USAID’i mundëson investimin e 520 milionë eurove në bujqësi

nga GAZETAEXPRESS usaidUSAID do të ndihmojë qeverinë e Kosovës që në 12 vjetët e ardhshme të investojë 520 milionë euro në bujqësi. Kjo do të bëhet falë një projekti që ka për bazë garantimin e kredive deri në 50 për qind.
Në këtë mënyrë, mundësohet krijimi i 60 mijë vendeve të reja të punës, që i bie 5 mijë vende brenda një viti.

Këto të dhëna i prezantoi shefi i zyrës për zhvillim ekonomik në USAID, ScottCameron, si mysafir nëemisionin “Ekonomia me Erëzën”, që u transmetua të hënën mbrëma në Klan Kosova.

“Me një kapital fillestar përafërsisht 13 deri 14 milionë dollarë, gjatë një periudhe 12 vjeçare, shpresojmë se do të bartim mbi 650 milionë dollarë në ekonomi në formë të kredive mbështesë për më shumë se 45 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, dhe të krijojmë mbi 60 mijë vende pune”tha ai.

Sipas Cameron, USAIDdo të vazhdojë përkrahjen e sektorit privat përmes programit më të ri “Fuqizimi i Sektorit Privat”, që në mënyrë specifike ka synim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Bizneset që do të mund të përfitojnë nga këto fonde, sipas tij, janë ato që merren me: veshje me lëkurë, TIK, përpunimin e drurit, përpunimin e frutave, energjinë tëripërtritshme dhe të tjera.

Cameronvlerëson se rinia e Kosovës ka një të ardhme të ndritshme, prandaj bëri thirrje të përkrahen idetë e tyre kreative për biznes.

Zyrtari i USAID paralajmëroi se në të ardhmen do tëmbështetet edhe sektori i energjisë elektrike, pasi sipas tij biznesi humb shumë nga mungesa e rrymës.

“Ne kohët e fundit kemi nisur një nga programet tona të reja të quajtur “Ripërtritja Energjetike e Kosovës”, program ky i krijuar posaçërisht në drejtim të mbështetjes së sektorit të energjisë” , tha ai.

Drejtori i Zyrës për zhvillim Ekonomik në USAID-i tha se në sektorin privat dhe aktivitetet e ndërlidhura me të, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar ka shpenzuar mbi 391 milionë dollarë, gjatë 15 vjetëve të aktivitetit të saj në Kosovë.

“Mendoj se (investimi i 391 milionë dollarëve) tregon sa të rëndësishme e shohim ne Kosovën në aspektin për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm”, theksoi ai.

Përmirësimi i ambientit për të bërë biznes në Kosovë, sipas tij, ka ndikuar që Kosova, krahasuar me vitin 2011, të renditet për 44 vende më mirë se më parë, duke u ranguarnë pozitën e 75-të.

Nëemision “Ekonomia me Erëzën”, Cameron ka folur për punën që ka bërë USAID-i në Kosovë, duke e veçuarrëndësinë qëiështë dhënë sektorit financiar, duke punuar më BQK-në, ministrinë e financave, por edhe në themelimin e Bankës Amerikane në Kosovë, e cila i është shitur më pas Raiffeisen Bankës.

Si prioritet tjetër USAIDe ka vënëedhe sektorin e arsimit, ndërsa ka paralajmëruar se projekti për shkollimin e kosovarëve në Amerikë pritet të vazhdojë edhe për 10 vjetët e ardhshme.
usaid