Zhvillohet në Berat konkursi i bukurisë për fëmijë Miss&Mister Children 2017.


Berati ka tashmë fëmijët më të bukur të vitit 2017. Është përmbyllur suksesshëm gara e bukurisë për fëmijë Miss&Mister Children Berati 2017. Agjensia e spektakleve Albania Event Productions ka përzgjedhur dhe qytetin e Beratit në projektin e madh mbarëshqiptar të bukurisë. Në fundjavë u finalizua spektakli ku garuan plot 120 fëmijë nga mosha 6-12 vjec, të cilët u ngjitën për herë të parë në skenë duke përjetuar emocione speciale. Spektakli nën produksionin e producentes Irena Vreto kishte për organizatore gazetaren Albana Cakshiri e cila njeheresh ishte dhe prezantuesja e spektaklit. Konkurentet u prezantuan në spektakël me performanca të ndryshme skenike, ndërkohë që sollën bashkë me emocionet dhe shumë alegri tek spektatorët. Juria e spektaklit ishte e përbërë nga Erjola Azizolli gazetare, Seva Cereni nga Durrësi fituese e disa cmimeve ndërkombëtare si Miss Mesdheu, etj, Gloria Aliaj, ndërsa kryetar i jurisë ishte përfaqësuesi i institucionit të Prefektit të Qarkut Sulo Gozhina. Juria ka votuar për të shpallur tre cmimet kryesore në kategorine djem dhe tre për kategorinë vajza. 20 fëmijë të këtij eventi që janë vlerësuar me cmime të ndryshme do të përfaqësojnë Beratin në garën e madhe mbarëkombëtare Miss&Mister Children Albania në muajin qershor ne Durrës, ndërsa mes tyre katër vogëlushë do përfaqësojnë Shqipërinë në dy gara botërore bukurie. Spektaklin e kanë përshëndetur dhe zv/minustrja e Arsimit Nora Malaj, kryetari i bashkise z. Petrit Sinaj si dhe dy deputete të parlamentit të Shqipërisë. E.A