Tomorr – aty ku këndon gjeli i egërr ….Nga Sulo Gozhina Berat Albania.

BERAT – Natyra duket se ka bërë punën e vetë dhe të mbrekullueshme këto ditë të mesnëtorit, gjethet në ngjyrën e floririt që shkojnë në harmoni me ambjetin ku dhe jemi ngjitur kanë pushtuar gjithë pjesazhin që na rrethon. Një pamje e mahnitshme të del përpara teksa ngjithesh në Qafën e Pazianit, pamje që dora e piktorit do ta kishte të pa mundur ta hidhte me penelat e tij në një telajo që do të ishte e admirueshme përcilin do nga ne. Reljevi që kapton kodër pas kodre deri në malin e shenjët ku dimri ka startuar me borën e parë që kjo e fundit ka hedhur vellon e bardh mbi malin e legjendave e të dodonës. Pa i’u futur historisë njerzore dhe legjendave që mbarët në shekuj vet Tomorri, ka të gërshetuar brenda tij, faunën dhe florën, ka historit e nahijeve, të Beratit e të Skraparit me Tomorricës e famshme dhe të egërr e pse jo edhe të Gramëshit dhe një pjesë të fshatrave të Korçës. Po le ti kthehemi Tomorrit me mbrekullit e tij ato rrjedhin e dalin nga zëmëra e tij e flasin pa folur t’i fare, një prej të cilave ujëvare e Sotirës në Qafë-Dardhë, tjetra në Ujanik, më tej në Kulmak. Nuk ikën dotë nga mali i thesareve pa thënë disa fjal për mermerin e tij, nga më cilësorit në botë deri të pllakat apo si dhe i quajn banorët e zonave rrasat shumë ngjyrëshe të pikturuara nga dora e natyrës. A thua se këtu Dodona Pellazgjike që ka egëzistuar që para koherave Homerike ka stolisur, bekuar dhe uruar malin dhe banorët e saj në shëkuj. Duket sa nga mali rrjedhin historit e legjendat ashtu si dhe Uji i Osumit që gurdullis krah tij në luginën dhe që ushqehet edhe ujërat kristalta të tij e më gjerë

Udhëtimi drejt malit të tomorrit………….
Për të udhtuar në afërsi të malit të tomorrit në mëngjesin e djeshëm u bë shaks një ftesë nga drejtuesit e një projekti që kishte për qellim “Zhvillimi i turizmit në malin e Tomorrit, zonat e mbrojtura projekt për përmisimin e habitati të “Gjelit të egër”.
Promovimi i turizmit malor, nëpërmjet habitateve dhe specieve të rrezikuara, siç është Gjeli i egër, është në fokus të një projekti që do të veprojë në zonën e Malit të Tomorrit, Dardhës dhe Kapinovës në Qarkun e Beratit. Projekti LASPEH ( speciet dhe habitatet e Adriatikut), pjesë e programit Ipa, zbatohet në Shqipëri nga Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe në vendin tonë do të veprojë në Parkun Kombëtar të Tomorrit, ku nga viti në vit po shtohet numri i vizitorëve dhe është prezenca e shumë habitateve me specifikë shumë të veçantë siç është Gjeli i Egër. Rojet mjedisore të Administratës së Zonave të Mbrojtura në disa zona të Parkut Kombëtar të Tomorrit kanë vënë re prezencën e kësaj specie thuajse në zhdukje dhe synojnë përmisimin e këtij habitati dhe si rezultat edhe promovimin e zones turistike .

Ditën e djeshme me prezencën e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, drejtueseve të institucioneve vendore, dhe specialistëve të fushës është bërë prezantimi i këtij projekti.
Holta Copani, menaxhere e projektit bëri me dije se për dy vite që do të zgjas ky projekt do të rivitalizohet rruga ekzistuese që të çon në vendin ku gjendet më të shumti kjo specie, gjeli i egër, do të ngrihet një kull vrojtimi për vizitorët, të cilët do të vrojtojnë këtë specie dhe peisazhin përreth, do të bëhet pyllëzimi i zonës me pishë të zezë, ndërkohë që nuk do të mungojnë dhe fushatat e ndërgjegjësimit për banorët e zonës, rreth vlerave të kësaj specie, që do të ndikojnë pozitivisht në shtimin e numrit të vizitorëve.

Ndërsa, drejtori AdZM-së në Berat, Fatos Nako, foli rreth mundësive pa fund që ka Parku Kombëtar i malit të Tomorrit për zhvillimin e turizmit. Ai u shpreh se realizimi i këtij projekti do të ndikojë në zhvillimin e turizmit dhe veçanërisht në zonat ku është pikasur nga rojet e mjedisit prezenca e Gjelit të Egër.


Të jësh në Roshnik , nuk mundet të rrish pa parë disa nga resurset e tij mes të cilave janë Shtëpit e Brahimajve ndërtuar 400 vjet më parë , xhamija në qëndër të fshatit si dhe kantina e verërave të famshme, për të cilat do flasim në një tjetër shkrim.

Roshnik 2018

Sulo Gozhina