Vitet e poeteve. Poezi nga Namik Selmani SHBA.

Mos ia numuroni vitet poeteve me fytyrë si dielli!
Mos numuroni ëndrrat e thurura nga qëndistarë duarartë!
Nëse diku ju ngec fjalë e shihni me fytyrë nga qielli
Gëzohuni me jetën e tyre të sfiduar pa fjalë!

Nëse dikur ju sëmundja ngjitëse e qaramanit
Për një fjalë të munguar, për një rreze më pak.
Shkoni te poetet me fjalë të ëmbla margaritari,
E fytyra t’ju skuqet, e heshtja t’ju vërë në lak!

Nëse një ditë ju pushton etja e tribunave dritëzjarri
Për një votë, për një kuletë që mbushet pa djersë.
Takojeni vajzat diku në një livadh mrekullor mali
A buzë tej oqeanave ku i mund të gjithë rrufetë.

Nëse ju humb dashuria si të ishte gjilpërë në kashtë
E sherroheni me vetveten se dreqane është bërë bota.
Takojeni poetet me shpirtin pa muzg e pa natë
E ia shtoni urimet si lulet që s;i than as koha.

Mos ia lëshoni malit të lartë ehon që klithmon
Mos ia kërkoni Prometut zjarrin e ri, mes vatre
Kur ta takoni poetet diku në rrugën që dredhon.
Hidheni tej trishtimin si plehërat e mbushura në lagje.

E mos lotoni dhimbshëm mes mëkatit njerëzor me veten
E bëjani gjyqin pa gjyqtarë që të shohin çdo dita në duar!
Mos guxoni kurrë t’i pyesni për vite moshe që treten
Mos i pyesni për ëndrrat si kallinjtë e grurit të praruar!