. Ne fakt per kolanen “POETHRY”
“ POETRE II” – Rrjedhe dallge qe shtyn -te publikuar nga Shtepia botuese Gilgamesh Edizioni perkthyesja Valbona Jakova perktheu poetet: Jack Hirschan , amerikan dhe tre poete italian si Beppe Costa, Valeria Raimondi e Stafania Battistella; ndersa per POETRE I – Nje vibrim dallgezues flatrash- te THAUMA Edizioni poetet Andrea Garbin – italian, Rosana Crispin da Costa- braziliane e Viorel Boldis – rumun.
Poetet italiane mbeten shume te kenaqur nga pritja qe iu be atyre ne Tirane ne sallen e madhe te gazetes NACIONAL nga drejtori i saj Mujo Buçpapaj , nga organizatori i turit Nikoll Loka dhe nga aktori i mirenjohur Mirush Kabashi etj. Gjithashtu nuk harrojne mikpritjen e aktorit te shquar sarandjot Anastas Nika bashke me grupin e tij mbeshtetes te perbere nga poete e shkrimtare. Poetet miq te Docentes universitare Olimbi Velaj u ftuan prej saj ne Universitetin “Aleksaner Xhuvani” ne Durres e vijuan turin ne Lezhe e SHkoder.
Pas thyerjes se akullit poetet kerkuan te njiheshin me grupin e poeteve shqiptare te italise per nje shkembim kulturor qe sigurisht i hap rrugen nje bashkepunimi te metejshem pasi ky bashkepunim nisi qe ne momentin e takimit. Poetesha italiane Valeria Raimondi recitoi ne italisht poezite e Tonin Nikollit duke i interpretuar ato me nje intonim te mbushur me ndjenje. Shkrimtarja Ramona Parenzan interpretoi poezine e Mimoza Grudes duke befasuar edhe vete autoren. Valbona Xibri, Regjizore teatrale, na nderoi me kortometrazhin e saj duke i bere degjuesit qe te admironin vepren e saj te titulluar “Burrneshat”.Poezite e Liljana Shkodranit u interpretuam me shume mjeshteri nga poete te Movimento Dal Sottosuolo duke e lene te kuptohej se e çmonin ate . Ato te Lili Bimit nga Ramona Parenzan qe di t’i japi bukuri çdo fjale qe lexon. Poezite e Skender Lazaj dhe te Robert Shkurti u interpretuan nga Anisa Karagjozi e cila meritoi nje duartrokitje te gjate nga te pranishmit qe e pergezuan per interpretimin e saj te bukur gjithashtu u pergezuan dhe autoret per krijimtarine e tyre. Poetesha Irma Kurti pasi foli per aktivitetin e saj ne Shqiperi dhe itali , poezite e saj ne italisht i lexoi vete pasi eshte njekohesisht edhe perkthyese dhe natyrisht poezite e saj lane mbrese. Fabiola Saliu na dergoi me mesenxher disa poezi te perkthyera ne italisht nga ajo te autorit Vasil Tabaku, autores Emma al Rose, Dhimiter Pojanaku, te cilat u interpretuan nga poete italiane . Ne mbarim te aktivitetit poetet bene disa fotografi si kujtim dhe shkembyen librat midis tyre. Ky takim do te jete fillimi i nje bashkepunimi qe do te sjelle si rezultat nje poezi me te perpunuar, me te pasur, me te bukur!
Derguar per portalin Iliriatv.com nga Skender Lazaj.