“SIMFONIA E MALLIT PER ÇAMERINE” Kamber Cano

Ajo , Çamëria ,sypërlotura.Princesha e Jonit.
Ullinjpavjelura…e heshtura ..e paharruara..ëndrra dhe e prekshmja…vallja meskëputura në sofrën e dasmës..agim dritëmagjia…dallandyshja krahëkëputura
Pë mallin e saj gjithë sinfonitë e botës …me a pa pentagrame duhet të heshtin.Të vuvosen…thuhet në Çamëri kur nuk flet njeriu.
Jo si në një ditë mortore.
Jo.
Si një rikthim te vetja
Një rikthim te vatra ku s’ka e s’do të ketë mort,por vetëm dritë kujtese e kurrë trishtim harrese.
Eshtë zëri i fortë në timpan të botës që ja kalon një sokëllime malesh apo tamtamesh afrikane që shoqërojnë më tej një valle me lëvizje të çuditshme mes zjarresh.
Eshtë borxhi i pa kthyer i historisë.
“Lëshoma hisen e diellit” pat thënë një poet i shquari kombit tonë.E dielli nuk ndalet…e dielli nuk shuhet….e dielli nuk blihet..e dielli nuk është bojë vule.
Eshtë ..DIELL.
(Nga shkrimi i poetit të mirënjohur çam Namik Selmani…”SIMFONIA E MALLIT PER ÇAMERINE” për librin tim që do të botohet këto ditë..”MALLI I NENES ÇAME”)

Për ju miq po publikoj një poezinë time të librit që është në proçes botimi)

DHIMBJE E MALL….

O e lotuara ime Çamëri!

E shoh,
Ka një shekull që udheton
Dhimbja çame hipur mbi kalë të bardhë.
Mbi kalë,
Bashkë me dhimbjen edhe malli.
Gjithmon të pandarë
Viti trembëdhjet.
Viti dyzetekatër.
Dhimbje për një tokë të djegur
Për një foshnjë të vrarë.
Dhimbja kurrë nuk u tret.
As malli për një vatër.

O malli im i pashuar Çamëri.

Dhimbjemalli
gjithmon i gjallë.
Dhimbjemall
për një grusht dhé.
Pë një shtëpi.
Për një ulli
Për një varr.
Për një lule.
Për një gur
………..deri kur?!

O e bukura ime Çamëri!

Si duron oj zemër….ti?!

Foto:Qendra e fshatit tim Arpica (Perdhika) Çamëri