Gjendja e spitalit te Lacit skandaloze !!! Viziton ambjentet deputetja e zones e cila premton ndryshimin e gjendjes.. Nga Ahmet Zani

Albina StAlbina Deda deputete e Qarkut tè Lezhës e shoqeruar nga mjekè, si dhe pacientë nga spitali i Laçit, ka inspektuar ambjetet e këtij spitali. Në fillim ajo është takuar me mjekun Venedik Callo njëkohësisht dhe drejtor i këtij institucioni, për t’u informuar rreth gjendjes aktuale. Mjaku Callo do të informonte deputeten e Deda sa i përket furnizimit të sipatlit me medikamentet, si dhe për personalin mjeksor ku sipas tij kontigjenti i mjekëve apo dhe personelit në tërësi nuk ka reduktime, ndërsa janë shtuar numri i shoferëve të autoambulancave. Problemi kryesor mbetet lidhja e kontratave me furnizimin me medikamente procedurë e cila mbart dhe vonesa në çdo fillimvit.
Albina2Deputetja e shoqëruar dhe nga mjeku Genci Doçi më pas ka vizituar pavionet e të sëmurëve, si tek pediatria e fëmijëve ku ka njs numër të madh nga virozat e stinës. Mjekja dhe deputetja Albina Deda ka diktuar se një pjesë e mirë e pacinetëve ankoheshin nga marrja e ilaçeve tek farmacitë, pasi siptalit i mungonin. Ambjentet hera- herës kanë lagështirë dhe të amortizuara nga mungesa e invetimeve në infrastrukturë. Ajo ka bashkbiseduar me nënat e vogëlushëve të shtruar në spitalin e Laçit, dhe pë kushtet e tjera si në ngrohje, ujin e pijshëm apo dhe aparaturat diagnostikuese, apo dhe tek proçedurat e analizave laboratorike, ku janë diktuar dhe mungesa e filmave të scopisë. Sakaq ajo do të informohej nga disa pacientë për mungesën e disa mjekëve, të cilët në mënyrë periodike zbarkojnë pranë spitalit të Laçt një herë të vetme për çdo javë në kryerjen e ekzaminimeve. Pë një numur të lartë të popullsisë dhe një zonë si nyje lidhëse e veriut spitali i Laçit duhet të konsiderohet me përparësi, pasi disa vite më parë spitali i Laçit ishte projektuar si repart i traumave, kjo nga ngjarjet e shumta sidomos nga aksidentet automobilistike të ndodhura në akset rrugore të veriut.
Pas inspektimit Zonja Albina Deda do të veçonte situatën e rëndë tek ky spital nga disa problematika të cilat rëndojnë tek qytetarët kurbinas dhe jo vetëm, pasi pranë këtij spiotali do të paraqiten dhe pacientë dhe nga Mirdita, apo dhe nga rrethi i Matit. Ministri Ilir Beqaj nuk është i informuar për gjendjen e rëndë aktuale në spitalin e Laçit, ndaj kjo i detikohet këtij ministri i cili lufton për të punësuar njerëz nga pushteti i tij dhe jo profesionistë që do t’i shërbejnë komunitetit. Si deputete e Parlamentit shqiptar në një nga seancat më të afërme do të raportoj pë këtë gjendje të rëndë e cila ka mbërthyer spitalin e Laçit.Albina1