Sela: Gënjeshtarët dhe falsifikatorët duan ta minimizojnë votën shqiptare

Sela: Gënjeshtarët dhe falsifikatorët duan ta minimizojnë votën shqiptare

sela-640x352

Konferencë për shtyp e kryetarit të Lëvizjes për Reforma PDSH, z.Ziadin Sela:

Në debatin në lidhje me Njësitë zgjedhore dhe ndryshimin e Ligjit për zgjedhje që po zhvillohet këto ditë në Parlament. Bëhet fjalë për një debat fals, të rrejshëm, ashtu siç doli që të gjithë bisedimet në Përzhinë ishin falso dhe të rrejshme, që për përfundim patën gjyeti shtrihash përsëri në dëm të shqiptarëve. Njëjtë edhe me këtë debat në Parlament ku flitet se do ti ngjitet njërës ose tjetrës Njësi zgjedhore një numër i caktuar votuesish, është debat i rrejshëm.

Qëllimi është minimizohet dhe majorizohet vota e shqiptarëve. Kam fjalën këtu, në qoftë se krahasojmë të gjitha Njësitë zgjedhore, sidomos ato me shumicë shqiptarë, ku ka një diferencë prej çdo Njësie zgjedhore që varion prej 10.000 deri në 30.000 votues. Atëherë edhe Ne në këtë debat, në këtë krizë, që nisi me numrat e votuesve, duam edhe një herë publikisht të gjithë aktorëve politik të involvuar në këtë proces të ju themi një porosi: Hiqni votuesit fiktiv, ndërsa njerëz fiktiv në Maqedoni nuk janë shqiptarët, por janë votuesit që ka shfrytëzuar VMRO-DPMNE, e të cilat janë maqedonas.

Ktheni në një Njësi zgjedhore Maqedonisë, në mënyrë që të marr fuqi vota e çdo qytetari të Maqedonisë, nga Tetova, Kumanova, Shkupi, Strumica, Manastiri  dhe gjithandej të ketë vlerën e njëjtë. Me që po debatohet për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, ktheni demokracinë dhe hiqni totalitarizmin nga subjektet politike shqiptare dhe bëni listat e hapura zgjedhore.