A mundet të quhet një shtet mikë apo vëlla Turqia?!!!!

Turqia nuk lejon shkollën shqipeHarta e Turqise
Në Turqi jetojnë rreth 6 milionë shqiptarë të harruar apo asimiluar; atyre nuk u lejohet ta mësojnë gjuhën shqipe as si gjuhë të huaj. Nëpër shkolla publike e private, si dhe universitete mund të mësohet anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, por sistemi arsimor turk nuk e lejon shkollimin në gjuhën shqipe.
Në asnjë universitet turk nuk ka katedër të gjuhës shqipe, kur vetëm në Itali ka shtatë të tilla. Katedra të gjuhës shqipe ka edhe në disa vende të tjera, ku prania shqiptare është shumë e vogël ose pothuajse mungon si në Rusi dhe në Kinë.
Në Stamboll flitet gjerësisht rusisht, ndërsa shqiptarët që punojnë në treg, me vështirësi të flasin shqip, madje disa prej tyre, të përmalluar të ftojnë brenda dyqanit të vetë, se vetëm atje e ndjejnë se mund ta flasin gjuhën e tyre, pa u dënuar.

A ka qenë Turqia , vend mik dhe aleat i popullit dhe kombit shqiptar , a mund të themi se na ka ndihmuar…unë them ..JO….asnjëherë .. Opinion nga Bujar Cani
Turqit pushtues
Për të gjithë ato shqipëtarë , që janë bërë më turq se turqit , për të gjithë ato shqipëtarë-folës , që bëjnë politikën turke me prapavijë shumë të rrezikshme për kombin dhe trojet shqipëtare . Në biseda të ndryshme mes miqsh e shokë , në histori të treguara dhe jetuara , në dokumete historike apo ngjarje të mëdha që ka kaluar kombi ynë , e këto nuk kanë qenë të pakta , për Turqinë , këtë perandori e sulltanëve dhe vezirëve , për Turqinë ky vend i osmanllinjëve dhe xhonturqve , për Turqinë ky vend tashti republikë . Turqia ky vend që na ka mbajtur mbi 500 vjet pushtim e robëri anadollake dhe primitive , duke na bërë në një nga vendet më primitive dhe të varfëra të Europës , duke na lënë zakone dhe mentalitete kriminale që vazhdojmë dhe i vuajmë edhe sot , na paraqitet në shumë raste si vend mik e vëllazeror i kombit shqiptar . Na paraqitet si një vend që na do të mirën dhe nuk lejon vend që të na pushtojë , sepse ja kanë frikën Turqisë , sa absurde dhe pa baza është kjo ide që ka ngelur në disa opinione të shqiptarëve . Unë mendoj se Turqia na ka bërë më shumë të këqija se asnjë vend tjetër europian . A nuk ishte Turqia e Porta e Lartë , që nuk lejoi asnjëherë qe vilajetet shqiptare të merrnin autonominë nga Porta e Lartë , por kjo kërkesë sa herë që bëhej , shtypej me hekur e zjarr nga ushtria turke , sikundër lejoi për kombet e tjera . A nuk ishte ushtria turke që i dha Ulqinin dhe trojet e tjera shqiptare ushtrisë malezeze , duke shtypur me zjarr , kryengritësit shqiptar që mbronin Ulqinin . A nuk ja dorëzoi ushtria turke Shkupin , këtë qytet shiptar , që Lidhja shqiptare e Prizrenit , dhe ushtria e kesaj lidhje , e morri këtë qytet , dhe e bëri kryeqytet të trojeve shqiptare , por forcat turke ndërhynë ushtarakish dhe ja dorzuan këtë qytet , ushtrisë serbe . A nuk lejoi Porta e Lartë e Stambollit , që Patriakane greke me seli në Stamboll , të vepronte lirshëm me tokën shqiptare , për asimilin e gjuhës shqipe , të zakoneve e traditave tona të mrekullueshme . A nuk pengoi Turqia dhe vonoi shpalljen e pavarsisë , megjithese ishte në grahmat e fundit si perandori , duke u cilesuar bile dhe si e sëmura e Bosforit , dhe a nuk bëri marveshje kjo Turqi me Serbinë e Greqinë , për shperngulje masive e genocit të popullsisë shqiptare drejt Turqisë , me preteksin se jane myslimanë . A nuk ka në Turqine e sotme mbi 10 milion shqiptar , që nuk kanë asnjë të drejtë , nuk njihen si komb apo kombësi , nuk kanë asnjë shkolle shqipe , nuk përdorin asnje simbol shqiptar , sepse Turqia nuk i lejon . Atehere si mund të themi dot se , Turqia ka qenë dhe është mik dhe vella me popullin e kombin shqiptar . Une them se …JO… e vetem JO …, për vetë rrjedhat dhe faktet , ngjarjet historike e mardhënjëve , që kemi pasur me këtë vend , që kurrë nuk ka qenë aleat i yni , por vetëm na ka penguar drejt ardhmërisë tonë si komb….