Se shpejti:Vepra Enciklopedike :“Atë Gjergj Fishta Filozof,Ideolog,Kombtar dhe vizionar’’,… Nga Nue Oroshi

Sot e njëqind e dyzet e pesë vjet më parë në fshatin Fishtë do të lindë një djalë i zgjuar.

Prindërit e pagëzojnë me emrin Zef ndërsa rregulli françeskan ku iu dhurua kombit e fesë me emrin Gjergj. Atë Gjergj Fishta, me punën dhe veprën e tij prej atdhetari, studiuesi, politikani, diplomati dhe shkrimtari bëri që emri i tij të jetë symbol i shqiptarizmës.

Emri i Atë Gjergj Fishtës edhe sot iu deftohët në ënderr pansllavistave komunistë sepse aty janë vargjet e atdhetarizmës kombëtare.

Të nderuar miq njëkohësisht po iu jap lajmin e gëzuar që mbrenda dhjetë ditëve nga shtypi do të dalë Vepra Enciklopedike :“Atë Gjergj Fishta Filozof,Ideolog,Kombtar dhe vizionar’’, me tridhjetë e dy autorë anë e kënd trojeve etnike shqiptare.

Zëri Fishtjan ka fillue me u ndëgjue prapë. Ata që s’deshirojnë me e ndegju le t’i mbyllën veshët. Po qebesa kanë me fillu me iu shurdhu veshët dhe verbu sytë se studiuesit dhe veprimtarët atdhetarë nuk do të flejnë në gjumë.

Edhe shtëpinë muze të Atë Gjergj Fishtës do ta bëjmë ne shqiptarët. Ajo shtëpi që sot është në gjendje të mjerushme, tregon mjerimin e të gjitha qeverive shqiptare që nga ramja e komunizmit si ideologji. Tregon se shumë politikanë tanë shqiptarë fatkeqësisht ende në kokat e tyre e kanë ideologjinë komuniste apo siç e kam pasë cekur me herët’’ lëvozhgën e kuqë që jav ka mbështjellur trurin’’. Por djelmnia dhe vajzëria shqiptare tash është në rrugën Fishtjane. E ajo rrugë është Shqipëria Etnike e orjentuar me botën perëndimore, aty ku lindi kombi shqiptarë ,aty ku jemi baraz me diellin, dhe aty ku Zoti e krijoj tokën dhe qiellin.fishta-dhe-harta-etnike