Drenicaku nga Marina e Skenderajt, ka bërë një shpikje mahnitëse (FOTO).. Publikuar nga drenicapress.

Dreni ProvaAvdullah Mëziu nga fshati Marinë i komunës së Skenderajt, i cili është me profesion e elektrotektos, por ka studiuar “prej dëshirës” edhe Fizikën. Mëziu tha se e kam studiuar Fizikën dhe e kam diplomën e Elektroteknikës (Informatike). Ku prej njohurive të marra ai këto ditë ka bërë një zbulim shkencor dhe për këtë zbulim ai është prononcuar eksluzivisht për Drenica Press.
Avdullah Mëziu tha për Drenica Press se kjo shpikje është diçka e re në Kosovë. Mëziu ka arritur që në temperatura të ftohta në – 17 gradë, përmes një zbulimi të bërë pa lëndë djegëse ka arritur të ndez një copë druri. Ai këtë e ka bërë duke përdorur gjëra të thjeshta. Fillimisht ka marrë një satelitë të cilin e ka mbështjellë në copa të pasqyrës, ku ka shfrytëzuar rrezet e diellit dhe kështu duke i fokusuar rrezet diellore edhe pse në temperatura -17 gradë, ai ka ofruar një copë druri i cili nga temperaturat e larta ka marrë flakë.
Mëziu tha se ky zbulim është vetëm si mostër dhe se mendon që në të ardhmen të fitoj ndonjë projekt për të avancuar këtë shpikje, ku njerëzit do të ngroheshim pa lëndë djegëse, si druri apo thëngjilli, por vetëm përmes energjisë termike të fituar nga rrezet e dielllit.
Avdullah Mëziu tha për Drenica Press se “shfrytëzimi i energjisë termike të diellit për t’u ngrohur (si gjëja elementare ) që na mungon të gjitheve, sidomos në kohra të ftohta të dimrit pa shpenzuar lëndë djegëse. Ky projekt është vetëm një mostër, (pra një provë bindëse) që me anë të reflektimit të rrezeve të arrihet një temperaturë e lartë mbi 700 gradë celsius.
Pra, ky projekt arrihet përmes reflektimit në pasqyre, por për ta realizuar teknikisht (fabrikuar) kërkohet metoda me speciale.
Pra duke përdorur fokusimin e rrezeve diellore arrihet temperatura të larta, varësisht nga madhësia e sipërfaqës takuese me rrezatimin diellor.
Në këtë rast unë e kam përdor një antenë satelitore, ku kam bërë fokusimin e materialit reflektues.
Tutje Mëziu tha se puna ime është inovative dhe synimi im ka qenë dhe është të realizoj disa qëllime sa i përket gjenerimit të energjisë (kryesisht alternative), transmeton Drenica Press.
Ai tha se jam duke u përpjekur që të aplikoj për ndonjë fondacion të posaçëm, që ka për qëllim avancimin e këtyre gjërave që kanë vlerë për popullin. Për ta realizuar këtë, kuptohet që kërkon Investime, por brenda mundësive të mia kam gjetur rrugë që më dërgojnë nga ajo që është me e lira dhe mundësisht të jetë e realizushme (si mostër). Ky projekt mund të ketë sukses të mirë në vendin tonë pasi fuqia termike e rrezatimit diellor në Ballkan është (600 Watt)/metër katror)”./drenicapress/