Shqiperia akoma ne vendin e pare Serbia ne fund!!! Ndeshja e radhes Serbi -Shqiperi ne 14 Tetor .

kalendari i ndeshjeve
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në emisionin “Ora Skaner”, deklaroi se ka kthyer pas kërkesat e palës tjetër.
“Janë kushte të papranueshme. Ne nuk mund të skedojmë tifozët tanë në bazë të numrit të pasaportës. Ne nuk mund t’u themi shqiptarëve që mos të ndjekin Kombëtaren e tyre. Kjo nuk ka kuptim. Ne nuk i shohim shqiptarët të ndarë,” u shpreh Duka, që më pas shtoi se gjithsesi është i shqetësuar për këtë ndeshje.
“Frikë nuk kam sepse tifozëria shqiptare kurrë nuk ka sjellë probleme, por i shqetësuar jam sepse më detyron historia mes dy vendeve”, theksoi presidenti i FSHF-së, ndërsa nga ndeshja e shumëpritur kanë mbetur vetëm 8 ditë.

tifozat kuq zi“Federata Shqiptare e Futbollit, i quan kushtet e vendosura nga ju, për praninë e tifozëve shqiptarë në Beograd, të parealizueshme nga ana jonë. Së pari, Ne nuk mund të listojmë dhe të marrim të dhëna personale nga tifozët. Së dyti, ne nuk kemi asnjë arsye ta bëjmë një gjë të tillë. Dhe së treti, Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka infrastrukturën e nevojshme dhe as kohën në dispozicion, për të bërë të tilla regjistrime. Në praktikën tonë të komunikimit, me të gjitha Federatat e tjera anëtare të UEFA-s dhe FIFA-s, për organizmin e ndeshjeve të futbollit (zyrtare apo miqësore), kushte të tilla nuk janë vendosur kurrë dhe me to, njihemi për herë të parë. Ekipi kombëtar shqiptar, është shoqëruar nga tifozët e tij, kudo në Europë madje edhe jashtë kontinentit si në Argjentinë apo SHBA. Për vetë situatën që ka kombi ynë, bashkëkombasve tanë, që jetojnë në Greqi, Gjermani, Angli, SHBA, etj, nuk mund t’ua privojmë të drejtën për të ndjekur ndeshjet e kombëtares tonë.