Për atdhetarët, lufta nuk mbaron kurrë! Ajo vetëm formën dhe vendin e ndrron.Nga: Sami Fejza.

Sami GaniuNGA LUFTA DOLËN, VAZHDOJNË ME LUFTËN PER NDERTIMIN E VENDIT.

Zhvillimi i ekonomisë së Mitrovicës nga djemt tanë Gani Nuha dhe Bekim Shyti dukure luftetare dhe sote investitor ne vendin e tyre ..

Shumë shpesh kritikojmë, por rrallë herë lavdërojmë. Nga kjo, marr shkas që sot të shkruaj për dy djem të Kosovës të cilët kan qenë dhe jan në shërbim të popullit.
Gani Nuha i cili pat lënë të mirat e perëndimit për tu bashkuar me të tjerët në luftën çlirimtare. Ishte urë lidhëse e UÇK-së dhe grupit Mërgimi. Mbas luftës vazhdon me kontribute të ndryshme duke u kujdesur në rend të parë për skamorët dhe të pastrehët.

Bekim Shyti të cilin në luftë të gjith e njohën si strateg, trim dhe të patrembur, vazhdon gjithashtu përpjekjet për një Kosovë më të mirë.
Duke parë gjendjen jo të mirë në Kosovë, dhe në veqanti në Mitrovicë, këta vendosin të investojnë pikërisht në këtë komunë. Është një projekt sa interesant, aq edhe i dobishëm për rajonin dhe vendin. Bëhet fjalë për hidrocentralin në fshatin Selac të Shalës së Bajgorës.
Shpresoj se shembullin e tyre do ta ndjekin edhe të tjerët, në mënyrë që vendi ynë ta ze hapin me rajonin! Gjithashtu shpresoj dhe besoj, se ky nuk do të jet investimi i fundit i tyre!Sami
Për atdhetarët, lufta nuk mbaron kurrë! Ajo vetëm formën dhe vendin e ndrron.