Trishtimi i një rruge mergimtari … Pershtypje nga Sami Fejza

FejzaMë 28.10.2015 udhëtova për në Gjermani. Kosovën e lash në një mjegullin të madhe të krijuar nga keq menaxhimi i pushtëtarëve aktual, që ka krijuar shumë parregullësi e që të gjith ne mërgimtarët e kemi dëshmuar që nga vitet e hershme sa herë që e vizitojm vendin ton. Cdo vitë e më shumë shohim mungesë të prespektivës në vendin tonë, njerëz te zhgenjyer, të lodhur nga jeta. Dikur mbretëronte dashuria për njëri tjetrin, tashme edhe ajo mungon megjith respektin për njëri tjetrin. Poashtu është evidente se kohët e fundit gjendja shpirtrore ka kaluar vetëm në interes personalë. Në Prishtinë ku bëhet jeta luksoze, fitohet një iluzion se je në një motropolë të Evropës, mirëpo po të largohesh nga Prishtina, e gjen mjerimin dhe varfërinë e skejshme ku shumë familje jetojnë me shpres tek Zoti. Edhe ato ndihma sociale që ndahën nga shteti janë maksimum te vogëla, 70euro per familje e që është shumë diskutabile sepse ka më shumë, por edhe ato ka hyrë korrupsioni, nuk mjaftojnë për një jetë modeste. Jeta e mjerushme e popullatës fatkeqsishtë ende vazhdon përkundër premtimeve të Qeverisë së Kosovës. Kjo Qeveri ka dështuar të përmirësoj gjendjen sociale, nuk ka hapur vende të punës, dhe pas lufte vazhdojnë të lozin me ndenjat e qytetarëve që janë ngopur me gënjeshtra dhe mashtrime. Fatkeqësisht kemi ardhur në një situatë ku partit politike kan futur, njerëz nëper puna vetëm e vetëm që të përfitojnë në votime. Ky degradim është aq I thellë sa që është I pakapshëm me mejete statistikore, kjo gjendje të mjerueshëm që ka kapluar Kosovën mund të përshkruhet me këtë fjali: kryefamiljarët e shtëpive, në shumicën e madhe të rasteve, nuk dijnë se si ti ushqejnë familjarët e tyre. Sipas statistikave të fundit afer 70% të popullsisë nuk din se kah tja mbajnë për një të ardhme ma te mirë. Shtrohet pytja se deri kur do të shkoj Kosova në ketë gjendje? Pushteti aktual krenohet me hotele luksoze, të cilat i shfrytëzojn për imoralitet me vajzat shqiptare. Ky fenomen ka kaluar gjitha tabut, por logjika jonë thotë se kjo gjë bëhet vetëm e vetëm për ta fituar një vend pune, derisa si alternativë e vetme mbetet anashkalimi nga jeta shoqerore dhe ajo sociale, për këtë jemi në dijeni edhe ne Mërgata Shqiptare. Këtë Qeveri vertet do ta mallkoj Historija dhe gjeneratat e ardhshme. Është tragjike që në ditët e sotme rinia jonë me magjistratur të endet rrugëve dhe po I hulumtojnë të gjitha mundësitë për tu larguar nga vendi ynë. Meqenëse shkaktari kyresor i kësaj situate të mjerueshme është pushteti aktual, unë apeloj që sa më shpejtë të japin dërheqje sepse ky pushtet nuk vlene për asgje, dhe të të vetmen të arritur e ka degradimin e institutcioneve të vendit tonë. Që gjashtëmbëdhjet vite shkatrrut çdo gjë, punuat vetëm për interesa të juaj personale, shkatrrut ardhmërin e fëmijve të dëshmorëve që sot skan as bukë për tu ngopur, ndërisa ju hani darka luksoze në hotelet më të shtrenjta që egzistojn në Kosove, e në Evrop. Betohem se gjaku i dëshmorëve dhe i popullit do tiu mallkoj. Unë si qytetar i vendit tim kam disa pyetje për qeveritarët e Kosovës, se kur do keni meshir për gjeneratat e reja? Deri kur do tiu dhemb shpirti dhe të thoni se ne sjemi në gjendje të bëjm rregulla për të mirën e këti vendi dhe te ulni kokën në shtëpit e juaj? Kur do të japni dorheqje në mënyr që shteti të marr frym lirshum nga klanet e juve politike? Deri kur do të thirrëni në emër të dëshmorëve të Kombit, dhe Ushtrisë Clirimtare te Kosoves? Unë si Mërgimtar që 21 vite larg atëdheut tim, me gjysmë zemër të mbetur, ju bëj apel gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ta ngrisim zërin, që ti ndalim këto parregullësi, padrejtesi, korrupsionin, Qeveri të shantazhuar e rrëthuar me mafijoz e keqberës, që e kanë kapluar Kosovën, vendin e trimave që dhanë më të shtrejën jetën e tyre për liri. Te bashkohum mes veti si nje trup i vetem mergat dhe ju qe vuani ne Kosove e Shqiperi … Ta bejme vendin qe te jetojne e gezojne te gjith Shqiptaret e jo vetem hajnat ,politikanet e mafjozet … Mare per kombin tone martir !!!