Nxënësit e shkollës në fshatin Shkopet dhe këtë vit të Ri shkollor do të përballlen me fenomenin e mungesës së urës, ndaj rreziku është i prezent, teksa ata kalojnë lumin me këtë mjet lundrues.Ky shqetësim për banorët e këtij fshati vijon prej rreth 7 vitesh, ndërsa kanë apeluar për zgjidhjen e kësaj situate mjaft shqetësuese, por nuk është kujtuar asnjeri nga institucionet. Ura është shkatërruar nga prurjet rrëmbyeshme të lumit nga hapja e portave të HEC-it të Shkopetit duke sjellë këtë problematikë për këta banorë të cilët një pjesë e tyre janë larguar nga fshati vetëm nga mungesa e urës. Siç dhe tregojnë banorët në stinën e dimrit prurjet e mëdha të lumit kanë rrezikuar në disa raste banorët teksa kalonin në këtë lloj trapi i ndërtuar nga disa dërrasa dhe fuçi metalike sikuerse ndihmon për të lundruar, por fatmirësisht nuk janë regjistuar viktima, por situata mbetet mjaft e rëndë.
Fëmijët e shkollës së Shkopetit në ditën e parë të shkollës janë ballafaquar me fenomenin e mungesës së urës. duke pretenduar për ndonje zgjidhje. Ky djalsho mund të vlerësohet hero duke pritur dhe përcjellë të afërmit e tij nga kjo lloj mekanizmi që u ka shërbyer atyre për më shumë se shtatë vite. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ish deputete e Qarkut të Lezhës premtoj rikonstruksionin e saj, por më kot, këto pak familje të metura matanë lumit të frikshëm presin të largohen me qellim të shpëtojnë nga fenomeni i mungesës së urës.


