Yjet e muzikes shqipëtare pushtojnë Europën dhe Amerikën një prej tyre edhe Sali Malaj. Nga Sulo Gozhina.


BERAT – I ftuar në disa koncerte në shtetet europjane, por edhe në kontinentet e largëta si në Australi e në Amerikë me zërin e tij ka bërë që të ngej pesh zëmrat e mijra shqipëtarve  që ndodhen në shtetet e huaja Itali, Greqi, Australi, ku dhe janë integruar ndërvite e shekuj. Me një ekperiencë në karjerën e tij 15 vjeçare si këngëtar i muzikës së lehtë dhe asaj dominuese popullore tashëm Sali Malaj rreshtohet mes emrave të njohur të muzikës popullore si Irini Qirjako, Petrit Lulo, Nokja i Beratit, Dule Malindi, Luiziana Tahiri, Blerina Balili, Bledar Hoxha, Altin Malo, Rovena Ibrahimi, Maya, Nertila Selmanaj,Paro etj. Ka mbritur në paraditen e djeshme në qytetin e një  mbi një dritareve për të bisetuar për organizimin e nji koncerti më këngë të muzikës se  lëhtë dhe asaj popullore të trevës së beratit dhe të rrethinave të tij, por edhe për të bashkëbisetuar më shokët e miqët e tij si dhe me gazetar të këtij Qarku. Sali Malaj ka lindur në fshatin Paftan të Nahijes të Shpiragut, që njihet ndryshe edhe mali me vija, por është larguar prej kësaj zone që kur mori rrugën e muzikës, këngës dhe kryesishtë asaj popullore. Thuajse që fëmiëj do ta gjente veten pranë muzikës dhe si stolist fëminor do të këndonte para të atit ndërsa ky i fundit me gishtat e tij prej një mjeshtri të talentuar i binte firzamonikës. Madje si dhe kujton e tregon vet këngëtari në një bisedë me gazetarët e medias së shkruar dhe asaj vizive, në një ditë feste në krahinën e tij sheh këngëtar e valltar në një koncert festiv dhe pa u ndrojutur këngëtari i vogël futet  mes tyre dhe fillon të këndoj që në ate moment më shumë i ngjan një imituesi me zërin që i stonon, por e ditur se vetë kënga që e aposiononte aq shumë në ato caste do të rridhte e rritej sëbashku me të. Ky moment thot Saliu ishte impakti i parë dhe deçiziv për mua dhe aty u qartësova se çfarë rruge do zgjedh në jetë. Aty nisi rrugëtimi i gjatë dhe i bukur i karrierës muzikore të tij si kantautor sepse përvec një zëri si të bilbilit Saliu më pas do të zotëroj me mjeshtëri fizarmonikën dhe organon pasi ka zhvilluar disa kurse 2- vjecare në Tiranë .
Këngëtari Malaj kujton me nostalgji fillimet në rrugtimin me këngën, për herë të parë zbret ne  një koncert me fëmijët e zonës të Shpiragut në qytetin e Beratit organizuar me rastin e festave të fundvitit si dhe në disa koncerte të tjera të organizuara nga shtëpija e pionerit, tashëm qëndra kulturore e fëmijëve. Në pallatin e kulturës “Margarita Tutulani”, do të mbeste i mahnitur teksa digjonte për herë të parë këngëtarët Kozma Duashi dhe Floresha Dëbinja, dy këngëtarët berates që tash i ka miqë dhe kolegët e tij. Më pas rruga e këngës do të vazhdonte së bashku më Sali Malaj në koncerte me të rriturit dhe përfaqësues të muzikës beratase,  e dërguan në disa kurse muzike që këngëtari tashëm i talentuar të mos ngelej vetëm një amator dhe të këndonte në dasma. Duket se në këtë rast podiumi dhe kënga popullore e ajo e muzikës së letë kishte nevoj për zërin e tij, por dhe vetë këngëtarit nga Shpiragu i largët i duhej veç zërit meljodoz të ëmbël dhe intepertimi i talentuar edhe publiku i mbrekullueshëm. Kurr nuk do ti harroj duartrokitjet e para kur ka dal në poduiumin e këngës popullore dhe duartrokitjet e pa mbaruara të publikut bënë që të rikthente Sali Malajn në podiumin e kengës me dy vargjet e fundit të një kënge popullore. Ky entuziazëm edhe në të tjera koncerte që po merte në koncerte të tjera në rrethe të ndryshme bëri që këngëtari i nahijes të malit me vija të filloj karjerën e tij në skenat e shteteve të tjera fqinje po pse jo dhe në kontinente të tjera si në Amerik, Australi. Një shok besnik në këtë rrugë do të kishte dhe klarinetistin e shquar Noken e Beratit që kurr nuk është ndar në koncerte dhe në duete këngësh me këngëtar të tjerë.
Tashëm këngëtari Sali Malaj numëron me qindra koncerte në rreth 15 vjet karriere si instrumentist dhe këngtar profesjonist pa shkëputje nga puna nëpër evente të ndryshme artistike si: koncerte në Itali, Greqi e kudo në Shqipëri i ftuar si këngëtar dhe intstrumentist përkrah emrave më të mëdhenj të folkut shqiptar Irini Qirjako, Petrit Lulo, Nokja i Beratit, Dule Malindi, Luiziana Tahiri, Blerina Balili, Bledar Hoxha, Altin Malo, Rovena Ibrahimi, Maya, Paro dhe shumë e shumë të tjerë! Gjithashtu saliu numëron në repertorin e tij materialet të shoqëruara me videoklipe: Le të dalë ku të dalë , Vajzë nga Berati, Vajzë nga Kucova , O Usta Qofsh i Bekuar , dhe një Kolazh këngësh me Nertila Selmanaj, O Pllumbi i shkruar”, Fëllëza e Berait”, dhe njëkohesisht është në përfundim të albumit të parë.

Nga Berati Sulo Gozhina