Tregim… Safeti dhe djaloshi me shkolle …Nga Dhimiter Rrera

Tregim… Safeti dhe djaloshi me shkolle …
Safeti ,banor i nje fshati te larget u ngrit ate mengjes heret i prokupuar e me pak dhimbje koke nga pagjumesia … Nuk kishte fjetur mire pasi bluante ne mendje shkuarjen ne qytet ku do te shiste nje thes me fasule, per te blere disa gjera te nevojshme per familjen nga paret qe do te merte . Pasi u vesh dhe mori pak ushqim me vete , ngarkoi thesin me fasule ne njerin krah te gomarit dhe ashtu sic kishte mesuar prej te pareve te tije per balancimin e peshes ne krahun tjeter mbushi nje thes me disa gure !! Pas ketij veprimi ne qender te samarit regulloi vendin e vete qe do te rinte kaluar gjate udhetimit. U pershendet me gruan dhe femijet, me plot mendime qe i vinin dhe iknin ne mendje u nis drejte kasabase….. Rruges po i kalonte me radhe porosite qe kishte mare prej bashkeshortes ,por duke i perseritur e i riperseritur disa here, ne mendje i vinin dhe histori te ndryshme nga ndodhite reth familjareve te tije apo te nahies perreth . Safeti ishte punetor dhe familjar e nderkohe skishte ndonje ambicje te madhe per jeten ,por thjeshte te riste 4 femijet e tije dhe ti nxirte ne jete, duke bere qe edhe ata te krijonin familjet e tyre dhe keshtu per Safetin 57 vjecar do te zgjerohej rrethi i miqeve dhe krushnjise . Duke bluar keto mendime ne koke se kishte ven re fare se kishte bere goxha rruge duke ju afruar qytetit … Vendosi te shplodhej disa minuta ne nje prej burimeve natyral te ujit i cili ridhte buze nje peroi disa kilometra para se te mbrinte ne qytet. Pa e menduar me sa mbriti pran brimit nen hijen e disa rrepeve te medhenj ,ndaloi dhe zbriti nga kafsha e gjore e cila po gulconte nga ngarkesa . Duke i ardhur keq edhe per te i uli ne toke thesin me fasule dhe ate me gure. Kafsha menjiher e cliruar nga ngarkesa nisi te pinte uje me vrull qe te perfitonte sadopak nga kjo ndales e shkurter …. 57 vjecari pasi freskoi pak fytyren dhe lau duart mendoi se ishte koha per te ngrene pak ushqim nga ai qe kishte mare me vehte . I ulur pran burimit kalimtar te rastit e pershendesnin dhe vazhdonin rruget e tyre. Ne castin qe Safeti ishte duke mbaruar dhe po mendonte te riniste rrugen shfaqet nje djal i ri i veshur allafrenga, i cili pasi e pershendeti Safetin u ule per tu shplodhur pak . Duke perfituar nga rasti Safeti e pyeti:
Nga te kemi mor djal ?
Nga qyteti xhaxha, u pergjigj djali qe nga paraqitja te jepte pershtypjen se duhej ti kishte kaperxyer te 27 vitet .
Po nga rruga e mbare ?
Ne Tunje ju pergjigj djali . Tunja ishte fshati tjeter pak minuta larg prej fshatit te Safetit .
Po per ke po mundohesh gjer atje? Vijoi me kureshtjen e tije 57 vjecari ..
Po shkoj te Etem Marina ,pasi ka qene mik me babain tim ndjes paste, sqaroi djaloshi .. Safeti e njihte mire familjen e Etemit dhe mendoi se kishte ngjare dicka andej dhe ai se kishte mar veshe e keshtu vazhdoi menjiher me pyetjen e radhes .
Po perse gjithe kete rruge apo ?!
Babai ime sa ishte gjalle shpesh me thoshte qe : Po ngele ndonje dite keq ,do shkosh per te kerkuar ndihme vetem tek Etemi e keshtu une po shkoj tek ai per ti kerkuar ndihme ……
Po nejse juve nga ju kemi? Ju drejtua djali Safetit .
Nga fshati tjeter pran Tunjes dhe e njoh Etemin prandaj dhe ju pyeta perfundoj ai.
Po perse jeni munduar ketej ? Po kam ate thesin me fasule dhe do shkoj ta shes pasi me duhen disa pare per te blere disa gjera per familjen vijoi 57 vjecari .
Djali menjiher nisi te mendoj se perse bashkebiseduesi tha nje thes ,kur aty jan dy !
Nuk munde te rinte pa e pyetur per kete dhe vazhdoi menjiher : Po ju keni dy thas dhe jo nje ? Hahaha qeshi Safeti dhe vazhdoi, po thesi tjeter eshte me gure per balancimin e peshes ne krahun tjeter te ngarkeses e keshtu ska asnje vlere tjeter …. Ti me dukesh djal i shkolluar e keshtu duhej ta merje vete me ment ,por ju djemt e qytetit nuk i dini shum gjera qe kan lidhje me fshatin e keto pune, vijoi Safeti duke menduar se ju dha rasti te tregonte zgjuaresin e tije !!
Me fal i tha djali por une kam studiuar per matematik ne Franc dhe kete zgjidhje se kam hasur askund neper libra !
Po pse cfar zgjidhje tjeter japin ata librat e tu? ju drejtua Safeti djalit te ri ..
Po ja tha djali thesin me fasule munde ta ndaje ne dy pjese dhe keshtu ngarkesa ndahej ne dy krahet dhe nuk ishte nevoja per ngarkesen me gure e cila vec asaj qe eshte e kote por ka lodhur edhe kafshen e gjore … Menjiher Safeti e kuptoj se kishte deshtuar ne kete bisede duke e nenvleresuar djalin e shkolluar … Qenke me te vertet i zgjuar dhe lum ai baba per ty ,se paska ritur nje djal te zgjuar ,po a munde te me ndihmosh ta ndajm thesin me fasule ne dy pjese ? Pa tjeter u pergjigj djali ,e keshtu nisen nga puna … Gjate kesaj kohe Safeti vazhdoi me pyetjet e tije .
Po mire meqense u njohem, a munde te pyes me tej se perse po shkon tek Etemi ? Vijoi Safeti .
Po meqense ende une nuk kam gjetur pune dhe pse mbarova studimet , ndodhem ne gjendje te veshtire per pare dhe do shkoj ti kerkoj borxh mikut te babait, Etemit .
Pas kesaj qe degjoi Safeti u shtang dhe nisi te mendoj me vete … Cfar bera une qe mora mendjen e ketij djaloshi per ndarjen e ngarkeses !! Ky spaska leke te haj buke nga keto ment qe ka, te pakten une e kisha balancuar peshen me guret por fasulet i kisha …. Pa e dhene vehten e falenderoi djaloshin per ndihmen dhe i uroi rruge te mbare ..
Sa kaloi djaloshi kthesen e pare ku smunde te shihte mbrapa Safeti shkarkoi fasulet perseri dhe i hodhi ne nje thes sic i kishte me pare, mbushi thesin tjeter me guret e rregulloi ngarkesen tek kafsha e gjore e cila duhej qe vec fasuleve dhe gureve te mbante ne shpine edhe Safetin ! Pasi mbaroi duke u kujtuar se po shkonte vone, nxitoi duke i rene me thuper gomarit, ush ore se me mendjen e atij djaloshit do katandisemi dhe ne te kerkojme borxh i mbylli mendimet e veta Safeti ….. .