Si e detyroi vajza, Hasan beun për të ndërtuar urën e qytezes.

Historia e 157 vite më parë mes vajzës që detyroi babanë për te investuar ne ndertimin e nje ure  mbi lumin Osum, e cila sot mban emrin Ura-Vajgurore
 Nga Dilaver Xhelili
Qyteti Ura-Vajgurore është ndërtuar midis dy lumenjve dhe malit gjigant Guri Bardhë. Ky qytet e ka fillimin e tij rreth 205 vjet më parë, po në histori është shumë i vjetër, i ndërtuar për vetë pozicionin gjeografik si vend kalimi për lidhjen e qytetit Beratit, me qytetet e krahinës gjithë Shqipërisë . Rrënojat e këmbëve të urës së ndërtuar me stilin e asaj të Goricës gjenden si dëshmitare të ekzistencës së hershme të banoreve të parë që hodhën themelet e qytezës së mëvonshme. Qyteti i sotëm e ka origjinën nga shpërngulja e banorëve të fshatrave përreth gati 100 vjet me parë. Ndërtimi i urave në periudha të ndryshme të historisë në brigjet e lumit ka qenë vazhdimësia e jetës së qytetit, e njohur me emra të ndryshëm, si “Ura e Hasan Beut”, etj, por emri ekzistues vjen nga një urë në çimento e hekur, që besohet të jetë ndërtuar nga italianët që e përdoren për kalimin e tubave të naftës që nga Kuçova shkonin në Vlorë, banorët e quajnë Ura e Vjetër.
Sot është një qytet i vogël provincial, me jetën e tij normale, nyje kalimi mes Beratit e Kuçovës Popullsia është e përbërë nga një përzierje mes vendasve që janë në krahun tjetër të qytetit, me mbiemra kryesisht me origjinë ortodokse dhe pjesës tjetër, imigrantë të viteve 1960 e në vazhdim, të ardhur nga fshatrat sipër Beratit, si dhe nga fshatra më të afërt si Çiflik, Poshnje, Kondesbalt, etj. Kryesisht është një popullsi me moshë mesatare të ulet, ku spikasin shumë të rinj.
Si gjithë shoqëritë në tranzicion edhe këtu, vitet e fundit vërehet rritja e emigracionit të jashtëm e të brendshëm, si dhe imigrimi i banorëve nga fshatrat kryesisht malor të Beratit. Si e detyroi vajza babanë Kalimi në këtë zonë kryhej prej më së shumti me varka, pasi mungonte ndërtimi i një ure. Gjersa në fshatin Poshnjë, gjersa Hasan Beu premtoi që të jepte para për ndërtimin e një ure mbi shtratin e lumit Osum. Ura u ndërtua me parat e këtij beu rreth viteve 1860 që mbahet nga vendasit si njeri i pasur ,por i sjellshëm me bujqëri dhe shumë bamirës.
Flitet nga banorët e Poshnjës, se beu Hasan kishte një vajzë të vetme ,të zgjuar dhe shumë të bukur. Vajza i kërkonte vazhdimisht babait të ndërtonte me parat e tij, urën mbi lumin Osum. I ati e dëgjoi me kujdes dhe më pas investoi për të ngritur urën.
  E bija, Arjana, ka një aktivitet të madh atdhetar e patriot, ajo u martua me nje pinjoll te  fisit Janina ( Bejler te asaj periudhe) me prona në Poshnje, Pashalli, Kondesbalt. Ajo shërbeu pranë të shoqit të arsimuar në Greqi e Turqi në Stamboll . Bashkëshorti në atë kohë mbante post të lartë në administratën turke, i cili u lidhë me patriotët që kërkonin pavarsinë e Shqipërisë. Arjana, zbuloi në përmjet përfaqësuesit britanik në Stamboll copëtimin e Shqipërisë sipas traktatit të fshehtë të Londrës. Menjëherë ia bëri të njohur shqiptarëve. Veprimtaria e saj u diktua nga autoritetet turke dhe menjëherë u burgos, më pas e dënuan me vdekje, por falë ligjit për mos dënimin e grave ajo u dëbua nga autoritetet turke dhe u vendos pranë të atit në Poshnje. Dy djemtë e saj Muharremi dhe Qeremi Janina të arsimuar në Itali e Francë, të cilët dhanë shumë për çlirimin e vendit . Investuan për ndërtimin e urës kështu iu vendos dhe emrin “Ura e Hasan Beut”.
 Ura e ndertuar me gure te gdhendur , u shkaterua gjat luftes se dyte boterore dhe tani kan ngelur vetem disa prej kembeve te saje te cilat kur ujrat e lumit bien ne kuotat e ulta cfaqen her pas here, sikur duan te kujtojne ekzistencen e dikurshme te kesaj vepre e cila ngjante per nga stili i ndertimit dhe gjatesia si ura moter e Ures se Gorices Berat.
Pse quhet Ura–Vajgurore
Mbas viteve 1945 dhe në vazhdim në zonën e Beratit, filloi  industrializimi  mekanik i Kuçovës. Në qytetin e Urës-Vajgurore ,vetëm 5 kilometër larg Kuçovës u ndërtuan 25  rezervuar me përmasa të mëdha, ku i gjithë vajguri që dilte nga përpunimi naftës në uzinën e përpunimit naftës Kuçovë u grumbullua në këtë qytet. Drejtuesit e pushtetit në atë kohë i vuri emrin Ura –Vajgurore. Menjëherë ky qytet u zyrtarizua me emrin qyteti Urës – Vajguror , të cilin e mbanë edhe sot.