Adem Demaçi – “Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”

Kadri Rexhajkadri-rexhaj

Shtator 12 në 6:31.PD ·

LIBRI I LIRISË
Sot e mora librin “Adem Demaçi – Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”, dërguar me postë nga veprimtari dhe publicisti Ibish Neziri. Në 27 kumtesat e autorëve: Adnan Asllani, Agush Buja, Bejtullah Tahiri, Bislim Elshani, Emrush Xhemaili, Fatmir Arifi & Albulena Halili, Fehmi Berisha, Florim Berisha, Hasan Ukëhaxhaj, Ibish Neziri, Imer Xhemail Ladrovci, Isuf Sherifi, Kadri Rexhaj, Lebit Murtishi, Lulëzim Etemaj, Dr. Mikel Sopi, Nufri Lekaj, Ramadan Avdiu, Ramadan Pllana, Dr. Sabri Kiçmari, Sejdi Gegaj, Sylë Arifaj, Shaip Beqiri, Tahir Gecaj, Vaxhid Sejdiu, Xun Çeta dhe Xhevat Hasani, ky libër i çmuar sjell të dhëna të dorës së parë për jetën dhe veprën e ideologut të kombit tonë Adem Demaçi, Prometeut bashkëkohor shqiptar. Libri është përmbledhje e kumtesave të Simpoziumit, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, mbajtur në Zyrih, më 21 shkurt 2016. Në këto kumtesa, nga kënde të ndryshme, është trajtuar veprimtaria shumëdimensionale e Demaçit duke filluar nga aktiviteti i tij organizativ politik, gjykimet, burgjet, veprimtaria letrare, ndikimi i tij atdhetar në breza, në tolerancën ndërfetare dhe ndërnacionale, në pajtimin e gjaqeve, në luftën e UÇK-së, në të drejtat dhe liritë njerëzore e kombëtare, qasjen e tij ndaj mërgatës shqiptare e deri te figura e tij si model dhe frymëzim artistik për bashkëkohësit. Redaktorë të librit janë: Ibish Neziri dhe Kadri Rexhaj, recenzentë: Adnan Asllani dhe Isuf Sherifi, lektor: Bedri Zyberaj. Librin e ka përgatitur për shtyp albstudio.ch, ndërsa e ka botuar SHBPK dhe Fondi “Nderi i Kombit – Adem Demaçi”. Donatorë për veprimtaritë e zhvilluara në 80-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit, ky hyn edhe botimi i këtij libri, janë Qamil Gërvalla, Nufri Lekaj, Skënder Berisha, Sejdi Gega, Haki Sutaj, Bekim e Florentina Morina, Fazli Ajupi, Fehmi Jusufi, Mejdi Sejdiu, Nezir Kosumi, Hazir Selmani, Haxhi Demiri, Agush Buja, Ibish Neziri, Xhevat dhe Dashurie Hasani, Shefqet Cakiqi, Bafti Sopa, Murat Bytyqi, Skifter Avdyli, Florim Berisha, Behxhet Gashi, Qazim Hajzeri, Abdylmexhit Karaga, Ismail Kuqi, Menderes Zeneli, Zarije Bajrami dhe Agron Gërvalla. Libri është botuar në 3000 kopje dhe kushton 5 Euro. Librit i urojmë rrugë të mbarë drejt lexuesve.
———–
Dy fjalë për Ibish Nezirin, promotorin e organizimit të të gjitha veprimtarive në mërgatë që lidhen me shënimin e 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit:
Ibish Neziri, gazetar dhe publicist, i lindur në vitin 1957 në Bardhaniq.
Në periudhën nëntor 1980 nëntor 1986 ka qenë i burgosur politik. Ka qenë gazetar në gazetën „Zëri i Kosovës“ dhe në gazetat kroate „Hrvatska danas” dhe „Hrvatska domovina“, ku ka botuar me pseudonime. Ka bashkëpunuar me Radiotelevizionin australian ABC, me radion „Zëri i Kosovës“ në Kopenhagë dhe me gazeta e revista të tjera.
Në Zvicër emigroi në vitin 1993. Ka punuar në Organizatën e Azilit (Asyl Organisation) dhe në gazetën e përmuajshme zvicerane „Arbeitsmarkt Agenda“ në Zürich. Në Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues ka punuar 14 vjetë radhazi. Aktualisht punon përkthyes profesionist, ndërmjetësues ndërkulturor dhe animator.
Deri tani, në bashkautorësi me Emrush Xhemailin, ka botuar përmbledhjen me intervista „Spektër shqiptar“ (SHKSH „Pjetër Bogdani“, Biel 1994); me Tahir Abdullahun „Fytyra e dhunës mbi Universitetin e Tetovës“ („Bashkimi“ , Zvicër, 1995); monografinë „Ahmet Haxhiu – një jetë të tërë në lëvizjen ilegale“ (Shoqata e të Burgosurve Politikë, Prishtinë, 2001); monografinë „Shoqata Kulturore Shqiptare „Mëmëdheu“ e St. Galenit“ (St. Galen, 2002), „Vallet në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar“, botim në gjuhën shqipe, gjermane dhe angleze (Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër“ (Aarau, 2008) dhe monografinë kushtuar dëshmorit të kombit Xhemajl Fetahaj „Këtu jam për t’i luftuar armiqët“, (Shoqata e të Burgosurve Politikë, Prishtinë, 2013)
Ka marrë pjesë në konferencën shkencore në dyzetvjetorin e demonstratave të vitit 1968, në Prishtinë, në nëntor të vitit 2008 me kumtesën „Shtypi i mërgatës shqiptare pas vitit 1968 dhe roli i tij në zgjidhjen e çështjes së Kosovës“, në konferencën shkencore në tridhjetëvjetorin e demonstratave të vitit 1981, në qershor të vitit 2011 në Prishtinë, me kumtesën „Kosova dhe shqiptarët në shtypin gjermanfolës të vitit 1981“ në konferencën shkencore me rastin e 50-vjetorit të „Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ në dhjetor të vitit 2013 në Prishtinë, si dhe në simpoziumin në Zürich dhe në Prishtinë kushtuar 80 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit me kumtesën „Adem Demaçi në burgun e Stara Gradishkës në periudhën dhjetor 1982 – nëntor 1986“.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

(Përgatiti: Kadri Rexha)

Fotografia e Kadri Rexhaj