Varfëria që vretë bukurit e natyrës ! Nga Dilaver Xhelili.

Mbresa nga parku kombetar i Tomorrit….

Mirmëngjesi është kurdoher fjala më e re.Pikerishte kete mengjes nisemi ne drejtim te parkut kombetar te malit madheshtor te Tomorrit i cili ndodhet disa kilometra ne luglindje te qytetit Berat . Pase disa oresh udhetim  ky mëngjes na zë poshtë malit të madhë të Tomorrit , Aty ku shtrihen si në valle kapur dore per dore fshatrat Kapinovës ,,Bargullasit ,Novaj,Tomorri ,Selan,Vërtop ,Drenovë dhe Tomorri vogël. Poshtë Tomorrit ,si një sy i madh, ,shtrihen sipërfaqe të mëdha toke me pyje tropikale dhe shtëpi të ndërtuara me pllaka guri . Kullota të mëdha si një mbrekulli e blertë e pafund ,që ngjallin më tepër se një shpresë.  Këtu njërzit e kuptojnë se kjo tokë që shtrihet në fund të ‘këmbëve’ të këtij mali është e gjallë. Këtu duket sikur njëriu për një çastë rronë jetën e tijë  të mistershme sikur gjithçka nuk lëvis ,ose ecën shumë ngadal, por nuk ndodh kështu . Edhe yjet duken si kur ecin ngadal ,por në të vërtet ata ecin me shpejtësi marramëndëse . Këtu realishtë ndjen forcën dhe bukurin ,misterin  dhe mbrekulline jetës. Mali tomorrit ushqen njërzit me bekimin më të madh nga Zoti dhe dhe me tokën bujare që rrit gjithçka që nga çaji ,salepi,trendelina, rigoni e deri te qepujka,patatja,fasulja e bari shijshem për bagëtit,mishi dhe qumështi I të cilave kundërmon erë trendelinë..

Fshatrat e kësaj treve qendrojnë në “prehrin” e Tomorrit për shkak të bukurise  që ka falur natyra duke ndërruar një dekor turistik të larmishëm. Kjo perl natyrore ka mbetur në mëshir të fatit ,pasi shteti nuk ka  mundur të stimulojë turizmin malor,I cili si pas specialistëve do të ndihmonte shumë në zhvillimin e këtyre zonave..Banorët e kësaj zone ,shprehen se shteti vazhdon ta shohë tomorrin nga larg,me dylbi në pritje të ndonjë investimi nga të tjerët .Invëstimet  në ifrastrukurrë do të ndihmojnë që ky Park Kombtar të gjallëronte nga jeta e komunitetit dhe vizitorët e huaj si dhe në zhvillimin e tregëtisë së prodhimëve të vona siç janë domatja ,dhe prodhimet blagtorale .Ky monument I natyrës u jep jetë fshatrave . Maja e malit mban retë si në pllëmbë te dores. Nga shpatet e tomorrit rrjedhin ujrat e shirave e dëbora qendron si në një kaush akullore,  të gjitha së bashku gëzojnë shpirtrat e njërzëve ..Këtu gjenë gjithçka ,përveç dorës investuese të shtetit,trishtim ky që nuk fshihet nga sytë dhe mendja e banorëve.

Kapinova

Ky fshat me emër të bukur vajze ,kur një pikë turistike e cila para vitëve 90′ frekuentohej shumë veçanërishtë nga të rinjtë .tashmë  është  shkatërruar , është braktisur nga vizitorët  vendas e të huaj .Edhe pse nuk mungojnë mjetet [dikur kjo rrugë bëhej në këmbë ],mungon rruga. Kjo pikë ,si pas banorëve ,dikur vizitohej  nga 500 vizitor të huaj lindor dhe perndimor. Adrian Nure student ,thotë se kjo zonë mund të zhvillohet vetëm në se investohet në ifrastruktur athere si pas tij ,përfitimet ekonomike do të jenë të mëdha.  Tomorri është gjigand i madhë i natyrës për të cilën gjithkush merë përsipër të shkruaj për bukurinë dhe historin e tij. Banorët e kësaj zone shprehen se , shumë punë kanë filluar por asnjë nuk ka përfunduar! Këtë mungesë serioziteti  nisja dhe lënja  e punëve në mes ,banoret e kesaj zone e ironizojne nepermjet shprehjes se tyre te urte  ‘’Korr e mos lidh’ Në shpatin  e  malit të Tomorrit është ndërtuar një kala ,e cila qendron stoike e krenare. Kalaja është ndërtuar në pjesën më të ngritur e më strategjike të qytetit lashtë.Ka formën e një paralelogrami dhe zë ekstremin verilindor të platformës Fshati Tomorr i Madh ,gjendet në rrëzë të malit Tomorr ,pranë ekstremit të tij.veriperndimor. Në fakt kemi të bëjmë me një rrafshnaltë shkëmbore që ka lartësin Afro 61 metër Nga ana lindore lartësia e shpatëve arrin nga 100 – 200 metra  cka favorizone te qenit e nje keshtjelle natyrore . Nje pozicione i tille ka  tërhequr  vëmëndjen e stërgjyshërve për të ngritur këtu një vendbanim ,i  cili me kohë do të kthehej në një qytet – kala afro 2400 vjeçare. ne siperfaqe duken ende   qartë konturet e dhomave drejtkëndshe . Këto janë të ndërtuara me blloqe gurësh të mëdhenj parahekonoedikë,të vëndosur mbi njëri – tjetrin në të thatë.  

Zogu..

Dhe më së fundi në qetësin e këtyre lartësive ,tek sa zbresim ,majë një peme po këndonte një zog,edhe pse ai nuk dukej .Zëri tij buçiste papritur dhe tingëllonte si një rrjedhë si një fortcë e sigurt jete .Melodia ishte ndërtuar nga vesa ,nga gurët e çmuar ,nga drita Tingujt tingullonin si currilë ,si kambanë dhe përfundonin me një trill të ëmbël .Jeta në këto lartësi është e bukur,Kjo shpresë të çon një ditë në agime një jete më të mirë.